Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 19.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 17.07.2017, ora 22:00, në pyllin e fshatit Kryezi, Petrelë, ka rënë zjarr i cili më datë 18.07.2017, ora 02:00 u fik plotësisht, ku nga verifikimet është djegur një sipërfaqe pylli me shkurre rreth 2 hektar. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 18.07.2017, ora 13:30, në fshatin Kameras, Krujë, në një kodër ka rënë zjarr ku po digjen shkurre dhe ferra, nuk rrezikohen banesa. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më datë 18.07.2017, ora 13:30, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në vendin e quajtur Kodra Dallake, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të pyllëzuar, ku digjen ferra dhe shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 14.07.2017, ora 11:45, në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 18.07.2017, ora 13:40, në fshatin Sulëzotaj, Lushnjë, në argjinaturën e lumit Shkumbin, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më datë 18.07.2017, ora 18:10, në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr ku digjen shkurre. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 18.07.2017, ora 13:15, në fshatin Kotë, ka rënë zjarr në zonën e kullotave, nuk rrezikohen  banesa. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më datë 18.07.2017, ora 13:30, në  fshatin  Drithas, në një kodër pranë  varrezave ka rënë zjarr, ku nga përhapja e zjarrit rrezikohen 3 banesa. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Më datë 18.07.2017, ora 13.45 në  fshatin Vergo, Delvinë, ka rënë zjarr në një zonë me kullota ku nga përhapja zjarrit rrezikohen disa ullinj. Shërbimet zjarrfikëse punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 18.07.2017 , ora 11:30, në Manati, Lezhë, në mal, sipër banesave, është rishfaqur një vatër zjarri. Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe e kanë në kontroll.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 18.07.2017, ora 11:15, në fshatin Mnele, Vau Dejës, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa një kateshe e shtetasit D.H, ku ka vetëm dëme materiale. Po kryhen veprimet me grup hetimor.

Më datë 18.07.2017, në fshatin Kukel, zjarri ka ardhur nga mali i Torovicës, Lezhë, është përhapur në kodrën e këtij fshati dhe vazhdon me intensitet të ulët.

Më datë 18.07.2017, ora 19:00, në Qafa e Pusit, Vau Dejës, në një terren malor tepër të thyer ka rënë zjarr në një pyll me pisha dhe ah. Zjarri është rreth 4-5 orë larg banesave dhe nuk mund të ndërhyhet nga zjarrfiksat.

Më datë 18.07.2017, ora 16:30, në fshatin Lumbardh, njësia Qafë Mali, Bashkia Fushë Arës, ka rënë zjarr në pyllin e lagjes “Markapjetra”, ku është djegur një sipërfaqe prej 1 hektar me pisha e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
Sektori për hetimin krimeve kompjuterike
Më datë 18.07.2017, shtetasi M. S,  ka bërë kallëzim se më datë 16.07.2017,  persona të pa identifikuar kanë ndërhyrë në faqen e internetit të Bashkisë Vlorë, duke ju ndryshuar të dhënat e sigurisë dhe administrohen nga ana e tyre. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Neni 293/b i Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.SH, E.SH, A.O dhe E.SH, vjeç 18, 21, 22 e 22, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’ Ark”, nga kontrolli në mjetin tip “BMW” (të E.SH), u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.SH, vjeç 55, banuese në Tiranë, me profesion notere, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e ka falsifikuar dokumentet, duke i  lëshuar një prokurorë të posaçme një shtetaseje për të aplikuar tek ZVRPP Tiranë për certifikatë pronësie, të banesës së shtetasit I.K, vjeç 68, banues në Tiranë. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.J, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi R.Z, vjeç 55, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se ka shpërdoruar detyrën. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.K, vjeç 52, banues në  Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, ka mashtruar duke i marrë një shumë lekësh shtetasit V.S, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, të shtetasit I.K nga veprimet e kryera shtohet vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me armë”, të një argjendarie, me pronar V.K, nga veprimet e kryera shtohet vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nenet 140 dhe 88 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 39, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” është përplasur me motorin  tip “Lifan” me drejtues D.F vjeç 46, banues në fshatin Yrshek, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.E, vjeç 51, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhenfize Keko”, shtetasi F.E duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me ciklomotorrin tip “Pegasus”, me drejtues K.A, i cili po parakalonte dhe për shkak të mungesës së skafandrës, ka pësuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G,  vjeç 18, banues në Paskuqan, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 
Specialistët për Narkotikët arrestojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjykata Italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprën  penale"Trafik droge".
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim  me Interpol dhe Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në vijim të punës së tyre për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:
D.M 38 vjeç,banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim dokumentash. 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Gjykata e Padovës Itali , datë 06.07.2017, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprën penale, "Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit"Mbi drogat".
Maksimumi i denimit 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u  ndalua shtetasi në kërkim S.K vjeç 29, banues në Kavajë  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Nenet 172, 25 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në
Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të operacionit të koduar “Specialisti”
bënë ekzekutimin e vendimit penal ndaj shtetasit:
F.F, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili është person nën hetim dhe ndodhet në I.E.V.P Durrës me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Në kuadër të një proçedimi penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim
penal më datë 17.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën
penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases:
F.K 46 vjeçe banuese në Elbasan
Arrestimi i saj, u bë pasi në ambientet e I.E.V.P Peqin, kur i ka dërguar ushqimet djalit të saj, shtetasit E.K., i cili vuan dënimin për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Elbasan
Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.GJ, 51 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar “Koordinatorja”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Dokumenta identifikimi fotokopje të shtetasve të ndryshëm
Çertifikata,
Leje kalimi në gjuhën Greke,
Një leje Qarkullimi automjeti
Formular i paplotësuar (bosh) që ka vulë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor
Automjeti i tij
Dokumenta të shtetasve të ndryshëm origjinale dhe fotokopje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.L, vjeç 30, banues në fshatin Plas, Korçë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen A.D, vjeç 56, banuese në fshatin Gurrë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.T vjeç 33, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në aksin rrugën Elbasan-Belësh, në fshatin Shozë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën “HONDA” pa targë, ka humbur kontrollin duke u aksidentuar dhe  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A. Sh, bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.07.2017,  në lagjen 11, Korçë, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit GJ.P, vjeç 24 banues në Korçë, është goditur nga një mjet tjetër i paidentifikuar, duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 08.07.2017, u referuam materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.M, vjeç 22, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Apollonia”, Fier, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga veprimet e kryera rezultoi se E.M është përdorues i lëndës narkotike.  Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Vlorë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe prodhim/ shitjes së lëndëve narkotike.
Goditen dhe dy raste të tjera të "Prodhimit e shitjes së kanabisit.
Sekuestrohen në të dy rastet rreth 9 kilogramë e 120 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase.
Në kuadër të masava të marra kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike policia ka konstatuar raste të tjera gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drithas, kryesisht në lagjen ''Mëhallë”.

Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë më datë 18.07.2017 kanë konstatuar në oborrin e shtëpisë së shtetases P.M., 52 vjeçe, banuese në Drithas, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva duke u djegur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.
Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj saj për veprën penale ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
U morë kjo masë ndaj shtetases P.M., pasi me gjendje shëndetësore rezulton e sëmurë me probleme mendore.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë,Vlorë, në vendin e quajtur ''Presaran'', në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushuar me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram.
Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.L vjeç 47 banues ne Orikum, pasi ka bërë kallëzim i vëllai, shtetasi L.L, vjeç 45, banues në Vlorë, se në emër të tij, ka lidhur një kontrate me OSHEE për furnizim me energji elektrike të aktivitetit privat në Orikum, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe nga  OSHEE, nuk është ndërprerë energjisë elektrike. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Më date 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë, për shtetasin S.M, vjeç 64, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të një dokumenti (akt lënie trashëgimie viti 1996) i ka marrë pronën vëllait, Z.M, vjeç 69, banues  Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës datë 16.07.2017, që bënë fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 18.03.2017, u ndalua shtetasi S.S vjeç 62, banues në Sarandë. Nenet  290 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit S.S dhe G.SH, vjeç 35 e 27, banues në fshatin Kolesjan, Kukës, pasi dyshohet se për tu pajisur me pasaportë, ka aplikuar me kartë identiteti të falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.G vjeç 59, banues në fshatin Kallmet i Madh, pasi në aksin rrugorë Balldre-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.M, vjeç 38, banues në Seedorfstrasse, Zvicër, pasi dyshohet se, në rrugën Lezhë-Milot, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen” është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi K.SH vjeç 25, banues në Ishull Lezhë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit “Benz”, DH.M, vjeç 25, banues në Ishull Lezhë, dhe drejtuesin e mjetit “Vosvagen” V.M të cilët morën mjekim në spital dhe u larguan në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për trafiqet e narkotikët
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Rrethina".
Sekuestrohen 115 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve ne D.V.P. Shkodër kanë goditur një tjetër rast.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Rrethina", ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
M.L 46 vjeç, banues në Shkodër:
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I vjeç 59 banues në Shkodër, pasi në bulevard “Zogu i Parë”, në kioskë ju gjetën e sekuestruan 100 paketa cigare pa pullë fiskale dhe pa licencë për ushtrim aktiviteti privat. Nenet 180 e 178/3 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 36, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Liria” tek rruga “Balshajve”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit B.H, A.M dhe S.M vjeç 40, 35 e 38, banues në fshatin Bicaj, Shtiqen e Pobreg, pasi dyshohet se nga kontrolli në serviset e tyre të automjeteve, u gjetën disa mjete pa dokumente.  Nenet 174 e 180 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P vjeç 47, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi dyshohet se në qytet, në lokalin e tij, në kohë të ndryshme, kanë shkuar për të marrë mjekim në spital 70 persona të helmuar nga ushqimi. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore. Nenet 288 e 174 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur P.A,  më datë 18.07.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, ku në prani të psikologes deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Shkurt 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi Eurosh, shtetasit T.SH, vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mihal Grameno”, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në muajin Shkurt 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh, shtetasit F.R, vjeç 79 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në rrugën “Amdi Garunja”, është vjedhur banesa e shtetasit Y.XH, vjeç 51, banues Tiranë, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në rrugën “Peti”, në parkingun e pallatit shtetasit B.B, vjeç 34 i kanë dëmtuar me çels mjetin tip ”Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.I, vjeç 50 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pasho Hysa”, ka pushtuar tokën e shtetasit S.M, vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Tiranë.
Informacion paraprak
Më datë 18.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Arkitekt Kasemi" është hedhur nga ballkoni një shtetase.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 - i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.P., vuante nga depresioni.
Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.I dhe A.M, vjeç 43 e 56, banues në  Baldushk,  pasi dyshohet se në fshatin Ballshaban, gjatë një konflikti të ndodhur, për kryerjen e disa punimeve L.I, ka kanosur bashkëshorten e A.M shtetasen S.M, vjeç 51, kurse A.M ka goditur me mjete të forta 3 punëtorët e L.I, shtetasit I.GJ, G.SH dhe B.P, vjeç 30, 27 e 44, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, nuk i ka liruar dyqanin e marr me qera dhe nuk i ka likuiduar lekët e qerasë, shtetases E.P vjeç 68, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.G, vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës, shtetasin S.L, vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në bulevardin “Bajram Curri”, afër lulishte “1 Maji”, për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, mjeti tip “Audi”, pronë e shtetasit R.K vjeç 23, banues në Tiranë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 55, banues në Tiranë, bazuar në nenin 107 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.R, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Babë Rexha”, ka goditur me grusht vëllain A.R vjeç 21. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kryqëzimin e rrugës “Osman Myderizi” me rrugën “Medar Shtylla”, ka goditur me grusht shtetasin G.M, vjeç 42 banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 18.07.2017, gjatë natës, në rrugën ‘’Josuf Gërvalla’’, është vjedhur banesa e shtetasit R.L, vjeç 32, ku kanë marrë një çantë me dokumente, një orë dore, një palë vathë, një varëse floriri dhe nje sasi lekesh.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, shtetasin A.M, vjeç 27, banues në Tiranë, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 e 236 të Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasin E.I, vjeç 25 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.S 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se , në rrugën “Siri Kodra”, gjatë kontrollit të lokalit për kapjen e të birit në kërkim ZH.S, vjeç 22, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”, ka kanosur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë F.L, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.M, vjeç 62 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, A.M, vjeç 55 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u ndalua shtetasi M.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, M.D, vjeç 22, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.L, vjeç 53, banues në fshatin Ferraj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin E.L vjeç 23 banues në fshatin Brrar. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.C, vjeç 58, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin XH.C vjeç 28 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Farkë e Madhe, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tezes, shtetasit A.H, vjeç 39. Punohet për kapjen e XH.C. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.M vjeç 42, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 32, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.N, vjeç 55, banues në Bathore, pasi dyshohet se në Bathore, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besëlidhja”, në furrën e bukës, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.U, vjeç 45, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake, pasi dyshohet se në Kamzë, në rrugën “Skënderbeu”, duke u konfliktuar, në gjendje të dehur, me shtetasin E.D, vjeç 30, banues në Tiranë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për t’u shoqëruar në komisariat. Nenet 248 dhe 236 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llambi Bonata”, ka goditur me grusht shtetasin R.P, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.B  vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, E.B, vjeç 29, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 27, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Prezë, nga kontrollit fizik, i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në aksin rrugor Fushë Prezë-Vorë, shtetasi grek D.P, vjeç 60, banues në Tiranë, duke lëvizur me mjetin tip “Kia” është goditur me mjetet të forta nga persona të paidentifikuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit E.R dhe E.B, vjeç 33 e 28, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se më datë 16.07.2017, në fshatin Kërçukaj, kanë kanosur me fjalë për jetën, shtetasin I.H, vjeç 20, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.S, vjeç 37, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Kavajë, në bulevardin “Josif Buda”, duke drejtuar me leje drejtimi italiane, mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin D.H, vjeç 51, banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spitalin e Durrësit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.SH, vjeç 31 banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, në fshatin Kryemëdhënjë, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike pa dokumentacionin përkatës e 3200 lekë. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës e punohet për kapjen e shtetasve A.D dhe E. T, vjeç 15 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr.13, në lokalin e shtetasit B.R, vjeç 56, banues në lagjen Nr.13, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur nje sasi lekesh. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.K vjeç 41, banues në Manëz, pasi dyshohet se në fshatin Shkallë, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.V, vjeç 36, banues në Rrushkull, pasi dyshohet se në fshatin Perlat, ka goditur me shkop, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasin L.S, vjeç 25, banues në Perlat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.GJ vjeç 34, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi F.GJ, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.07.2017, në lagjen 17, në shesh pushimin e katit te 11-të, në një  frigorifer i përshtatur si raft materialesh, pronë e shtetases  D.C, vjeç 53, banuese në lagjen nr.17, janë marre disa  vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.D, vjeç 34, pasi dyshohet se kunati, shtetasi P.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin D.S vjeç 36, banues në Arrameras, pasi dyshohet se, në Arrameras, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në fshatin Shkretë, në një livadh, i  ka ngordhur lopa shtetases D.M, vjeç 62, banuese në Shkretë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës  që bënë fjalë për largim nga banesa të shtetases M.S, më datë 16.07.2017, u paraqit vetë dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë per veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, më datë 18.07.2017, u kap shtetasi në kërkim B.XH, vjeç 28, banues në fshatin Karreç, Maminas. Nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë
arrestuar një tjetër shtetas, konkretisht:
L.D 53 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, i dënuar më parë për veprat penale “ Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”
L.D në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D. 37 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale “ Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/ a të
Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.B vjeç 18, banuese në Shijak, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi, shtetasi Z.N, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, falë ndërhyrjes së
shpejtë dhe profesionale kanë bërë të mundur parandalimin e
përshkallëzimit të pasojave të një konflikti familjar. Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Z.N 27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik”
Z.N në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B. 18 vjeçe.
Me të marrë njoftim menjëherë në ndihmë të shtetases së mësipërme kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe gjatë kontrolli të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm;
një kreher me 30 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 130/ a dhe 278/3 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen F.Z, vjeç 51, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në aparatin matës  të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në fshatin Benë, njësia Labinot Mal, bashkia Elbasan, në vendin e quatjur “Gurra e Korrës” në një pyll pronë publike, ambient i hapur, në një sipërfaqe territor i Komisariatit  Elbasan, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 21 bimë narkotike me lartësi 5-30 cm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit L.B, vjeç 49 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në lokal, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasin P.L, vjeç 57, banues në lagjen “Çlirimi”, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti, ka goditur me grushte shtetasin A.K vjeç 35, banues në lagjen “Çlirimi”. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017 shtetasi B.B., 43 vjeç banues në Golem Durrës, duke drejtuar mjetin e tij në fshatin “Përparim” Peqin dyshohen ti kenë dalë përpara dhe e kanë ndaluar dy mjete të tjera me 4 shtetas brenda. Personat e paidentifikuar dyshohen ti kenë thyer xhamin e parë të mjetit, e kanë goditur në trup me sende të forta, i kanë kontrolluar mjetin dhe më pas janë larguar menjëherë. Shtetasi B.B ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22, 139 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Belsh bënë arrestimin në flagrancë të
shtetasit:
R.E 57 vjeç banues në fshatin Kajan Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të
ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases T.E., 48 vjeçe dhe djalit të tij, shtetasit A.E., 25 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë  18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.V, vjeç 57, banues në fshatin Sutaj,pasi dyshohet se në fshatin Rrajcë Fushë, u kap duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017,është dërguar nga familjarët në spital, i vdekur shtetasi Xh.M.,
49 vjeç banues në fshatin Vulçan, Njësia Administrative Qëndër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se i ndjeri kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshkitur për shkak të terrenit që ka qenë dishezë. Ai i ka dalë përpara për ta ndaluar por mjeti e ka marrë përpara dhe personi ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurprisë së Rrethit Gjyqsorë Elbasan, për ngjarje aksidentale

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.Z vjeç 56, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në fshatin Vithkuq, në fabrikën e përpunimit të ujit, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasen A.SH, vjeç 84, banues në Vithkuq, pasi dyshohet se, në fshatin Vithkuq, në banesë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni Nr. 199/a/1 

Komisariati i Policisë Maliq
Maliq
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
B.F 19 vjeç, banues në fshatin Pirg-Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të mëngjesit të datës 18.07.2017, ky shtetas
dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.H, 47 vjeç, banues në Pirg, ku
ka mundur të përvetësojë orendi të ndryshme elektroshtëpiake, të cilat iu gjetën dhe iu
sekuestruan në cilësinë e provës materiale këtij të fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 18.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.T, vjeç 60, banues në fshatin Braçanj, pasi dyshohet se, në këtë fshat, nga pakujdesia, ka plagosur me armë gjahu shtetasin R.P, vjeç 51, banues në Braçanj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e proves material u bllokua arma e gjahut që i përket të dëmtuarit. Neni 91 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të komunikatës datë 03.07.2017, per veprën penale “Braktisja e Fëmijëve të mitur”, më datë 18.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen B.M, vjeç 26, banues në fshatin Rrëmenj. Neni  124 i Kodit Penal.

Më datë  18.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, vjeç 19, banues në fshatin Hudënisht, pasi në lagjen nr. 2 , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 45 banues në fshatin Piskupat, pasi në fshatin Piskupat, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K.M, vjeç 56, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.M vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.M, vjeç 32, pasi dyshohet se babai, shtetasi K.M, vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.07.2017, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.Ç, vjeç 50, banues në fshatin Vodëz, pasi dyshohet se në Golem, Kavajë, ka pushtuar tokën e shtetasit S.K, vjeç 58, banues në Golem. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet per kapjen e shtetasit P.V vjeç 38 i dënuar për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim bashkëjetuesja, B.B, vjeç 39, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Berat
Më datë 19.07.2017, njoftohemi se në një karburant në fshatin Poshnje, tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit shtetasit A.M.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Në bazë të pretendimeve të punonjësit të karburantit shtetasit A.M dyshohet se i kanë vjedhur një sasi lekësh.
Janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 18.07.2017, gjatë natës, në fshatin Sheqez, në pusin e ujit të shtetasit B.Q vjeç 57, është vjedhur pompa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.A vjeç 28, banues në fshatin Gegë, pasi dyshohet se u kap duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 17.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.S, vjeç 52 banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se  në fshatin Dushk, në afërsi të banesës, po ndërton një garazh pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.S, vjeç 15, pasi babai, shtetasi DH.D, vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.07.2017, në lagjen ‘’24 Maj’’, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, vjeç 49, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, shtetasi K.A vjeç 30, banues në Patos, kallëzon se më datë 17.07.2017, në lagjen “Ujë i ftohtë’’, dy persona e kanë goditur  me grusht. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.GJ, vjeç 55, banues në fshatin Dhërmi, pasi dyshohet se më datë 14.07.2017, në Dhërmi, në furrën e bukës, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.L, vjeç 55 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.H vjeç 72, banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Osman Haxhiu”, në banesën e shtetasit A.H, vjeç 57, duke punuar, ka shkelur rregullat e sigurimit në punë. Neni 289 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH, vjeç 33, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja, shtetasja I.B, vjeç 23 banuese në Vlorë, se e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht duke i shkaktuar fraktura në fytyrë dhe parakrah. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme, për shtetasen I.B, vjeç 23, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi F.SH vjeç 33 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin A.A vjeç 30, banues në Vlorë, pasi ka dëmtuar me mjetin një degë ulliri dekorativ tek Bashkia Vlorë.  Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.E, vjeç 33, pasi bashkëshorti, shtetasi P.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më date 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 39, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.K, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
DVP Vlorë
Delvinë
Policia zbulon dhe ndalon dy shtetas të cilët dyshohen se janë autorë të dyshuar në lidhje me diegien e një sipërfaqe të gjerë toke në fshatin Kalasë të Delvinës.
Ndalohen shtetasit:
K.ZH 45 vjeç, banues në Kopaçëz, Delvinë.
N.H, 36 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tyre, pasi nga hetimet e kryera kanë rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.07.2017, në fshatin Kalasë, Delvinë, ku është djegur një sipërfaqe prej 80 ha kullote dhe shkurre në Malin e Muzgësë.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim''. parashikuar nga neni 151 dhe 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 17.07.2017, në Finiq, tek “Urë Kanali Mesopotam”, ka rënë zjarr dhe janë 180 rrënjë ullinj, të shtetasit L.SH, vjeç 60, banues në Mesopotam. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur nga këputja e një teli të linjës elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.B, vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, në lagjen Nr. 2, iu gjetën dhe sekuestruan 13 kompjuterë lojëra fati. Nenet 180, 107 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datën 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.X, vjeç 65, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Pllakë”, ka pushtuar tokën e shtetasit R.SH, vjeç 78, banues në Gjirokastër. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.Ç, vjeç 57, banues në fshatin Kakoz, pasi dyshohet se më datë 17.07.2017 në vendin e quajtur  “Baranga”, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale  1 armë gjahu teke pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.G, vjeç 20, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se më datë 17.07.2017, ka goditur me grusht, shtetasin SH.K, vjeç 68, banues në këtë fshat.  Neni 90 i Kodit Penal.

Përmet.
Finalizohet me sukses operacioni "BEFASIA".
Sekuestrohen 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Asgjësohen 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në ambientet jashtë shtëpisë së shtetasit P.B kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  u krye kontroll në këtë ambjent.
Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi:
P.B 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal
Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 18.07.2017, në fshatin Izvor, në vreshtin e shtetasit A.H, vjeç 72, i kanë  shkatërruar 15 shtylla betoni të rrethimit të vreshtit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.07.207, gjatë kontrollit të teritorit, në fshatin Selckë e Madhe, Njësia administrative Buz, në territorin e Bashkisë Memaliaj,  pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Stacioni  Memaliaj, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të mbjella në mënyrë natyrale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin M.Q, vjeç 28, banues në Tropojë, bazuar në nenin 103 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 18.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Z, vjeç 37, pasi dyshohet se i vjehrri, shtetasi P.Z, vjeç 75, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 18.07.2017, në fshatin Kallmet i Vogël, banesë, është vetëvarur shtetasi Z.S vjeç 59. Nga veprimet e kryera rezultoi se vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në fshatin Tresh është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit N.P vjeç 64, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.GJ vjeç 42, banues në Lezhë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes V.GJ vjeç 31 të cilës ju plotësua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.07.2017, në fshatin Torovicë është djegur banesa e shtetasit P.M vjeç 50. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ka qenë nga një shkëndi elektrike në një shtyllë të vendosur jashtë kushteve teknike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 18.07.2017, gjatë natës, në Laç, shtetasit L.L, vjeç 46, banues në Laç, kanë tentuar ti vjedhin lokalin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017,  në parkingun e kishës së “Shen Ndout”, shtetasi A.GJ, vjeç 35, banues në Milot, duke rregulluar një çadër dielli, aksidentalisht është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin S.B vjeç 52, banues në Milot, pasi dyshohet se në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e S.B. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Kurbin
Më datë 18.07.2017, në Fushë Milot , Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç,( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv, po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv”parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.L vjeç 51, banues në fshatin Gruda Re, pasi dyshohet se në rrugën e Markates, ka vjedhur motoçikletën, në pronësi të shtetasit V.S, vjeç 73 banues në lagjen “Tre Heronjte”, te cilën e ka braktisur rreth 500 metër më larg. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, vjeç 28, banues në fshatin Dobrac, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, në lagjen “Rus”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 18.07.2017, në fshatin Mnele, në banesën qe është perdor si magazine të shtetasit D.H, vjeç 48, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.D vjeç 40, banues në fshatin Lepushë, pasi dyshohet se shtetasja L.D, vjeç 61, banues në fshatin Budaç, ka bërë kallëzim se më datë 04.07.2017, në rrugën e fshatit, e ka kanosur me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen SH.H, vjeç 55, banuese në Bajram Curri, pasi dyshohet se  në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e saj. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin J.C vjeç 52 banues në Krumë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin L.SH, vjeç 52, banues në Krumë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.2, në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Dibër, për shtetasin A.T, vjeç 57, banues në Dohoshisht, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e kompanisë OSHEE, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin XH.M vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në fshatin Ostren, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 18.07.2017, gjatë natës, në Burrel, është vjedhur banesa e shtetases F.D, vjeç 34, ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin S.P, vjeç 28, banues në  fshatin Gurrë e Madhe, pasi dyshohet se  më 17.07.2017, te “Hurdha e Dakolajve”, ka goditur me  grushte shtetasin  G.M, vjeç 17, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.P, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar pasaportën biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

Interpol Tirana
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, F.M vjeç 33 lindur në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.899, datë 10.06.2009, ka dënuar me 11 vjet burg shtetasin, F.M për kryerjen e veprës penale të “ Vrasje me dashje e mbetur ne tentative" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake e municionit" te parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes:
Në vitin 2007 ky shtetas me shtetasin S.K, ka tentuar te vrasë me armë zjarri shtetasin E.K
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit B.Ç dhe J.V, vjeç 34 e 27, banuese në Nepravishtë, Gjirokastër, pasi dyshohet se në në vendin “Gryka e Bugazit” Peshkëpi, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 18.07.2017, në  afërsi te piramidës 28, Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim policor F.H, vjeç 32, banues në Lushnjë, pasi më datë 01.07.2017, është larguar nga banesa pa adresë.

Më datë 18.07.2017, në aksin rrugor Gjirokaster–Kakavijë, nga sherbimet e kufirit u kapen shtetasit e mitur nga Maroku, A.K, I.K dhe M.B, vjeç 16, 16 e 17. Në pamundësi të shërbimit social intervistimi i tyre do të bëhet më datë 19.07.2017.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 18.06.2017, në PKK Hani-Hotit, u kap shtetasi maqedonas në kërkim, I.A vjeç 47, banues në Tiranë, pasi disa shtetas shqiptarë, kanë bërë kallëzim për mashtrim në shuma të konsiderueshme parash për ti punësuar në Dubai. Neni 143/2 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...