Elbasan Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “KOORDINATORJA”

Elbasan Drejtoria Elbasan

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “KOORDINATORJA”

Ndalohet një shtetase

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “KOORDINATORJA”

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetases:

Ø K. K., 28 vjeçe banuese në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 - 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...