Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 2017 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.06.2017, në Lanabregas, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, te Fresku, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.06.2017, në Bathore, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në Kamëz, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në lagjen nr. 6, Bathore, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në Laknas, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.06.2017, në rrugën Besim Alla, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Gjokaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.06.2017, në lagjen nr. 2, Kavajë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në qendër të Golemit, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.06.2017, në qytetin Elbasanit, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 04.06.2017, në qytetin Elbasanit subjekti politik, Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.
Më datë 04.06.2017, në qytetin e Belshit, subjekti politik i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 04.06.2017, në qytetin e Peqinit, subjekti politik i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.06.2017, në qytet Përrenjas, subjekti politik i Partisë Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017 në qytet Librazhd, subjekti politik i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në qytet Librazhd, subjekti politik i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 04.06.2017, në qytetin e Gramshit, subjekti politik i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 04.06.2017, në lagjen “Donika Kastrioti”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në lagjen “Jani Vruho”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në lagjen “Uznovë”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Bardhaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në fshatin Pashtraj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.06.2017, në Fier, subjekti politik  P.D.I.U, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Grabian, Mërtish, Spolat e Krutje, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.06.2017, në Divjakë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 04.06.2017, në Ballsh, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 04.06.2017, në fshatin Kaludh e qytetin e Këlcyrës, subjekti Partisë Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në qendër të qytetit Këlcyrë, në fshatin Ballaban e fshatin Goricë, subjekti i Partisë Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Gramsh, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në Pallatin e Kulturës Lezhë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Më datë 04.06.2017, në Qytetin Shëngjin, subjekti politik Libra, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 04.06.2017, në  Sheshin Kodra e Hanit Laçaj, qyteti Pukë, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në qytetin e Pukës, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa problem për rendin.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.06.2017, në qytetin Laç Vau Dejës, në ambient të subjekti politik PSD, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.06.2017, në fshatin Gryk-Çaje, fshatin Kalis e fshatin Bushtrice, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.
Më datë 04.06.2017, në pallatin e kultures “Hasan Prishtina”, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në fshatin Lojme, fshatin Pakisht e në fshatin Orgjost, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Viçidol, fshatin Kovaç e në fshatin Begaj, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.06.2017, në fshatin Dohoshisht, subjekti politik PDIU, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Krastë, Bulqizë, subjekti politik LSI, ka zhvilluar takim elektoral, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.06.2017, në qytetin Burrel e Komsi, Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në fshatin Derjan, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

Më datë 04.06.2017, në Ulëz, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezes”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Gumeni Moto”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Sami Frashëri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 29, banues në Sharrë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, në kryqëzim me rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, taxi, ka aksidentuar këmbësoren V.K, vjeç 64, banuese në Durrës, e cila ndërroi jetë në spital. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 27, banues në Tapizë, pasi në Bërxull, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  B.C,  vjeç  18, pasi dyshohet se në fshatin Qerret, duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.Ç, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në rrugën “Miro Tërbaçi”, te ish Akademia e Marinës, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Daeëo”, është përplasur me objektet anësore të rrugës. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Gjirokastër.
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi :
M.P, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në aksin rrugor të fshatit Poliçan, Bashkia Dropull, ky shtetas u kap duke transportuar me automjetin 6 (gjashtë) shtetas Sirianë, përkundrejt fitimit.
(Shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.D, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shefqet Ndroqi” Sauk, ka kanosur shtetasin A.K, vjeç 60, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.M vjeç 47, banuese në Shkozë, pasi dyshohet se, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka goditur me grushte shtetasen R.N, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 04.06.2017, në rrugën “Xhorxh Bush”, gjatë një konflikti, është dëmtuar lehtë me mjete prerëse në bark, një shtetas, i cili pasi kishte marrë ndihme mjekësore, ishte larguar nga spitali. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Tiranë
Ushtron dhunë ndaj fëmijëve të mitur në kopësht
Në pranga edukatorja e kopështit.
Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen:
D.R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi.
Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J.B. dhe M.L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën "Nikolla Lena", ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, te ish fusha e aviacionit, është vjedhur banesa e shtetases M.P, vjeç 29, banuese në Tiranë, ku i kanë marrë portofolin me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.06.2017, në rrugën ”Gazmend Zajmi”, një person i panjohur ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Tiranë, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 20, pasi dyshohet se më datë 04.05.2017, në rrugën ”Albanopoli”, ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Caanabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R.K, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sitki Çiço”, në banesë, ju gjet e bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.M vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive pronësie, ka kanosur shtetasit A.SH dhe F.K, vjeç 45 e 63, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 05.06.2017, në Allias, një punonjës Policie ka konstatuar se nuk ka gjetur armën e shërbimit në vendin ku e kishte mbyllur . Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, në banesë, ka kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 29, banues në fshatin Vishnje, Vaqarr, pasi dyshohet se në fshatin Vishnje, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin S.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D, vjeç 46, banues në Mëzez, pasi dyshohet se, në fshatin Prush Vaqarr, u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë lopën e shtetasit S.D, vjeç 45. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është autor i ngjarjeve datë 02.04.2016. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.H, vjeç 19, pasi dyshohet se vëllai A.H, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Ç, vjeç 62, pasi dyshohet se mënyrë të përsëritur, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit, P.Ç, vjeç 22, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.V,  vjeç  39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 5, ka goditur me grushte  shtetasin  T.Ç,  vjeç  57, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Durrës, më 05.06.2017.
Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen  e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Ushtrohen kontrolle nga Efektivet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë dhe Stacionin e Policisë Manëz.
Asgjësohen 100 bimë Cannabis Sattiva.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, Forcat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë dhe Efektivet e Stacionit të Policisë Kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj, në vendin e quajtur”Përroi i Mullirit” konstatuan dhe  asgjesuan me anë të djegies:
100 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët ishin të mbira në një terren më ferra dhe shkurrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës e punohet për kapjen e shtetasve A.Z dhe GJ.SH, vjeç 41 e 31, banues në Durrës dhe Fushë Krujë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë kanosur dhe  goditur me  mjete të forta shtetasin  I.Ç, vjeç 29, banues në Shkallnur. Nenet 84, 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.N, vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka   goditur me  grushta  shtetasin  M.Q,  vjeç  16. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, në lagjen nr. 13, është vjedhur banesa e shtetasit F.K, vjeç 69, ku kanë marrë 1 televizor, 2 kostume, 100 litra raki e sende të tjera shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.L, vjeç 55, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, u konstatua duke bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin F.L, vjeç 21, pasi dyshohet se babai M.L vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2017, në Rinas, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit L.R vjeç 27, i cili ndodhet në Gjermani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.06.2017 në fshatin Borake, pranë banesës, duke mbajtur disa dengje jonxhe shtetasi S.J, vjeç 65, aksidentalisht  ka rënë e është dëmtuar  në këmbë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.06.2017, gjatë natës, në fshatin Gjonme, pranë banesës, shtetasit B.L, vjeç 42, i kanë vjedhur targat e mjetit tip “Peugeo”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017 gjatë natës, në lagjen “Partizani”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases L.S, vjeç 52, ku kanë marrë 2 televizorë plazmë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.T, vjeç 19, banues në Cerrik, me leje drejtimi, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur vjeç 10, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 04.06.2017 në fshatin Shtëpanjë, shtetasi E.M, vjeç 38, banues në fshatin Shtëpanjë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një karrocë me kalë, si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i karrocës N.S dhe bashkëshortja V.S, vjeç 56 e 51, banues në fshatin Shtëpanjë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.K, vjeç 21, banues në fshatin Qukës,  pasi dyshohet se më datë 03.06.2017, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”  është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” me drejtues shtetasin E.D, vjeç 27, banues në Prrenjas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi E.D dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 34, banues në fshatin Vreshtas, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 04.06.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.SH, vjeç 20, pasi dyshohet se ka shqetësuar dhe ofenduar në telefon shtetasen J.P, vjeç 16. Neni 275 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.SH, vjeç 42, pasi dyshohet se vjehrra F.GJ, vjeç 75, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 39, banues në Pogradec, pasi në  Rruga “Rinia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.06.2017, gjatë natës, në oborrin e banesës së shtetasit M.B, vjeç 56, banues në lagjen “11 Janari”, i kanë vjedhur motorin “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip Beretta dhe 7 copë fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave Për kapjen e
personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, gjatë orëve të natës kanë goditur
një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasi:
N.O, 20 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Daullas, në mjetin e tij tip “Volksëagen”,
me targa të një mjeti tjetër, iu dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale
një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta”, të cilën e mbante pa leje si edhe një krëhër
me 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar
nga Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, në fshatin Zhupan, në banesë, shtetasit A.L vjeç 63, persona të pa identifikuar, duke ushtruar presion, i kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.GJ, vjeç 25 pasi dyshohet se e kunata, shtetasja S.M, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.H, vjeç 32, pasi dyshohet se vjehrri, shtetasi A.H vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  G.B, vjeç 38 banues në fshatin Paskuqan Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin F.K, vjeç 71, banues në fshatin Tërbuf. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 04.06.2017, në fshatin Cfir, është vet’helmuar me medikamente mjekësore shtetasja P.S, 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital Fier, nën kujdesin e mjekut. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
E.S, 30 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë.
L.B, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e këtyre dy personave, pasi më datë 04.06.2017, në lagjen “Pavarësia” janë goditur dhe kanosur për motive ende të paqarta nga 4 shtetas të tjerë duke mos kallëzuar emrat e tyre të cilët i njihnin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305, 84, 89, 25 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 04.06.2017, në kodrat e fshatit Panaja, në ullishte ka rënë zjarr, si pasojë janë djegur shkurre dhe ullinj. Gjatë punës për shuarjen e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi F.B vjeç 53, banues në Panaja, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.Ç, vjeç 44, banues në Sarandë, pasi dyshohet se shtetasi A.M, vjeç 63 banues në fshatin Çukë, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2017, në banesë, i ka vjedhur telefonin “Nokia”, me vlerë 100 euro, ku ishte duke punuar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Sarandë, për shtetasin T.Z vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 03.06.2017, dyshohet se ka vjedhur mushamanë mbrojtëse të mjetit tip “Benz” pronë e shtetasit P.S, vjeç 47, banues në Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.SH, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.06.2017, në Ksamil, ka kanosur me fjalë shtetasen V.SH, vjeç 38, banuese në Ksamil. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.B, vjeç 35 banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti B.B, vjeç 36, në banesë  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  për shtetasin E.A, vjeç 26, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në fshatin Vasjar, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motorin tip “Kinron”, me drejtues D.B, vjeç 22, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, me leje drejtimi, për pasojë janë dëmtuar D.B dhe pasagjerët E.XH e E.A, vjeç 25 e 50, banues në fshatin Vasjar e Lazarat, e ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.06.2017, rreth orës 12.30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë. Ky shtetas ka kallëzuar se më datë 03.06.2017, rreth orës 23:15, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga 2 persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit dispononin armë zjarri pistoletë , të cilët pasi e kanë ndaluar me automjetin e tij, e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi. U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 325 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, shtetasi P.P, vjeç 45, banues në Lezhë, kallëzon se, në qendër të Lezhës, te një pikë shitje biletash djali A.N, vjeç 16, i ka marre 11 euro pa pëlqimin e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.GJ, vjeç 41, pasi dyshohet se bashkëshorti GJ.GJ, vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 05.06.2017, në fshatin Shtoj i Ri, tre shtetas të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ.M, me anë të kërcënimit u kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit V.GJ dhe E.GJ, vjeç 26 e 23, banues në Spathar, pasi dyshohet se në Spathar, kanë goditur me grushte shtetasit GJ.D dhe F.N, vjeç 57 e 29, banues në Spathar e Balldre. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 04.06.2017, në fshatin Kodërboj, ne vendin e quajtur Shullani i Dedës, Njësia Administrative Qelez, Bashkia Pukë pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, një parcelë me sipërfaqe 22 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 18 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.06.2017, shtetasja H.I, vjeç 23, banuese ne Kukës, është transportuar në spital e Traumës Tiranë, pasi dyshohet se me datë 02.06.2017, në afërsi të shkollës, nga disa fëmijë duke luajtur, është goditur me top në kokë, e cila pasi ka marrë ndihmën në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, dhe është paraqitur përsëri në urgjencë, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë.
Informacion paraprak.
Njoftohemi nga salla operative Tropojë, se rreth orës 23.45 të datës 04.06.2017 në afërsi të banesës së shtetasit A.B., banues në fshatin Shoshan, Tropojë, është dëgjuar një shpërthim.
Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e hedhjes se një granate.
Grupi hetimor dhe ekspertët anti-eksploziv të ardhur nga Tirana, ndodhen në vendgjarje ku po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin L.L, vjeç 24, banues në fshatin Brest i Epër, pasi dyshohet se  në fshatin Kastriot, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen B.LL, vjeç 34, pasi dyshohet se më datë 04.06.2017, ka goditur me sende të forta kunatën e saj M.LL, vjeç 34. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë rrethit Gjyqësor Tirane, për shtetasin R.K, vjeç 35, banues në Tirane, pasi dyshohet se gjate kontrollit, ne dalje te Aeroportit Rinas, ju gjeten e bllokuan një sasi euro të padeklaruara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 04.06.2017, në fshatin Draç, në vendin e quajtur “grykëderdhje e përroit të mullirit të vjetër”, plazhi Shën Pjetër, Gjiri Lalëz, buzë bregut të detit, pronë publike, në zonë pyllëzuar, në territorin e bashkisë Durrës, njësia administrative Ishëm, territor i Stacionit të Policisë Manëz, në 4 parcela me sipërfaqe nga 100 m², u gjetën të mbjella 35 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 04.06.2017, në P.K.K, Kapshticë, në thellësi të kufirit, patrulla e shërbimit ka ndaluar shtetasin sirian A.B, vjeç 21, banues në Haleb, Siri, emigrant i paligjshëm. Në përfundim të intervistimit shtetasi do të dërgohet në Q.K.P, të Azilkërkuesve Babrru.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.M, vjeç 41, banues në Roskovec, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 01.06.2017, në afërsi të P.K.K, Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 04.06.2017, ne hyrje te SPKM, Qafe Morine-Tropojë, u kap shtetasi kosovar ne kërkim prej Autoriteteve te Kosovës, A.G vjeç 33 banues ne Peje. Iu dorëzua Policisë se Kosovës sipas procedurave përkatëse.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 51personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 14 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët.
13  persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje.
Janë kapur 13 persona në kërkim.
1 person i arrestuar për veprën penale Përndjekje.
Është arrestuar 1 person për veprën penale ” Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
1 i arrestuar për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”
2 persona të arrestuar për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
1 person për veprën penale “ Vetëgjyqësia”.
1 i arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Janë sekuestruar rreth 685 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri, 3 armë të ftohta (thikë), 36 fishekë dhe 8 krehëra.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 133 persona.

Gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:

- Vlorë.
Vijon operacioni masiv për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe kundër kultivimit të bimëve narkotike!
Në vijim në operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, goditet një tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë.
Bllokohet një mjet lundrues gomone me lëndë narkotike.
Sekuestrohen 685 kg lëndë narkotike.
Në operacion morën pjesë forca të shumta policore, si;
Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Force në bashkërendim të plotë me Guardia di Finanza.
- Vijon operacioni "Laguna e Vilunit" 
Në kuadër të procedimit nr.245 , viti 2014, në vijim të hetimeve të nisura nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe Drejtoritë e Policisë Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë, u finalizua Operacioni "Laguna e Vilunit".
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Gjirokastër e Vlorë u organizua puna për mbajtjen në vëzhgim të shtëpive, ambjenteve, vendeve ku dyshohej që qëndronin personat e përfshirë.
Si rezultat i punës të deritanishme u arrit të arrestoheshin shtetasit: A.RR., K.P., A. M., A. C.
Si dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë ku po punohet për kapjen e tyre.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...