Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara”, z.Adrian Nessel. 19.07.2017

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara”, z.Adrian Nessel.  (për video klikoni mbi link) osebe-5941

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara” Kreut të Departamentit të Bashkëpunimit në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, z.Adrian Nessel.

Ndërkohë gjatë ceremonisë, Kreu i Departamentit të Bashkëpunimit në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri z.Adrian Nessel ka dhuruar Çertifikatë për Drejtues Gentian Mullaj, në shenjë vlerësimi për punën dhe kontributin e tij në procesin zgjedhor .

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në shenjë mirënjohjeje personale dhe të institucionit, për kontributin e jashtëzakonshëm të z.Nessel dhënë në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe policimit në Shqipëri si dhe për asistencën mjaft të vyer në forcimin e kapaciteteve, në përmirësimin e legjislacionit, i ka akorduar “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara" z. Adrian Nessel, me motivacionin:

“Për kontribut të çmuar dhe asistencën e dhënë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të strukturave të Policisë së Shtetit, përmirësimin e legjislacionit, rritjen e bashkëpunimit me agjensitë partnere ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin me sukses të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe përafrimin me standardet europiane të policimit.”

Gjatë fjalës së tij z. Çako, ka theksuar se gjatë shërbimit të tij në Shqipëri z. Nessel ka dhënë kontribut të spikatur në:

-Mbështetje të reformave në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kontribuar në hartimin e disa ligjeve dhe akteve nënligjore për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit;

-Rritjen e kapaciteteve të forcave RENEA nëpërmjet dhurimit të pajisjeve, trajnime specifike dhe ndihmë logjistike;

-Mbështetjen e njësisë anti-eksploziv;

-Asistencën për policinë shkencore sidomos në aspektin e ADN-së;

-Mbështetjen për policimin në komunitet; hetimin e krimit, krimet e rënda dhe atë të organizuar.

-Vlen të veçohet gjithashtu se z. Nessel ka arritur të gjejë financim dhe ka koordinuar punën për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme si dhe ka kontribuar në shkatërrimin e municioneve të tepërta duke e kthyer Shqipërinë në një model të demilitarizimit.

Kreu i Departamentit të Bashkëpunimit në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri z.Adrian Nessel, ka shprehur falënderimet e tij për këtë vlerësim nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për Policinë e Shtetit si institucion dhe të gjithë kolegët më të cilët ka bashkëpunuar gjatë këtyre 6 viteve, duke theksuar përpjekjet e përbashkëta për të bërë gjëra të mira dhe për ta bërë jetën e qytetarëve Shqiptarë më të sigurt.

"Drejtor i Përgjithshëm, miq, kolegë! Siç e thatë, në 6 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Me shumë prej njerëzve që janë këtu, unë kam punuar gjatë këtyre viteve. Të gjithë ne jemi përpjekur për të bërë gjëra të mira dhe ta bëjmë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt.
Në fakt ndihem i nderuar, të jem këtu sot, përpara juve të gjithëve. Unë erdha këtu për të bërë punën time siç të gjithë bëjmë, por ju po më nderoni me diçka të veçantë. Për të gjithë ata që nuk e dinë unë do të lëviz me punë në Shkup, në misionin e OSBE-së atje.
Ajo që do të them për punën e departamentit tim në Shqipëri, është që me fonde të kufizuara ne kemi arritur të bëjmë gjëra të mëdha, kështu që kjo çertifikatë që mora sot, i takon dhe stafit tim.

Faleminderit shumë të gjithëve që ishit të pranishëm sot, besoj do të takohemi sëbashku dhe në të ardhmen."

Në vijim z.Nessel ka dhuruar Çertifikatë për Drejtues Gentian Mullaj, në shenjë vlerësimi për punën dhe kontributin e tij në procesin zgjedhor me motivacionin ”Roli i Policisë gjatë procesit zgjedhor” gjatë së cilit u angazhua maksimalisht në procesin e trajnimit për mbi 6000 punonjës të Policisë, përsa i përket procesit zgjedhor.

"Dua të dhuroj një çertifikatë për z.Gentian Mullaj, i cili nuk është i pranishëm sot, por Drejtori i Përgjithshëm do ta pranojë për mua.
Siç e dini prezenca e OSBE-së ka kontribuar në procesin zgjedhor dhe Genti u angazhua maksimalisht në procesin e trajnimit për mbi 6000 punonjës të Policisë, përsa i përket procesit zgjedhor.

Ai ndodhet në Bari me një delegacion, por ai tashmë ai e di për këtë certifikatë, pasi e lajmëruam nëpërmjet whatsapp-it.
Fakti që ai merr këtë certifikatë është sepse ne vlerësojmë punën që ai bëri së bashku me ne për procesin zgjedhor."

osebe-5954

osbe-0010

osebe-5972

certifikata-osbe-0034

IMG 6171

osbe-0063

 

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...