Durrës, Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Durrës, Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Policia-durres

Specialistët për Narkotikët arrestojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata Italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale"Trafik droge".

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol dhe Setorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në vijim të punës së tyre për venien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• D.M 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për fallsifikim dokumentash.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr. OCCC 9710/2015 -139/2017RGGIP, datë 06.07.2017, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprën penale, "Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit"Mbi drogat".

Maksimumi i denimit 20 vjet burg.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...