Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, në një prononcim për mediat, për masat e marra nga Policia, për parandalimin e aksidenteve rrugore. 17.07.2017

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, në një prononcim për mediat, për masat e marra nga Policia, për parandalimin e aksidenteve rrugore. (për video klikoni mbi link)mitat tola interviste 17.korrik

 

 

Drejtori i Policisë Rrugore Drejtues Mitat Tola gjatë një interviste për mediat nga vendi i aksidentit ku humbi jetën një person dhe u plagosën 6 të tjerë ka apeluar për më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit e automjeteve me qëllim respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe ka paralajmëruar masa të rrepta ndëshkuese ndaj atyre që abuzojnë me shpejtësinë, pijet alkoolike e parakalimet e gabuara

Ditën e djeshme në këtë vendin këtu ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor .

Unë kam ardhur këtu për të bërë një fare analize të këtij aksidenti rrugor. Nga deklarimet paraprake dhe nga të dhënat paraprake , është provuar që të dy mjetet që udhëtonin në drejtim të Shkodres, kanë qënë duke parakaluar njëri- tjetrin , kanë qënë dy familjarë në të dy mjetet , le të themi është një papërgjegjshmëri totale e drejtuesve të mjeteve dhe për pasoje ka vdekur një përson që udhëtonte në një mjet me targa të huaja gjermane si dhe janë plagosur disa persona.

Nisur nga ky aksident rrugor, si dhe nga ngjarje të tjera, Drejtoria e Policise Rrugore, i ka dyfishuar patrullimet, lëvizshmërinë e patrullave, ka ndëshkuar dhe vazhdon të ndëshkoje parakalimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve që në thelb janë një nga shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidentit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve, të jenë me të kujdesshëm , të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin pije alkoolike , dhe drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga jashtë vendit në drejtim të Shqiperisë si dhe anasjelltas , nga Greqia, nga vendet që nga Mali i Zi , të gjejnë kohë e të pushojnë.

Kemi verifikuar aksidente rrugore që kanë ardhur si pasojë e lodhjes së drejtuesve të mjeteve , dalje nga rruga nderkohë që janë të pranishëm edhe faktorë si tejkalimi i shpejtësisë edhe përdorimi i celularit.

Për të gjitha këto shkelje ,që janë shkelje që sjellin pasoja, ne do vazhdojmë kontrollin intensiv , do vazhdojmë ndëshkimet, gjithmonë me synimin për të ndihmuar automobilistët që duan të pushojnë në Shqipëri , duan të kalojnë një verë të qetë dhe pa aksidente rrugore.

Thirrja ime është gjithmonë të mos përdorin alkoolin, shpejtësinë tej normave të lejuara, dhe të vendosin ndërkohë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse për motorrçikletat , gjithmonë me synim për të parandaluar aksidentet rrugore dhe ngjarje , si kjo ngjarja e djeshme.

Pyetje : Kjo zonë njihet për aksidentet e shumta, a ka problematikë edhe në sinjalistikë?

Përgjigje:
Aksidentet rrugore në 90% të rasteve vinë nga gabimet njerëzore dhe të drejtuesve të mjeteve. Një % shumë e vogël është sinjalistika dhe kushtet e rrugës.

Gjithmonë në aksidentet rrugore, rruga ose e përkeqëson ose e ndihmon aksidentin. Të themi , ne do të fokusoheni bashkërisht tek shkeljet që janë, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i alkoolit , mospërdorimi i rripit të sigurimit, mosvendosja e kaskës .

Analiza më të detajuara , sa faj ka rruga e sinjalizimi janë për tu bërë në kohë me të mëvonshme. Në momentin e parë , ne duhet të fokusohemi te monitorimi i trafikut, kontrolli i rrymave të trafikut, tejkalimi i shpejtësisë.

Kemi deklaruar në media që kemi nxjerrë pothuajse gjithë radaret që kemi të disponueshëm të cilët i kemi vendosur si në mënyrë manuale, ashtu edhe në mënyrë automatike.

Drejtuesit e mjetit duhet të dinë që janë nën përgjim të vazhdueshëm nga shërbimet e policisë rrugore , por edhe në shtëpi do tu shkojë pas një dite, pas një jave, pas një muaji , një fletë gjobe ku ai është kapur duke tejkaluar shpejtësinë , është kapur duke përdorur celularin ose nuk ka vendosur rripin . Le të mbetemi këtu. Rruga dhe elementët e tjerë janë në një fazë të mëvonshme.

Pyetje: Aksi Lezhë - Shkodër është problematik përsa i përket aksidenteve, kryesisht Kryqëzimi i Blinishtit. Aty ka probleme. A i keni konstatu dhe a i keni bërë kërkesë Autoritetit Rrugor që të ndërhyjë , pasi aty kanë humbur jetën shumë persona?

Përgjigje: Përtej këtyre riparimeve që janë të domosdoshme për rrjetin rrugor, vendosja, rregullimi i degëzimeve, vendosja e sinjalistikës, ajo çfarë duhet të bëjmë ne si Polici , është të rrisim lëvizshmërinë e patrullave.

Pra , patrullat tona të mos jenë statike por të lëvizin sa te Kryqëzimi i Blinishtit , sa në hyrje të Lezhës , sa në kufi me Shkodrën , me qëllim që drejtuesit e mjeteve të mos mendojnë se ne kemi një patrullë fikse dhe sa ta kalojme atë patrullë , të tejkalojmë shpejtësinë.

Pra ne të jemi të befasishëm në vendndodhjen tonë, që drejtuesit e mjeteve të ruajnë vazhdimisht një frike të brendshme që policia është e kudondodhur .

Faleminderit.

11d05e41-bac0-48e8-b813-b0471545819e

9588956c-7c74-4b92-9ec8-bbc629489056

bcd0d6de-d5ad-4486-a9fe-66cd78a6d989

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...