Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.06.2017, ora 10:00 deri 11:30, në rrugën “Lord Bajron”,  subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme.

Më datë 05.06.2017, ora 18:00 deri 19:30, te ish Uzina e autotraktorëve, në Shkozë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 18:45 deri 19:30, te ish Uzina e autotraktorëve, në Shkozë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.06.2017, ora 19:00 deri 20:30, në rrugën e “Durrësit”, përballë pallatit të sportit,  subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.06.2017, ora 19:45 deri 20:15, në Kinostudio, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.06.2017, ora 18:10- 18:55, në qendër Kamzë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.06.2017, ora 19:45 deri 20:10, në Yrshek, pranë shkollës 9 vjeçare, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 21:00 deri 21:45, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, Kombinat, subjekti politik Partia Republikane, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.06.2017, ora 17:05-17:45, në Vorë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 05.06.2017, ora 18:00-18:40, në fshatin Kryevidh, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 18:50- 19:20, në fshatin Stërbeg, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë  05.06.2017, ora 16:00-17:00, 17:00-18:00, në fshatrat Mamël, Katund i Ri, Bradashesh dhe në lagjen “5 Maj”, Elbasan, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 4 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.06.2017, ora 13:00-14:00, 14:00-15:00 dhe 16:00-17:00, në fshatrat Katerlis, Oban dhe Plepas, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017 ora 12:00-13:00, 14:00-15:00, 16:00-17:00 dhe 18:00-19:00, në fshatrat Tunjë dhe Jançë subjekti politik politikë LSI, zhvilloi 4 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 05.06.2017, ora 14:00 deri 16:00, ne fshatin Zvirinë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.06.2017, ora 11:30–14:00, 14:00 14:30 dhe 19:00 - 21:00, në fshatin Velabisht dhe në pedonale, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 05.06.2017, ora 17:00–18:00 dhe 18:00-19:00, në qytet e në fshatin Poshnje, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 05.06.2017, ora 11:00–12:00, në qytetin e Poliçanit, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.06.2017, ora 17:10-18:10 dhe 19:00-20:10, në fshatrat Ruzhdie dhe Zharrëz, bashkia Patos, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datën 05.06.2017, ora 19:30-20:30, në lagjen “Varrosh”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datën 05.06.2017, ora 20:50-21:50, në fshatin Picar, subjekti politik LSI, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.06.2017, ora 19:00 deri 20:00, në fshatin Ishull Lezhë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 18:00 deri 19:00, në fshatin Grykë  Manati, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Më datë 05.06.2017, ora 17:00 deri 18:00 dhe 18:00 deri 19:00, në fshatrat Balldre dhe Gocaj, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.06.2017, ora 18:00 deri 19:00, në fshatin Velipojë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.06.2017, ora 10:00 deri 11:00, në qytetin e Kukësit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 16:30 deri 17:30, 17:45 deri 19:00 dhe 19:20 deri 20:30, në fshatrat Gabricë, Kolesjan dhe Bushat, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 16:30 deri 18:30 dhe 19:30 deri 20:20 në fshatrat Bardhoc e Shtiqën, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 05.06.2017, ora 13:00 deri 14:00, në qytetin e Bajram Currit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 05.06.2017, ora 11:25 deri 12:15 në qytetin e Krumës, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.06.2017, ora 16:00-17:30 dhe 17:30-18:30 në fshatrat Okshatinë e Shupenze, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 05.06.2017, ora 15:00- 6:30, 17:00-18:30 dhe 19:00-20:30, në fshatrat Okshatinë, Homesh dhe Boçevë, Shupenzë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për hetimin e Krimit Ekonomik Financiar
Sektori për hetimin e korrupsionit
Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Sot më datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi:
Ky duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktivë në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore” , vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.R, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nenet 283/a, 22 e 25 të Kodit Penal.

Tiranë
Finalizohet operacioni "Star".
Kapet 39 vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë finalizuar operacionin "Star", duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
F.Q, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar në mënyrë të paligjshme motomjetin tip “Honda CBR 600” i vjedhur në një nga vendet e komunitetit Europian. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Z, vjeç 49, bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 41, banues në Tiranë, administrator i një firme private, pasi dyshohet se gjatë kontrollit në këtë kompani, u gjetën mangësi në dokumentacion. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetases H.G, vjeç 46 banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.GJ, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi, V.H vjeç 33, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.H, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motokaron tip “Shifeng”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasit S.M dhe A.L, vjeç 37 e 37, banues në Tiranë e Durrës, pasi dyshohet se në Shkozet, tek rrethrrotullimi, S.M duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me triçiklin “Piaxho” drejtuar, pa leje drejtimi, nga A.L, ku për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, shtetasja S.L, vjeç 33, banuese në Durrës, pasagjere tek triçikli. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Gramsh
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “START”.
Sekuestrohen 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “START”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.P, 34 vjeç banues në Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe Automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.GJ, vjeç 33, banues në Librazhd, ekonomist, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja V.O, vjeç 46, banuese në fshatin Dardhë, se prej vitit 2011-2016, duke shpërdoruar detyrën, nuk i paguar sigurimit shoqërore dhe disa orë mësimi. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.B, vjeç 60, banues në fshatin Gostimë, pasi dyshohet se në fshatin Gostimë, ka falsifikuar hartën treguese të tokës të shtetases D.P, vjeç 75. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi  E.M, vjeç 38, banues në fshatin Shtëpanj, me leje drejtimi, pasi më datë 04.06.2017, në aksin rrugor Cërrik Gramsh, në fshatin Shtëpanj, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me një karrocë me kal, e drejtuar nga shtetasi N.S, vjeç 56, banues në fshatin Shushicë, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i karrocës dhe bashkëshortja V.S, vjeç 52, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 36, banues në Berat, pasi në Urën Vajgurore, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 33, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, pasi dyshohet se më datë 22.05.2017, ka aplikuar për pasaportë Biometrike me gjeneralitetet e shtetasit V.M, vjeç 29, banues në fshatin Lapulec. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, ka bërë kallëzim shtetasi A.F, vjeç 64 banues në Fier, se tek dyqani në lagjen “15 Tetori”, tre persona të pa identifikuar, kanë blerë, disa rroba dhe i kanë dhënë një kartëmonedhe 100 euro, të falsifikuar. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier Neni 183/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni "LUNDRIMI FUNDIT"
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas
Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Më datë 05.06.2017 si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u finaluzua me sukses operacioni "Lundrimi i fundit", ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P.M, 40 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër,
M, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër,
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motorr, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoj 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’ Neni 283 /25 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Z.Z, 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 02.06.2010, ka paraqitur dokumente noteriale të falsifikuara, duke përfituar padrejtësisht një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit Q.Z, vjeç 59, banues në Durrës. Neni 186 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.06.2017, gjatë natës, në rrugën ”Pasho Hysa”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.T, vjeç 32, ku kanë marrë një sasi eurosh, një orë dore dhe një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait, A.H, vjeç 57. Punohet për shoqërimin e M.H. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 41 pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nëpërmjet një transaksioni me një kompani private, i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit A.M, vjeç 46, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e Ramizit. Neni 143 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasve amerikan të mitur, T.B dhe T.B, më datë 05.06.2017, u gjetën dhe ju dorëzuan familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë
Më datë 05.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arrestuar shtetasen:
A.B, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase më datë 31.05.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr 1, duke kallzuar se dy fëmijët e saj të mitur, T.B. dhe T.B., që nga data 30.05.2017, janë larguar nga banesa.
Shërbimet e Rendit të Komisariatit Nr 1, kanë gjetur duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjik, shtetasit e mitur të sipërpërmendur.
Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.
Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturve", parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal

Më datë 05.06.2017, në rrugën “Bajo Topulli”, pranë Kryegjyshatës, është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka gjetur vdekjen, shtetasja E.K, vjeç 50,   banues në  Tiranë, e cila vuante nga depresioni. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për  vlerësim.

Më datë 05.06.2017, shtetasi E.GJ, vjeç 23, banues në Babru Kamëz, ka barë kallëzim, se në rrugën “Rrapo Hekali”, në ambientet e një supermarketi, ku punon si manaxher, dy persona të moshës rreth 20 vjeç, i kanë vjedhur telefonin celular. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mihal Grameno”, ka kanosur për jetën, shtetasin A.M, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve S.S dhe E.E, vjeç 21 e 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kanosur me pistoletë, shtetasin A.B vjeç 21, banues në Tiranë. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S vjeç 22 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, te Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, ka shkatërruar bravën e derës së arkivit, në zyrën e shtetasit D.K, vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e J.S. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, në rrugën “Ymer Kurti”, shtetasi A.E, vjeç 60, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për ngjarjen aksidentale.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.M, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para disa muajve, ka mashtruar duke i marrë një sasi lekësh, shtetases F.SH, vjeç 51, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.06.2017, në rrugën “Don Bosko”, është vjedhur me thyerje një supermarket në administrim të shtetasit E.S, vjeç 31, banues në Tiranë, ku kanë marrë kasafortën me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,
për vlerësim, pasi më datë 04.06.2016, rreth orës 23:20, tek një Maternitet, ka shkuar
shtetasja M.S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte 9 muajshe shtatëzanë, ku pasi
ka bërë ekon, rezultoi se fëmija kishte vdekur në bark. Pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor
e fetusit, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mersin Jakupi”, pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasit SH.K, vjeç 54, banues në Tiranë, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur çantën e dorës, me dokumente personale, portofolin, disa karta banke dhe 2 çelësa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.B, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në rrugën “Jezerca”, është konstatuar duke kryer ndërtim, pa leje. Nenet 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova“,ka kundërshtuar në detyrë, punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.06.2017, në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, është rrëzuar 1 pishe, e cila ka bllokuar rrugën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.F vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin XH.ZH vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.E, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Endri Keko”, në oborrin e banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.I, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës, L.I, vjeç 41, banues në Tiranë.Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, në lokalin në përdorim, ju gjetën dhe sekuestruan 4 makineta lojra fati, pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.TH, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, në lokalin në përdorim, ju gjetën dhe sekuestruan 4 makineta lojra fati, pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.Z,  vjeç 76, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me shkop vëllain, XH.Z,  vjeç 70. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P vjeç 49, i dënuar më parë në Itali, pasi dyshohet se më datë 05.06.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, F.P, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Ç, vjeç 62 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht dhe ka kanosur shtetasen S.F, vjeç 53, banuese në Tiranë. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.D dhe A.D, vjeç 52 e 36, banues në Tiranë e në fshatin Vishnje, pasi dyshohet se në fshatin Vishnje, për motive pronësie, kanë kallëzuar njeri tjetrin për pushtim të tokës. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit G.RR, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pavaresia”, Mëzez, ka goditur me sende të forta shtetasin E.Ç, vjeç 25, banesë në Mëzez. Neni 89 i Kodit Penal.


Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit O.Z vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, në banesën me qera të shtetases K.C, vjeç 21, banuese në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur pa thyerje një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në autostradën Golem-Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Agonas, ka vjedhur një viç dhe një lopë, të shtetases M.T, vjeç 39. Punohet për kapjen e A.P. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.P, vjeç 49, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, i  dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka dhënë masën e sigurimit “Arrest në burg“, për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 05.06.2017, në qytet, në banesë shtetasi N.XH, vjeç 22, në gjendje të dehur, ka tentuar të presë damarët e dorës, me thikë, i cili pasi ka marrë mjekimi në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Më datë 05.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 28, banues në Rrogozhinë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”. Neni 199/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.06.2017, shtetasja SH.R vjeç 22, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa motra, shtetësia P.R, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 05.06.2017 shtetasja A.X, vjeç 41, banuese në Tiranë kallëzon se në fshatin Goxhas, në një pikë karburanti, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, gjatë natës, në lagjen 13, është  vjedhur mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit E.T, vjeç 32, banues në lagjen 13, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç, vjeç 21, banues në Nikël, Krujë, pasi në Shkafane, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.K, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 13, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases L.K, vjeç 47, banuese në Durrës, ku ka marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u  ndaluan  shtetasit A.GJ dhe V.B, vjeç 22 e 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se shtetasi B.J, vjeç 51, banues në Shijak, ka bërë kallëzim se, më datë 17.03.2017, tek Gjiri Lalësit, në bashkëpunim, në lokal, kanë vjedhur një pajisje, për pjekje mishi dhe më datë 27.05.2017, në  kasollen e shtetasit A.L, vjeç 43, banues në Shënpjetër,  kanë vjedhur pajisje për peshkim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.J, vjeç 32, banues në fshatin Shetaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më  datë 05.06.2017, shtetasi A.B, vjeç 40, banues në fshatin Qukës, kallëzon se më datë 03.06.2017, një firmë private ndërtuese, në fshatin Karkavec, i ka dëmtuar kabullin optik për transmetimin  e internetit dhe televizorit kabllor. Neni 161 Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, vjeç 66, ku kanë marrë disa bizhuteri me vlerë si dhe mjetin tip “Benz” i parkuar para banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.D, vjeç 50, banues në fshatin Qukës, pasi dyshohet se në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në fshatin Qukës, duke drejtuar  mjetin tip “Ford” është përplasur me motorin tip “KMT”, me drejtuese shtetasen A.I, vjeç 38, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesja motorit e cila mori ndihmën mjekësore dhe doli nga spitali. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin G.XH, vjeç 36, banues në fshatin Xhyrë, pasi dyshohet se në datë 05.06.2017, në fshatin Xhyrë, ka dëmtuar xhamin e parë të mjetit tip “Benz” pronë e shtetasit A.B, vjeç 43, banues në fshatin Xhyrë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.06.2017 në lagjen “Sporti”, në një lokal, duke pirë kafe, është ndjerë në gjendje të fikëti shtetasi A.LL vjeç 50, banues në Gramsh, i cili u dërgua në gjendje kome në spital. Nga veprimet e kryera, rezultoi se gjendja e komës ka ardhur nga “Cromo Celebrale”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.06.2017, në fshatin Mborje, në banesën e shtetasit Y.K, vjeç 66, ka rënë zjarr, ku është djegur  komplet banesa. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga  amortizimi i rrjetit elektrik pasi banesa nuk është e banueshme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017,  u ndalua shtetasi E.K, vjeç 31, banues në Korçë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, urdhëroi ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhja”. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.N, vjeç 52, pasi dyshohet se bashkëshorti, V.B, vjeç 54 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen K.T, vjeç 56, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në  banesë u konstatua se po bënte ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.06.2017, gjatë natës, në banesë, shtetasit V.Z, vjeç 51, banues në Berat, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materiali u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen R.M, vjeç 33, banues në fshatin Velabisht, pasi dyshohet se në lagjen “Jani Vruho”, në një ndërtesë, pronë e shtetases G.T, vjeç 25, banuese në lagjen “Çlirim”, e ka kërcënuar duke djegur disa kuti kartoni në katin e parë të objektit. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit Xh.A, J.P dhe E.I, vjeç 18, 17 dhe 18, pasi dyshohet se Xh.A dhe J.P, kanë goditur E.I, duke prishur qetësinë publike, kurse E.I, ka kanosur me një mjet prerës, Xh.A dhe J.P. Nenet 274, 25 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit E.M dhe T.M, vjeç 39 e 30, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 05.06.2017, janë konfliktuar dhe kanë kanosur shtetasin V.Q, vjeç 64, banues në Kuçovë, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 274, 242, 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Divjakë
Informacioni i plotë në lidhje me aksidentin e ndodhur më datën 05.06.2017 në qytetin e Divjakës.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A.Ç, 25 vjeç, banues në fshatin Mëlçias, Divjakë, pasi:
Në aksin rrugor Shën e Premte-Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”ka aksidentuar këmbësorin Th.B, 70 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasin A.S, vjeç 37, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Fiershegan, duke drejtuar mjetin tip “KIA ” është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I.Ç, vjeç 54, banues në fshatin Remas, Divjakë, e për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “KIA”, shtetasit M.SH dhe shtetasi E.S, vjeç 75 e 14, banues në Kuçovë e Rroskovec, të cilët ndodhen në spitalin, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 05.06.2017, shtetasi I.S, vjeç 44, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia I.S, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.G, vjeç 54, banues në Poro, pasi dyshohet se më datë 04.06.2017, në Poro, është konstatuar se ka ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, shtetasi R.J, vjeç 64, ka bërë kallëzim, se vazhdimisht, persona të panjohur, i shqetësojnë në telefon vajzën, shtetasen S.J, vjeç 16. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka arrestuar një person në kërkim të dënuar me 4 vite e 5 muaj burg.
Arrestohet shtetasi:
GJ.M, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit GJ.M pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin nr.593, datë 03.12.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 5 muaj burg.

Më datë 03.06.2017, në lagjen “24 Maji”, gjatë natës, te ish stacioni i mallrave, janë vjedhur disa hekurishte të vagonëve jashtë funksionit, pronë e stacionit hekurudhor, Vlorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M, vjeç 19, banues në Gjashtë, pasi dyshohet se në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar mjetin tip “Xhip”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren, shtetasen A.K, vjeç 20, banuese në Gjashtë, e cila mori mjekimin në spital dhe u largua për në banesë. Nenet 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.P, vjeç 26, banues në Konispol, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P.A, vjeç 21, banues në Sarandë, se më datë 04.06.2017, e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen O.S vjeç 26, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në “Qafë Muzinë”, në lokalin e saj, i ka vjedhur një unazë floriri shtetasit B.T, vjeç 41, banues në fshatin Lazarat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 18, banues në Lezhë, pasi në qytet, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” që drejtohej nga shtetasi A.D, vjeç 33, banues në Lezhë, me leje drejtimi, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.S vjeç 30, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes D.S, vjeç 21, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 26, banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin “Loncin” gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me shkelm inspektor N.SH, vjeç 49, banues në Lezhë. Nenet 236 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit A.M, I.S, V.S, M.K dhe L.L, vjeç 38, 25, 41, 52 e 56, banues në Lezhë, L.L, administrator i një firme private, pasi dyshohet se L.L shkakton ndotje të ajrit gjatë transportit të mbeturinave, ndërsa A.M, I.S, V.S, M.K në lagjen “Skenderbeg” kanë organizuar manifestim të paligjshëm duke protestuar për ndotjen e ajrit. Nenet 201 e 262 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 30, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, D.S, vjeç 21, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.06.2017, shtetasi S.T, vjeç 48, banues në Shullaz, Krujë, kallëzon se në Laç, në ambientet e ish uzinës së bakrit, është shembur një mur me gjatësi 5 m dhe lartësi 3 m. Punohet për përcaktimin e shkakut të rrëzimit të këtij muri. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.L, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së mitur S. L, vjeç 13. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.K, vjeç 32, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur me fjalë shtetasin N.D, vjeç 54, banues në Bardhaj. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, në fshatin Shtoj Ri, shtetasi F.M, vjeç 24, banues në Shkodër, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhune banesën e shtetasit GJ.M, vjeç 78 ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për kapjen e F.M identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, në fshatin Golem, te tregu i bagëtive, shtetasit M.K, vjeç 51, i kanë vjedhur motoçikletën tip “Armondo”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.Ç, vjeç 42, banues në Shkodër, me probleme mendore, pasi dyshohet se në lagjen “Guerile”, ka përplasur për tokë shtetasin SH.B, vjeç 71, banues në lagjen “Guerile”, i cili mori mjekimin në spital, pa probleme për jetën. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.F, vjeç 25, banues në lagjen Shkodër, pasi dyshohet se në një market i ka vjedhur telefonin Phone-5, shtetases L.P, vjeç 60, banuese në Velipojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.H, B.N, I.M, A.K, E.SH, A.K, L.LL, A.B, R.H, E.H, A.H, P.B dhe G.N, vjeç 35, 61, 53, 26, 33, 28, 29, 56, 23, 29, 49, 62 e 35, banues në Vau Dejës, pasi dyshohet se para Komisariatit Policisë Vau Dejës, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme. Neni 262 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 05.06.2017, në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit, në një parcelë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë me 810 kubik, nga të cilët 300 fidanë të mbirë dhe 510 kubik të mbushur me dhe e pleh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin P.Q, vjeç 44, banues në  Fushë Arrës, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim  shtetasja M.D, vjeç 60 banues në Fushë Arrës, se e ka rrahur në verandën e lokalit të tij. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Informacion paraprak.
Më datë 06.06.2017, gjatë natës, në rrugën Malësi e Madhe–Vermosh, në fshatin Rrapsh, është djegur plotësisht mjeti. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.S, vjeç 22, banues në fshatin Kolesjan, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Në vijim te komunikatave datë 15.04.2017, që bënë fjalë për vjedhjen e banesave të shtetasve A.M e M.M, në Peshkopi, më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.H, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e F.H. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin I.V, vjeç 57 banues në  Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Nazmi Rushiti” ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.06.2017, gjatë natës, në qytet, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit A.H, vjeç 44, ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sasi eurosh dhe dollarësh të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 05.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.M, vjeç 27 banues në Lezhë, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 04.06.2017, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2017 u ndalua shtetasja R.K, vjeç 32, banuese në Belsh, Elbasan, e shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Belsh, për largim nga banesa.

Më datë 05.06.2017, në P.K.K. Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim S.XH, vjeç 40, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka vendosur masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprën penale “'Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 78 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 04.06.2017, shërbimet e D.V.P. Gjirokastër, në afërsi të fshatit Poliçan, kanë kapur 6 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm. Pas intervistimit, më datë 05.06.2017, shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 05.06.2017, në vendin e quajtur Koshovicë, në afërsi të Piramidës 41, u kapën 5 shtetas sirian, të cilët pas intervistimit kërkuan azil në R-SH-Së dhe do të shoqërohen në Qendrën Kombëtare të azilkërkuesve  në Babrru Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 05.06.2017, në P.K.K. Murriqan, u ndalua shtetasja në kërkim D.GJ, vjeç 25, banuese në Aleksandria, Itali, pasi më datë 19.03.2017, në Komisariatin e Policisë nr. 4, Tiranë, shtetasi M.GJ, ka kallzuar se motra, D.GJ ka hyrë në Shqipëri më datë 16.02.2017, nga Rinasi, dhe nuk dihet vendndodhja.

Më datë 06.06.2017, në P.K.K Murriqan, u kapën shtetasit në kërkim A.Z dhe GJ.SH, vjeç 41 e 31, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 27 personave, është sekuestruar lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 13 drejtues mjetesh.
6 persona në kërkim.
Janë kapur 6 persona për dhunë në familje dhe vjedhje.
1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".
1 person per vepren penale “ Detyrime për pjesmarrje në veprimtari politike”.
Janë sekuestruar rreth 132 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 80 doza Heroine. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 75 persona.

Gjatë 24-Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
- Tiranë
Finalizohet operacioni "Star"
Kapet 39 vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë finalizuar operacionin "Star", duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim. Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

- Gramsh
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “START”.
Sekuestrohen 80 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “START”.

Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni "LUNDRIMI FUNDIT"
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas
Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Më datë 05.06.2017 si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u finalizua me sukses operacioni "Lundrimi i fundit".
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motorr, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoj 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...