Fier, Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Fier, Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.05fier

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip "Beretta" dhe 7 copë fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave "Për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje", gjatë orëve të natës kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasi:

-N.O, 20 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli" Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targa të një mjeti tjetër, iu gjet dhe j'u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...