Policia e Shtetit gjatë fundjavës 17 Korrik 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 130 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 58 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 31 persona për narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.

20 persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Ndertim pa leje, Armembajtje pa leje dhe Kundershtim punonjesi te Policise.
Janë kapur 13 persona në kërkim.
4 persona per Krime ndaj personit.
1 person per vepren penale "Moskallzim krimi"
1 person per vepren penale "Shkelja e rregullave te mbrojtjes ne pune".
1 person per vepren penale " Shkaterrim i prones me zjarr"
1 i arrestuar per vepren penale" Largim i te burgosurit nga vendi i qendrimit".

Janë sekuestruar rreth 16 ton e 594 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 4 kg e 124 gr Heroine, 11 armë zjarri, 14 fishekë si dhe 4 kreher.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 169 persona.

Gjithashtu gjate fundjaves  jane finalizuar operacionet e meposhtme:
-Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë.
Operacioni u ndoq dhe u monitorua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Në monitorim dhe ndjekie të operacionit edhe Drejtori i Përgjithshëm i SH.Ç.B.A.
Sekuestrohet gjatë gjithë operacionit 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.
Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës.
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate.
Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva
Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati
Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie

-Kavajë
Informacion përfundimtar në lidhje me operacionin antidrogë të koduar "Pilotët"
Në përfundim të veprimeve hetimore  të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim  me Specialistët për hetimin e Krimit në Komisatiatin e Policisë Kavajë , u bë arresimi në flagrancë edhe i dy shetasëve të tjerë , shpallja në kërkim e dy të tjerëve, si dhe u proceduan edhe 4 shtetas në gjendje të lirë.
Më konkretisht komunikata në vijim.
Operacion antidrogë i koduar "Pilotët".
Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas , procedohen në gjëndje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallën në kërkim 5  shtetas të tjerë.
Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas   të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

-Mat
Finalizohet me sukes operacioni i koduar "Nata e Fundit"
Kapen në flagrancë duke vjedhur një transformator në një kabinë elektrike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas
4 shtetasit e arrestuar janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së një transformatori tjetër (i vjedhur me datë 16.06.2017)
Operacioni nga Komisariati i Policisë, Mat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bashkim, njësia Administrative Baz, po kryhet një vjedhje.
Menjëherë nga ana e tyre është organizuar puna ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes,  konkretisht në fshatin Bashkim, ku kanë konstatuar 4 shtetas duke vjedhur një
Transformator të një kabine elektrike të O.SH.E.E-së, Mat.

- Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacion i koduar "Bukoviç".
Sekuestrohen 4 kilogramë e 124 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Gjithashtu sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Shpallen në kërkim dy shtetas që transportonin lëndën narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikit ndërkombëtar të lëndëve
narkotike, Drejtoria Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në bashkëpunim me
Sektorin për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafik të
lëndëve narkotike.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...