Mat, finalizohet me sukes operacioni i koduar "Nata e Fundit"

MatDrejtoria e Policise Diber

Finalizohet me sukes operacioni i koduar "Nata e Fundit"

Kapen në flagrancë duke vjedhur një transformator në një kabinë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas

4 shtetasit e arrestuar janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së një transformatori tjetër (i vjedhur me datë 16.06.2017)

Operacioni nga Komisariati i Policisë, Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bashkim, njësia Administrative Baz, po kryhet një vjedhje.

Menjëherë nga ana e tyre është organizuar puna ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes,  konkretisht në fshatin Bashkim, ku kanë konstatuar 4 shtetas duke vjedhur një

Transformator të një kabine elektrike të O.SH.E.E-së, Mat.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët e policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Y. H., 47 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë (i dënuar më parë)

A. H., 50 vjeç, banues në Kamëz Tiranë (i dënuar më parë)

B. T., 40 vjeç, banues në Ndroq-Tiranë (i dënuar më parë)

A. M., 31 vjeç, banues në Kashar-Tiranë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës  materiale:

një automjet "Volkswagen"

një kapuç (maskë ngjyrë e zezë)

një palë doreza

një palë gërshërë metalike

një shkop druri (rreth të cilit mbështillet teli në formë të çrregullt).

Si rezultat i punës së bërë nga shërbimet e policisë dyshohet se shtetasit e mësipërm janë autorë të vjedhjes së një transformatori tjetër në një kabine elektrike, ngjarje e ndodhur me datë 10.06.2017, në vendin e quajtur Dush i Kuq, Klos.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Vjedhje" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134, 22, 25 e Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...