Vlorë. Vijon operacioni masiv antidrogë. Finalizohet operacioni "JAVA".

Vlorë. 18JAVA3

Vijon operacioni masiv antidrogë.

Finalizohet operacioni "JAVA".

Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSh gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 17.07.2017, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit A.D, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale '' Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

18JAVA

18JAVA1

18JAVA2

18JAVA4

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...