Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni sntidrogë i koduar "Rrethina"

Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Rrethina"(PER VIDEO LIKO MBI LINK) 19SHKODER

Sekuestrohen 115 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve ne D.V.P. Shkodër kanë goditur një tjetër rast.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Rrethina", ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

M.L, 46 vjeç, banues në Shkodër:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

19SHKODER1

19SHKODER2

19SHKODER3

19SHKODER4

19SHKODER5

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...