Malësi e Madhe, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Malësi e Madhe, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.03vlore3

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër.

Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi S.V, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.V, 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi:
P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e "Moskallëzimi i krimit" te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal.

03vlore4

03vlore5

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...