Drejtoria Vendore e Policisë Dibër gjatë javës që lamë pas

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër gjatë javës që lamë pasDrejtoria e Policise Diber

15  persona  janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë

Goditen 2 raste të vjedhjes  së energjisë elektrike dhe 1 rast i Ndërtimit pa leje

Goditet 1 rast i dhunës në familje

Është finalizuar me sukses operacioni i  koduar “Nata e Fundit”, duke bërë të mundur parandalimin e vjedhjes dhe kapjen në flagrancë të autorëve.

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike

Gjatë javës që lamë pas, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar punën për  parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e

parametrave të sigurisë.

Puna e këtyre strukturave është përqëndruar në  përmbushjen e  prioriteve kryesore:

•Në garantimin e rendit e sigurisë, me qëllim parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

•Goditjen  dhe ndëshkimin ligjor të paligjshmërisë  

•Në parandalimin e aksidenteve rrugore

•Parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të dhunës në familje

Në përmbushje të këtyre prioriteteve dhe në zbatim të detyrave  të përcaktuara në Planin e Masave "Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë", në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme, ku gjatë

kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë 13 shtetas.

Janë proceduar penalisht  15  shtetas, nga të cilët:

5 shtetas të  arrestuar:

- katër  për veprën  penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

- një për veprën penale “Dhunë në familje”

Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë  10  shtetas nga të cilët:

-dy  për veprën  penale  “Dëmtime tjera me dashje”

-një për veprën penale  “Vjedhje”

-dy  për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”

-një  për veprën penale “Shkatërrim prone”

-një për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”

-një për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”

-një për veprat  penale “Kanosje”, “Dëmtime  tjera me dashje”

- një për veprën  penale “Kanosje”

Komisariati i Policisë Mat, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Nata e Fundit", ku në fshatin Bashkim, njësia administrative Baz, kanë kapur  në flagrancë 4 shtetas duke vjedhur një transformator në një kabinë elektrike.

Si rezultat i punës së bërë nga shërbimet e policisë dyshohet se 4 shtetasit e arrestuar në këtë operacion  janë autorë të vjedhjes së një transformatori tjetër në një kabinë elektrike, ngjarje e ndodhur me datë 10.06.2017, në vendin e

quajtur  Dush i Kuq, Klos.

Në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor gjatë javës që kaloi janë vendosur 201 masa administrative.

Edhe në javën në vazhdim strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër do vijojnë punën për parandalimin dhe  goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...