Lezhë Vijon kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Lezhë, Vijon kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.19lezhe

Asgjësohen 170 bimë narkotike Cannabis Sattiva

Proçedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit

Më datë 18.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur Tanushë, në fshatin Zimaj në Lezhë, në një zonë të pyllëzuar , në një parcelë toke, u konstatuan 170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva me lartësi 90-150 cm të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Z.B. 60 vjeç, banues në Lezhë ( Kryetar i fshatit Zimaj ) për veprën penale "Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu punohet për identifikimin e kapjen e autorit /ve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

19lezhe1

19lezhe2

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...