Lezhë Arrestohet një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia të linjës hekurudhore Lezhë - Shkodër

Lezhë Drejtoria Lezhe 1

Arrestohet një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia të linjës hekurudhore Lezhë - Shkodër

Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, 55 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër - Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...