Tropojë. Arrestohet një shtetas për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera"

Tropojë. Më datë 18.07.2017, specialistët e Seksionit të Hetimit Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; Drejtoria Kukes 1M

-D.P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi;

Më datë 18.07.2017, në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjeksore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë konsumuar ushqim në lokalin (restorantin) e shtetasit D.P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga nenet 288 dhe 174 të K.Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...