Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 04 Qershor 2017

 INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.06.2017, në rrugën “Pasho Hysa”, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Shkozë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.06.2017, në ambientet e një Hoteli, subjektet politike PDIU dhe PKDSH, kanë zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Laprakë, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.06.2017, në Qesarak te një shkollë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.06.2017, në fushë Kërçik, Kamëz, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Kamzë, tek një lokal, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen nr. 3 Bathore, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen nr. 4 Kamëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Frutikulturë Kamzë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.06.2017, në Kombinat, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë 03.06.2017, në Kombinat, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.06.2017, në Vorë, subjektet politike LSI, me njoftim dhe Forumi Rinor PD, pa njoftim, kanë zhvilluar paralelisht, takime festive me rastin e ndeshjes së futbollit Juventus-Real i Madridit, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.06.2017, në Golem, te një lokal, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në qendër Kavajë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.06.2017, në qendër Rrogozhinë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në qendër Rrogozhinë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në qendër të fshatit Gosë, Rrogozhinë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në qendër Rrogozhinë, subjekti politik PDIU, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Luz i Madh, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.06.2017, në Xhavzotaj, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen nr. 15, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen nr. 15, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen nr. 1, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.06.2017, në Krujë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Fushë–Krujë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.06.2017, në Shijak, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.06.2017, në Elbasan, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.06.2017, në fshatin Hotolisht, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Xhyrë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Velçan, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Dardhë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Mirakë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Gizavesht, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.06.2017, në fshatin Pocestë, Libonikq e Drithas, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.06.2017, në lagjen “Donika Kastrioti”, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Lapardha, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “Uznovë”, subjekti politik LSI, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “30 Vjetori”, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë 03.06.2017, në lagjen “30 Vjetori”, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.06.2017, në fshatin Krëgëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Sheqëz, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, te kinemaja në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Kozare, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “Tafil Skëndo”, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “Llukan Prifti”, subjekti politik LSI, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 03.06.2017, në Lushnjë, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.06.2017, në fshatin Poliçan, Dropull, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.06.2017, në Përmet te një hotel, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Këlcyrë, Kryeministri, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.06.2017, në fshatin Barbullojë e Rrilë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Grykë-Manati e Spiten, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.06.2017, në fshatin Shirokë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.06.2017, në Vau i Dejës, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Laç, Vau dejës, subjekti politik PSD, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 03.06.2017, në Koplik te një lokal, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.06.2017, në fshatin Shishtavec, Orgjost e Topojan, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “Gostil”, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Osmanaj, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në Kolesjan, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 03.06.2017, në fshatin Aste, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Buqaj, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 03.06.2016, në Krumë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.06.2017, në fshatin Arras, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 03.06.2017, në fshatin Gjoricë, subjekti politik PDIU, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në lagjen e Re, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 03.06.2017, në Burrel, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Rukaj, subjekti politik LSI, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 03.06.2017, në fshatin Rukaj, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 26.11.2016, që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, më datë 03.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.A, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë një hoteli, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volvo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 25, banuese në Shkozë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin tip ”Smart”, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin O.V, vjeç 36, për pasojë është aksidentuar pasagjeri shtetasi E.K, vjeç 30, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.E, vjeç 49, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi, në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar autobusin tip “Irisbus”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen S.L, vjeç 91, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dine Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur motorrin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin A.M, vjeç 26, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi I.C, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi më datë 03.06.2017, në rrugën “Ded Gjon Luli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 02.06.2017, në lagjen nr. 13 te një supermarketi ka përdorur 100 euro, që dyshohen të falsifikuara. Nenet 183 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 19, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen  nr. 13, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.H, vjeç 26, banues në Kavajë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vijon operacioni masiv për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në vijim në operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, goditet një tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë.
Bllokohet një mjet lundrues gomone me lëndë e dyshuar narkotike.
Sekuestrohen 685 kg lëndë e dyshuar narkotike.
Në operacion morën pjesë forca të shumta policore, si;
Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Force dhe GdF.
Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore disa ditore mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Në këtë mjet dhe pranë tij (të hedhura në tokë) janë gjetur gjithësej 67 pako dhe 4 çanta, të cilat pas peshimit kanë rezultuar me peshë të përgjithshme prej:
685 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni vazhdon.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 35, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë, pasi, në rrugën Xarrë-Pllakë, në vendin e quajtur  ‘’Sorane’’, duke drejtuar motorin tip ‘’Armode’’, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.D, vjeç 49, banues në Sarandë, si pasojë janë aksidentuar shtetasi M.V dhe pasagjerët shtetasit T.D e E.D., vjeç 36 e 9, banues në Shëndëlli, Sarandë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Isa Boletini” rruga “Ismail Qemali”, pranë një lokali, mjeti tip “Renault”, me drejtues të paidentifikuar, në pronësi të shtetasit H.T, vjeç 30, banues në Tiranë, ka aksidentuar lehtë shtetasen J.G, vjeç 23, banuese në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290 i Kodit Penal. 

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.L, vjeç 54, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në rrugën nacionale Vlorë-Nartë, te ish-Bonifikimi, duke drejtuar mjetin tip “Kymco”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal. 

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.H, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Isa Boletini” rruga “Ismail Qemali”, duke drejtuar çiklomotorin tip “Dayang”, ka aksidentuar lehtë shtetasin S.Sh, vjeç 92, banues në Vlorë. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.06.2017, ka shkuar për ndihmë mjekësore në SQU, shtetasi A.O, vjeç 48, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar aksidentalisht, duke mbledhur hekurishte në oborrin e shtëpisë së shtetasit R.Xh, vjeç 65, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Medar Shtylla”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.D, vjeç 56, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën “Nikolla Lena”, ka dëmtuar ambientin, në pronësi të shtetasit L.N, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.K, vjeç 43, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi P.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.Sh dhe H.B, vjeç 64 e 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Haxhi Dalliu“, në objektin në ndërtim të një firme, përgjegjësi i OSHEE-së, ka konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dritan Hoxha”, persona të paidentifikuar, i kanë marrë telefonin “Iphone 6S”, shtetases K.M, vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.M, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur për jetën e shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasin D.B, vjeç 61, banues në Tiranë. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Reshit Çollaku”, shtetases A.M, vjeç 25, banuese në Tiranë, i ka rënë nga dora telefoni “Samsung S6”, të cilin i’a ka marrë një shtetase e paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi, shtetasja B.K, vjeç 32, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30.05.2017, në rrugën e “Barrikadave”, është kanosur për jetën nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 37, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases V.Ç, vjeç 63. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ded Gjoluli”, te një lokal, ka goditur shtetasin O.P, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi shtetasja E.V, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Myslym Shyri”, te një dyqan i kanë marrë  telefonin “Iphone 6S”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.L e R.C, vjeç 47 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasja E.L, i ka çarë gomën e mjetit shtetasit R.C, i cili i ka thyer vetratën e derës së banesës. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.L, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait shtetasit Z.L, vjeç 67, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, banues në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.I, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e ”Dibrës”, afër një lokali, gjatë një konflikti, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin B.D, vjeç 46. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.O, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases A.O, vjeç 31, si dhe u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.O, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nusja e djalit shtetasja A.O, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.K, vjeç 58 banuese në Tiranë pasi dyshohet se, në Kamzë, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasen e mitur K. K., vjeç 13, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.A, vjeç 28, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se më datë 02.06.2017, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin P.L, vjeç 42. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u ndalua shtetasi K.N, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.D, vjeç 40, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi F.D, vjeç 39, i dënuar më parë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, u kap duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur G.S dhe V.S., vjeç 13 e 10, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Paskuqan 1, kanë vjedhur një sasi lekësh, në mjetin e parkuar tip “Benz”, pronë e shtetasit Y.B, vjeç 42. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 39, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.D, vjeç 40. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 33, banues në Tiranë , pasi dyshohet se, në rrugën “Bedri Karapici”, ka goditur me grusht shtetasin A.F, vjeç 45. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, në rrugën ”Besim Alla”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi K.Ç, vjeç 71. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e shtetasve K.M e A.M, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ilmi Avri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H.Ç, vjeç 61, ku kanë marrë një sasi lekësh, 5 ora dore e 3 bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Petraq Leka”, në mjetin tip “Mitsubish”, ju gjet e bllokua  një armë gjahu shotgun tip “Kral Arms”, me 5 fishekë gjuetie, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Bedri Çullhaj”, në mjetin tip “Alfa Romeo”, ju gjet e bllokua  një armë për përhapjen e gazrave irrituese, tip “Kral Firtina”, me 9 fishekë, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 44, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në mënyrë sistematike, ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëshortes shtetases V.M, vjeç 40, banuese në Tiranë.  Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait shtetasit P.L, vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Ç.Xh, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një treg, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin Z.Z, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.06.2017, në fshatin Bërxull, kanë vjedhur një aparat celular “I-pad”, në banesën e pabanuar të shtetasit S.D, vjeç 61. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Ford”, në pronësi të një ndërmarrje, më datë 03.06.2017, afër stadiumit në Durrës, mjeti u gjet i braktisur dhe pa dëmtime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit I.K e Z.D, vjeç 52 e 58, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, gjatë një konflikti, kanë goditur me shuplakë njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Sh, vjeç 59, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në Rrogozhinë, ka kanosur me fjalë shtetasin R.A, vjeç 50. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 36, banues në Durrës, pasi dyshohet se, te Shkëmbi i Kavajës,  gjatë zbritjes nga autobusi i një linje, ka shtyrë duke plagosur lehtë shtetasin V.F, vjeç 74, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim, pasi, te “Ura e Tapizës”, ka rënë zjarr në servisin e makinave të shtetasit M.T, vjeç 33, banues në Tapizë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka qenë aksidental.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin D.M, vjeç 45, banues në fshatin Kamerras, pasi dyshohet se, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.K, vjeç 24, banues në Shijak, pasi, shtetasi G.K, vjeç 42, banues në fshatin Koxhas, ka bërë kallëzim se, në lagjen “Erzeni”, dyshohet se, ka  qëlluar me pistoletë në drejtim të tij dhe nuk ka patur dëmtime. Nenet 84, 121 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në orët e vona të mbrëmjes, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Sh.E, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Personat e paidentifikuar dyshohen të kenë vjedhur një sasi eurosh dhe lekësh.
Grupi hetimor sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale;
Dy kapuçë dhe një levë hekuri.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit M.B, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, punonjësit e OSHEE-së,  kanë konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 35, banues në fshatin Katjel, pasi dyshohet se, është konstatuar duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017 në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas në fshatin Qukës shtetasi D.K, 21 vjeç duke drejtuar mjetin pa targa është përplasur me mjetin drejtuar nga shtetasi E.D, 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar ky i fundit i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën..

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit V.V e G.L, vjeç 40 e 43, banues në fshatin Gjergjovinë e Elbasan, pasi dyshohet se, në Gramsh, kanë plagosur lehtë me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe u punohet për kapjen e shtetasit E.K, vjeç 31, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4 ka tentuar të vjedh shpezët e shtetasit A.K, vjeç 48. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Në vijim të komunikatës datë 31.05.2017, që bënë fjalë për largim nga vendi i aksidentit dhe për goditjen e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.K, më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.B, vjeç 53, banues në Durrës. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, gjatë natës, në një prej tuneleve në kantierin e ndërtimit “HEC” Moglicë, kanë vjedhur 300 ml kabull tokëzimi të transformatorëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, në kantierin e punës “HEC” Moglicë, duke hedhur beton, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi G.L, vjeç 58, banues në Korçë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.06.2017, plotësua kërkesë-padia për lëshimit e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Gj, vjeç 57, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi K.Gj, vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për plagosjen e lehtë me thikë të shtetasit A.K, më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit V dhe S.K, vjeç 25 e 29. Nenet 89, 274 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K, vjeç 22, banues në Berat, i dënuar më parë, pasi dyshohet se për 5 muaj, ka përndjekur shtetasin e mitur S.C., vjeç 15, banues në Berat. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Libofsh-Fier, në fshatin Petov, shtetasi F.H, vjeç 52, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur këmbësorin shtetasin A.R, vjeç 49, i cili pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën.

Në datën 04.06.2017, rreth orës 04:30, në fshatin Zhupan, shtetasit A.L, 63 vjeç, në banesë, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më date 03.06.2017 gjatë natës, në fshatin Çermë Sektor, në kasollen pranë banesës, shtetasit F.V, vjeç 38, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.06.2017, në lagjen ‘’Pavarësia 2’’, është hedhur nga kati i dytë i pallatit dhe ka vdekur shtetasi F.R, vjeç 56, me probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D, vjeç 32, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2017, para banesës së shtetasit A.Q, vjeç 54, i ka vjedhur një palë atlete. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.K, vjeç 33, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases Xh.K, vjeç 21. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Xh.K, vjeç 21, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi A.K, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.N, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai shtetasi J.N, vjeç 21, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, pasi, në Thirrë, në dalje të tunelit të Kalimashit, në autobusin tip “Setra”, që drejtohej nga shtetasi N.M, vjeç 49, banues në Dumnicë, Kosovë, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka qenë aksidental.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.K, vjeç 64, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases M.K, vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, shtetasi E.M, vjeç 25, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se në banesë, i ka humbur arma e gjahut çifte teke me kalibër 12 mm, me leje në emër të babait shtetasit A.M, vjeç 49. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 25, banues në fshatin Pepsumaj, pasi, në kalatën e Komanit, me vetëgjyqësi, me mjetin e tij ka penguar makinat e tjera, duke shkaktuar vonesën e një trageti, si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Nenet 277 e 236 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet nga Policia.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh.
Më datë 03.05.2017 jemi njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh.
Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se:
Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit M.Gj.
Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M.Gj, 24 vjeç, banues në Gojan i Madh, Pukë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike" të parashikuara nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.D, vjeç 30, pasi dyshohet se kunata shtetasja L.D dhe vjehrra shtetasja Rr.D, vjeç 27 e 53, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.06.2017, shtetasi Xh.I, vjeç 41, banues në fshatin Brekije, duke riparuar çatinë e kasolles së bagëtive, ka rënë aksidentalisht dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.06.2017, Njoftohemi nga  familjarët se kanë gjetur pa shenja jete  shtetasen  S.N., 25 vjeçe,  nga fshati Katund i Ri - Dibër.
Menjëherë në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Viktima dyshohet se ishte vetëvarur me  litar në kasollen e bagëtive dhe  është konstatuar nga vëllai i saj.
Nga veprimet paraprake  të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor  dyshohet  se  vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.
Eksperti mjeko-ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës  nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.
Shkaku paraprak dyshohet që shtetasja S.N ishte në kushte depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë  të rrethanave të  kësaj ngjarje. Informacion paraprak

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit A.V e Sh.R, vjeç 43 e 33, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, më datë 02.06.2017, gjatë punës në minierë në një galeri, kanë goditur me grusht shtetasin S.B, vjeç 44, banues në Tërnovë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës datë 08.05.2017, që bën fjalë për plagosjen e lehtë të shtetasit V.B, më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin në kërkim L.S, vjeç 44, banues në fshatin Skënderaj, Klos. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.Sh, vjeç 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në dalje te aeroportit Rinas, iu gjet e bllokua një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndaj shtetasit O.T, vjeç 36, banues në Mamurras, pasi dyshohet se në afërsi të zonës Tale, u kap me një gomone 4.1 m e gjatë, me një motor tip “Honda 30“, pronë e shtetasit K.H, e pa regjistruar, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor, me tonazh nën 20NT”.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin T.S, vjeç 31, banues në Berat, pasi dyshohet se, më datë 01.06.2017, te SPKM Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen A.M, vjeç 23, banuese në Berat, pasi dyshohet se, më datë 01.06.2017, te SPKM Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.K, vjeç 32, banues në Kurbin, pasi dyshohet se, më datë 01.06.2017, te SPKM Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.Gj, vjeç 36, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 01.06.2017, te SPKM Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 03.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, ndaj shtetasit A.B,  vjeç 49,  banues në  Kukës, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të rendit publik, për kontrollin e mjetit tip “Benz”. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 03.06.2017, në PKK Bllatë, u kap shtetasi në kërkim L.S, vjeç 44, banues në Mat, pasi dyshohet se më datë 07.05.2017,  në Qafë Dardhë, Mat, në bashkëpunim me shtetasit F.N e A.S, kanë plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin V.B. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...