Tiranë. Arrestohet autori i plagosjes të ndodhur në rrugën "Mihal Grameno"

Tiranë. Arrestohet autori i plagosjes të ndodhur në rrugën "Mihal Grameno" tirane

Më datë 17.07.2017, në rrugën "Mihal Grameno" gjatë një konflikti të çastit shtetasi E.M ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve kundër jetës u ngrit puna për kapjen dhe arrestimin e autorit, të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

- E.M, 33 vjeç.

Materialet u referuan në ngarkim të tij pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...