Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Qershor 2017


INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.06.2017, në sheshin “Garibaldi”, në Kombinat, subjekti politik Libra, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë  02.06.2017, në fshatin Shirgjan, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë  02.06.2017, në fshatin Gjyralë, subjekti politik Partia  Demokratike, ka zhvilluar  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë  02.06.2017, në fshatin Hotelisht, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  02.06.2017, në qytetin e Librazhdit, në fshatin Spathar e Dorëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë  02.06.2017, në fshatin Poroçan, Kabash, Zgjupë, Bratil dhe Bersnik, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar  5 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë  02.06.2017, në fshatin Silar, subjekti politik Partia LSI, ka zhvilluar  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  02.06.2017, në fshatin Poroçan, subjekti politik Partia PDIU, ka zhvilluar  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.06.2017, në qytet, subjekti politik PD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.06.2017, në qytet Maliq, subjekti politik PD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 02.06.2017, në fshatin Zverisht, subjekti politik PS, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02.06.2017, në Bilisht, subjekti politik PD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.06.2017, në qytet, subjekti politik PD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 02.06.2017, në qytet, subjekti politik PD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Në datën 02.06.2017, në lagjen lagjes “30 Vjetori” dhe “Çlirim”, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 02.06.2017, në lagjen “11 Janari”, në fshatin Kozare e në lagjen “Llukan Prifti”, subjekti politik PS, zhvilloi 3  takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 02.06.2017, në lagjen “Kadri Qystri”, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 02.06.2017, në lagjen “Xhevdet Mepravishta”, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 02.06.2017, në qytetin e Këlcyrës, subjekti politik LSI, zhvilloi 1 takim elektoral, i  cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.06.2017, në fshatin Rrilë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 02.06.2017, në fshatin Ishull, Shëngjin, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.06.2017, në qytet, subjekti politik PS, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 02.06.2017, në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 02.06.2017, në fshatin Trun, Fushë Arrëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa problem për rendin.
Më datë 02.06.2017, në fshatin Xath, Fushë Arrëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa problem për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.06.2017, në fshatin Novosej dhe fshatin Shishtavec, subjekti politik  LSI, ka zhvilluar 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datën 02.06.2017, në fshatin Fierzë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 02.06.2016, në qytetin e Krumës, në fshatin Fajza dhe Golaj, subjekti politik  Partia Socialiste, ka zhvilluar 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 02.06.2017, në fshatin Komsi, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral me banorët e zonës, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëvedhe Trafiqet
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 02.06.2017, shtetasi Sh.S, vjeç 35, banues në Tiranë, kallëzon se persona të paidentifikuar, duke i ndërhyrë në sistemin “VOIP”, në kompaninë e tij, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik. Nenet 143/b, 293/c dhe 192/b të Kodit Penal.


DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.06.2017, shtetësia E.B, vjeç 61, banuese në Tiranë, kallëzon se në një kompani, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, janë lidhur në emër të saj disa numra me kontratë, duke e bërë debitore pranë kësaj kompanisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u ndalua shtetasi A.H, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi ka falsifikuar pasaportën biometrike, duke përdorur gjeneralitetet e shtetasit A.P. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.I, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Rover”, ka aksidentuar motoçiklistin shtetasin Sh.V, vjeç 44, banues në Tiranë, i cili pasi mjekimit në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen S.B, vjeç 39, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.O, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Petraq Leka”, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.B, vjeç 84, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, një mjet, ka aksidentuar një shtetas të mitur, vjeç 6, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja P.B, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në afërsi të një lokali, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat Punto”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.S, vjeç 31, banues në fshatin Shtrazë, pasi dyshohet se, në rrugën dytësore Xhafzotaj-Arapaj, duke drejtuar mjetin tip “Piaggio“, pa targë, ka përplasur biçiklistin shtetasin E.P, vjeç 16, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Xh.B, vjeç 23, banues në Roskovec, pasi dyshohet se, në Rroskovec, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Seksioni për Krimet e Rënda
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, në lagjen "Savër", Lushnje, u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:
L(M)Ç, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Kapja e tij u bë pasi dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T, ngjarje e ndodhur në datën 01.06.2017, rreth orës 03:00, në vëndin e quajtur Arrameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu, Gjykata e shkallës së Parë Krujë me Vendimin e datës 18.05.2017, ka vendosur për këtë shtetas masë sigurimi "Arrest me burg", për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.K, vjeç 53, banues në Lushnjë. Nenet 186/3 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.M, vjeç 33, banues në fshatin Bashaj, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave’’. Neni 183/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.Xh, vjeç 34, banues në fshatin Kalle, Sllovë, pasi dyshohet se, në Sllovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjerja shtetasja K.Q, vjeç 24, banuese në Muhur e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 02.06.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim, R.Sh dhe E.D, vjeç 29 e 28, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.R, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Petronini Luarasi‘’, ju gjet e sekueastrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në kafazin e shkallëve të banesës së shtetasit V.N, vjeç 54, ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera, shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë në panelin diellor. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Myslim Shyri”, pranë banesës, shtetasit GjLl, vjeç 46, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.G, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.K dhe R.Ç, vjeç 20 e 20, banues në Pogradec e Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë përndjekur shtetasen G.B, vjeç 19, me të cilën dyshohet se shtetasi A.K, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Nenet 102 e 121/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.B dhe U.B, vjeç 29 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, përballë ish-ekspozitës, kanë goditur me grusht shtetasin F.D, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, në rrugën “Frosina Plaku”, është vjedhur banesa e shtetasit B.I, vjeç 65, ku kanë marrë 1 orë dore dhe bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.U, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 31.05.2017, në rrugën “Islam Alla”, në një dyqan, ka kanosur me fjalë shtetasin G.S, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2017, në Kodër Kamëz, në afërsi të një farmacie, në mjet, kanë vjedhur 2 celular, 1 çantë me pasaportën biometrike dhe një sasi lekësh, të shtetases O.A, vjeç 24, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.V, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Zogu I”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F.H, vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.L, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, me vetëgjyqësisë, i ka marrë me forcë dokumentat e shtëpisë dhe makinën, shtetases Z.L, vjeç 52, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, më datë 02.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.M, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 139/25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.K dhe B.F., vjeç 40 e 44, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Nenet 284, 278, 283 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Selaudin Zorba”, në parkingun e një pallati, kanë thyer xhamat trekëndësh të mjeteve tip “Benz”, të shtetasve A.K, A.H e R.L, vjeç 40, 32 e 56, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.H, A.C dhe Z.S, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Linzë, shtetasi R.H, i ndihmuar nga punëtorët shtetasit A.C e Z.S, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin A.P, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.B, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Bulevardi Blu”, tek një lokal, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automat elektronik i lojërave të fatit dhe 1 pajisje (POS) të lojës së fatit, pa liçensë. Nenet 197 dhe 198  të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.V, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur mjetin tip “Renault”, shtetasit G.Ll, vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit L.V. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.B, banues në fshatin Mnik, Ndroq, pasi dyshohet se, në tokën e tij, është konstatuar duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.Ç, banues në fshatin Zhurje, Ndroq, pasi dyshohet se, në tokën e tij, është konstatuar duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 35, banues në Kamëz, pasi dyshohet se, në Fushë-Mezëz, ka shkatërruar oborrin e banesës së shtetases O.B, vjeç 27, ku ka thyer vazo të ndryshme dhe xhamin e derës së depos. Punohet për shoqërimin e tij. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 24, banues në Kavajë, pasi në lagjen Nr. 3, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu dhe 4 fishekë. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.L, vjeç 24, banues në Jubë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale, pasi, në zonën e Kallmit lagja nr. 15, në bregdet, është konstatuar i mbytur shtetasi I.J, vjeç 46, banues në Tiranë. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit L.Gj e Xh.Ç, vjeç 44 e 37, banues në Durrës e Lushnjë, pasi, shtetasi Xh.Ç, ka bërë kallëzim, se shtetasi L.Gj i ka marrë me anë të mashtrimit një shumë lekësh dhe ky i fundit ka bërë kallëzim, se shtetasi Xh.Ç e ka goditur me sende të forta. Nenet 143 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 14/1, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit B.Ç, vjeç 28, ku kanë marrë  3 televizorë dhe 3 kompjuter playstation. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.M, vjeç 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 6, ka goditur në fytyrë shtetasen M.D, vjeç 39, banuese në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr. 13, Plazh, në pallatin e një firme, janë vjedhur 5 matësa të energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.K, vjeç 30, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi V.A, vjeç 44, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.H, vjeç 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 3, në një lokal, ka goditur  me grusht shtetasin P.Ë, vjeç 40. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.06.2017, gjatë natës, në fshatin Zezë, kanë vjedhur  banesën e shtetasit M.S, vjeç 55, ku kanë marrë 1 televizor dhe 1 armë gjahu, me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin Sh.H, vjeç 22, banues në fshatin Crunjë, pasi dyshohet se, më datë 01.06.2017, në Crunjë, në banesë, ka goditur me grusht, shtetasen T.H,  vjeç 64. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.Sh, vjeç 24, banues në fshatin Lumas, pasi dyshohet se, në fshatin Dragot, ka dëmtuar disa fidanë ullinj, në pronësi të shtetases K.S, vjeç 53, banuese në Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për gjetjen e shtetases E.K, vjeç 24, pasi, shtetasi A.P, vjeç 33, banues në fshatin Shalës, ka bërë kallëzim se më datë 31.05.2017, është larguar nga banesa duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 40, banues në Cërrik, pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases A.T,  vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasin P.S, vjeç 50, banues në Drenovë, pasi dyshohet se në Drenovë, ka pushtuar 310 m2 tokë, në pronësi të shtetasit P.M, vjeç 70. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 47, banues në Korçë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait shtetasit A.M,  vjeç 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.E dhe A.S, vjeç 33 e 40, banues në Berat, pasi më datë 05.05.2017, gjatë natës, në lagjen”Kushtrim”, në banesën e shtetasit I.L, vjeç 37, banues në Berat, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe më datë 01.06.2017, në lagjen” Kushtrim”, shtetasi A.S, ka goditur me sende të forta shtetasin I.S. Nenet 134/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen D.C, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M dhe punohet për kapjen e shtetasve S.K e V.K, vjeç 29, 28 dhe 25, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Muzakaj”, tek “Kinoklubi”, kanë goditur me thikë në këmbë shtetasin A.K, vjeç 34, banues në Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 thikë. Nenet 89 dhe 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.D, vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “15 Tetori”, ka goditur me grusht shtetasin D.L, vjeç 26, banues në Fier. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Ç, vjeç 38, banues në Rroskavec, pasi dyshohet se, në Marinëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, në fshatin Poro, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja D.B, vjeç 46,  e cila ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t'i qëlloi me thikë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Më datë 02.06.2017, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E.Gj, 32 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti" Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 02.06.2017, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes "8 Shkurti" Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t'i qëlloi ata me thikë.
U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishje të rendit dhe qetesisë publike" dhe "Kanosje" parashikuar nga Nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.S, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi G.S, vjeç 48, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 02.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.K, vjeç 24, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi D.K, vjeç 39, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “ Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi më datë 01.06.2017, gjatë natës, parkuar pranë banesës në lagjen “Bashkimi”, janë shpuar 2 goma të mjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases O.Rr, vjeç 29. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 154 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.I, vjeç 31, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi L.I, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi, shtetasi F.H, vjeç 36, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se më datë 27.05.2017, bashkëshortja shtetasja P.H, vjeç 31, ka kryer vizitë në Maternitetin e Vlorës, ku ka rezultuar se foshnja ka qenë i vdekur në bark dhe mjekët nuk kanë dhënë përgjigje bindëse për vdekjen e foshnjës. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Neni 96 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.M, vjeç 88, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se nusja e djalit shtetasja G.Ç, vjeç 35, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhune fizike e psikologjik ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Vijojnë kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe shpall në kërkim dy të tjerë.
Më datë 02.06.2017, pas informacioneve të marra në rrugë operative për kultivim bimësh në fshatin Lapardha të Selenicës, menjëherë shërbimet filluan kontrollin e zonës në fjalë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur "Kodra e Likajve" kanë konstatuar 3 parcela në afërsi të njëra-tjetrës të mbjella me 20 bimë të dyshuara narkotike me gjatësi deri në 15 cm, si dhe 48 fidanë të vegjël të mbjella në kubikë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se bimët janë mbjellë në pronë private në pronësi të 3 shtetasve, prej të cilëve njëri u arrestua në flagrancë ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim:
E.L, 56 vjeç (arrestuar)
B.L, 78 vjeç (u shpall në kërkim)
Z.L, 58 vjeç (u shpall në kërkim)
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kaninë, Vlorë, shërbimet kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike në një parcelë, me gjatësi deri në 40 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, me banim në afërsi të kësaj parcele, shtetasin:
Ll.L, 41 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë, për largimin nga banesa e shtetasit N.D, më datë 02.06.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 02.06.2017, në fshatin Vrinë, në banesë, ka vdekur shtetasi R.M, vjeç 50, banues në Vrinë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, ndaj një shtetasi të mitur, vjeç 9, banues në Lezhë, pasi, shtetasi N.V, vjeç 67, banues në Lezhë, roje në një objekt, ka bërë kallëzim ndaj tij, se duke luajtur me moshatarët, ka dëmtuar një xham të objektit.

Më datë 03.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.P, vjeç 35, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, në Lalm i Ri, Lezhë, është konstatuar se, pasi është thyer xhami i pasmë i mjetit tip “ Benz”, në pronësi të shtetasit N.B, vjeç 48, banues në Barbullojë, Lezhë, janë vjedhur një kasetofon, një portofol me dokumente të ndryshme, e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, shtetasi A.S, vjeç 32, banues në Fishtë, kallëzon se, ka marrë një thirrje anonime në telefonin e tij nga i cili është kërcënuar. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasit e mitur A.S, S.R dhe Gj.Ll, vjeç 14, 14 e 14, banues në Laç, pasi dyshohet se në lagjen nr 1, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.D, vjeç 25, banues në Laç, ku kanë marrë 1 sobë ngrohëse me bombël gazi. Nenet 134 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, shtetasi B.Sh, vjeç 45, banues, Kosovë, kallëzon se më 02.05.2017, duke drejtuar mjetin kamion “Scania”, në Fushë Mamurras, i kanë dëmtuar me sende të forta xhamin e përparmë të mjetit. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 01.05.2017, shtetasi A.M, vjeç 35, banues në Rrëshen, kallëzon se më datë 31.05.2017, është kanosur me anë të telefonit, nga një person i panjohur, për të mos bërë fushatë elektorale në qytetin e Rrëshenit. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 325 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Q.L, vjeç 40, banues në fshatin Bruçaj, pasi dyshohet se, në territorin e bashkia Shkodër, Njësia Administrative Pult, fshati Bruçaj, në shpat mali, “Mbas varrezave të Likajve”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Policisë Shkodër, në një sipërfaqe 200 m², u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Neni 284 i Kodit Penal.

Malësi e Madhe
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur ““Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi S.V, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me sipërfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatësi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.V, 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi:
P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e "Moskallëzimi i krimit" te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit F.Gj e M.Gj, vjeç 60 e 26, banues në fshatin Stajka, pasi dyshohet se, në fshatin Mjedë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin M.M, vjeç 49. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 28, banues në Fushë Arrës, pasi më datë 02.06.2017, në Fushë Arrës, në Lumbardhë, në minierën e një firme, ka vjedhur 600 ml rrjetë teli për rrethim. Në cilësinë e provës materiale, në banesë, iu gjetën dhe u bllokua rrjeta e telit dhe mjeti tip “Ford”, më të cilin e ka transportuar. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin A.J, vjeç 27, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, më datë 10.05.2017, në afërsi të P.K.K. Kakavije, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. 

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë  02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.A, vjeç 43, banues në  Maqedoni, pasi dyshohet se, në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit, mjeti në pronësi, tip “Opel”, ka rezultuar i vjedhur në Maqedoni. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë  02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.06.2017, në Rradhimë, iu gjet dhe u sekuestrua 1 mjet lundrues “Skaf”, me gjatësi 8 metra, me 1 motor, në pronësi, pasi ka ndryshuar vendbanimin, pa leje. Neni 29, i ligjit nr 8663 date 18.09.2000.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 01.06.2017, në Triport, Vlorë, u kap dhe bllokua një mjet lundrues, me 4 persona në bord, pasi ka lëvizur nga Porti i Durrësit në drejtim të Sarandës, pa leje.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.P,  vjeç 28, banues në Gjoricë, Dibër, pasi dyshohet se, më datë 24.05.2017, në fshatin Vernik, Devoll, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.K, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 01.06.2017, në fshatin Kapshticë, Devoll, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit R.D e E.D, vjeç 40 e 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se dy gomonet tip “Suzuki 250” e “Nike 1222”, që janë gjetur më datë 31.05.2017, në fshatin Pishë Hoxharë, rezultojnë në pronësi të shtetasve R.D e M.K, me përdorues shtetasin E.D. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor, me tonazh nën 20NT”.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin  B.F, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë  27.05.2017, në Ersekë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 02.06.2017, në PKK Kakavije, u kap shtetasi në kërkim K.P,  vjeç 35, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar  2  muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 02.06.2017, në P.K.K. Muriqan, u ndalua shtetasi G.C, vjeç 32, banues në Kosovë, pasi Interpol Podgorica e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje në rrethana rënduese” sipas Kodit Penal të Malit të Zi.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 02.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe punohet për kapjen e shtetasve maqedonas H.I, S.A e S.A, banues në Prilep, Maqedoni, pasi dyshohet se, në fshatin Trebisht, u konstatuan duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...