Policia e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Policia e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar. 1Drejtoria PPSH.1

Sot më datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi:

Ky duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan për kopetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktivë në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore” , vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...