Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 18.07.2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit.Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. 

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 47 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 12 drejtues mjetesh.

1 person për Dhune ne familje,

5 persona OSHEE,

4 persona për veprën penale " Vjedhja",

6 persona në kërkim.

1 person per vepren penale "Shtaktërrimi i Pronës me dashje"

4 persona për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit"

2 persona per vepren penale “Kanosja”

1 person për veprën penale" Plagosje e rëndë me dashje"

1 person për veprën penale" Moskallzimi i krimit"

1 person për veprën penale" Mashtrimi"

3 persona për veprën penale " Heqja e paligjshme e lirisë"

Nga kontrollet e strukturave të drejtorive vendore jane arrestuar 6 persona për Narkotiket dhe Krimi ekonomik dhe financiar.

Janë sekuestruar rreth 300kg lëndë e dyshuar Cannabis Attiva,

229 bimë narkotike Cannabis Attiva

 1 armë zjarri, 1 predhë luftarake, 4 kallëpe të dyshuara lëndë plasëse, 2 filtra zjarrpërcjellës.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 65 persona.

Gjatë 24- orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme, konkretisht:

1-Elbasan, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “KOORDINATORJA”

Ndalohet një shtetase për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”

2-Vlorë.Vijon operacioni masiv antidrogë.

Finalizohet  operacioni "JAVA".

Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...