Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike (per videon klikoni mbi link)006

Shkodër

Operacion i koduar "Bukoviç".

Sekuestrohen 4 kg e 124 gr. lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Gjithashtu sekuestrohen 32 kg. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Shpallen në kërkim dy shtetas që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Drejtoria Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me

Sektorin për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, që patrullojnë në vijën e gjelbër është marrë informacion në rrugë operative se në

vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150 m larg kufirit të gjelbër, dy shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të

Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e

Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Dy shtetasit që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor

dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së Policisë.

Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë Cannabis Sativa.

Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese plastmasi me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kg 124 gr të llojit Heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në

kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Po vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

011

031

027

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...