Përmet. Finalizohet me sukses operacioni "BEFASIA"

Përmet. Finalizohet me sukses operacioni "BEFASIA" 18BEFASIA

Sekuestrohen 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Asgjësohen 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në amjentet jashtë shtëpisë së shtetasit Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u krye kontroll në këtë ambjent.

Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi:

P.B, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.

18BEFASIA1

18BEFASIA2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...