Kapshticë, ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës

Kapshticëdrejtoria e policise korce

Ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

E.Ç, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm kriminal)

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...