Mat, Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar që për motive të dobëta kanosi nënë e bir.

Mat d.v.p diber

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar që për motive të dobëta kanosi nënë e bir.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë ndaluar shtetasin në kërkim:

Xh.B, 47 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi më datë 13.07.2017, në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja F.T, 56 vjeçe, banuese në Mat, ku ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, në vendin e quajtur "Kthesa e Sanës", Burrel, për motive të dobëta janë kanosur nga shtetasit Xh.B, dhe L.B, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat ka regjistruar procedimin penal dhe ka vendosur ndalimin e shtetasit të lartë përmendur si i dyshuar se ka konsumuar veprat penale "Kanosje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1, të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...