Vlorë, Informacion paraprak për vrasje me armë gjahu në Himarë!

Vlorë, Informacion paraprak.d.p.p.v

Rreth orës 09:30, njoftohemi se në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje !

Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Shkallë" të Himarës në banesën e viktimës.

Konkretisht, shtetasi S.Xh, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.B, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu "Çifte" këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...