Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Euro"

Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Euro"06tirane1

Sekuestrohen 500 € të dyshuara të falsifikuara

Në pranga tre shtetas

Më datë 06.06.2017, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- K.N, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

- J.M, 27 vjeç, banues në Përmet.

- K.K, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.

Në mometin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

- Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless
- Tre aparate telefonike të markave të ndryshme
- 10 kartmonedha me prerje 50 Euro
- 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë
- 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë
- 2 karta sim

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal.

06tirane2

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...