Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. 20.07.2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. Stema Policia
Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.
4 persona për Dhune ne familje,
4 persona OSHEE,
6 persona në kërkim.
1 person per vepren penale "Ndërtim pa leje"
2 persona per vepren penale “Goditje për shakak të detyrës”
2 persona për veprat penale " Vjedhja duke shpërdoruar detyrën"
1 person për veprën penale" Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur"
1 person për veprën penale" Mashtrimi"
Nga kontrollet e strukturave të drejtorive vendore është arrestuar 1 person për Narkotiket

Janë sekuestruar rreth 90 kg lëndë e dyshuar Cannabis Attiva
170 bimë narkotike Cannabis Ativa.
1 armë e ftohtë (thikë)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 73 persona.

Gjatë 24- orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme, konkretisht:
1-Gjirokastër. Operacion antidrogë i koduar "GOLEMI"
Sekuestrohen 71 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...