Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 20.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 18.07.2017 ora 11:00, në afërsi të fshati Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një kodër, ku janë djegur 2 dynym me shkurre dhe disa pisha. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 19.07.2017 ora 17:40, në lagjen “Sporti”, Gramsh, në afërsi të varrezave të qytetit, ka rënë zjarr, për pasojë është djegur 1 dynym me shkurre e degë të prera. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 19.07.2017, ora 18:05, në Poliçan, pranë azilit të pleqëve ka rënë zjarr në pisha.  Shërbimi i zjarrëfikës po punon për shuarjen e zjarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 19.07.2017, ora 15:25, në fshatin Hekal, Mallaksastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ullinj. Shërbimi zjarrëfikës dhe policisë, në bashkëpunim me banorët punojnë për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 19.07.2017, ora  12:45, midis fshatit Maçan e Zbinec, Sarandë, në kullota ka rënë një vatër zjarri, ku digjet bimësi e egër dhe shkurre. Në vend janë dërguar shërbimi i policisë pyjore dhe zjarrfikësja. Punohet për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 18.07.2017, ora 11:00, në fshatin Bene, Vau Dejës, në vendin e quajtur “Qafa e Posit”, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe prej 3 ha livadh. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 19.07.2017, ora 18:30, në fshati Sllatin, afër zonës kufitare, është konstatuar një vatër zjarri ku digjen shkurre e dushk. Punohet për shuarjen e zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 19.07.2017, tek « Mali Robit », në plazh shtetasi A.D, vjeç 29, banues në Fushë Mamurras, duke u hedhur nga varkë me kokë në det (në cektësi) është dëmtuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat  penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, pasi shtetasi A.Ç, kallëzon se  gjatë komunikimit me email, me nje kompani Italiane për blerjen e mallrave dhe bërjen e pagesave, është ndërhyrë nga persona të panjohur duke i ndryshuar numrin e llogarisë, me qëllim dërgimin e shumës në destinacion të gabuar duke i shkaktuar një dëm prej nje shume eurosh.Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 143/b e 192/b të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 19.07.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe
Financiar kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :
I. A., 40 vjeç, banues në Maqedoni.
Ndalimi i tij u bë, pas ky shtetas u ka premtuar shtetasve të ndryshëm, punë sezonale
jashtë vendit duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet u referuan, në ngarkim të tij, pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë,
për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian, G.A, vjeç 52 banues në Tiranë, administrator i  nje kompanie private, pasi dyshohet se për një periudhë 3 mujore, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nuk ka nënshkruar kontratën e punës me shtetasen E.B, vjeç 28, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për t’u pajisur me pasaportë biometrike, ka aplikuar dy herë me gjeneralitete të ndryshme. Neni 189 i Kodit Penal.

Në vijim të pamjeve filmike transmetuar nga një emision investigativ, më datë 19.07.2017 Specialistët për Hetimin e Korrupsionit, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mbi bazën e hetimeve të kryera kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :
D. M., 40 vjeç banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi nga hetimet e kryera nga ana e
Specialistëve për Hetimin e Korrupsionit është arritur të dokumentohet se shtetasi D.M., me detyrë shofer pranë një ndërmarrjeje në Tiranë, merrte karburantin mjetit të punës të cilin e shiste tek shtetas të tjerë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në
ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar
detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.A e A.C, vjeç 51 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumente, për të përfituar pronën e shtetasit SH.C, vjeç 55, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.V e V.Q, vjeç 23 e 50, banues në Shijak e Sukth, pasi dyshohet se në Marikaj, E.V duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Sonik” të drejtuar pa leje drejtimi nga V.Q, për pasojë janë aksidentuar V.Q dhe pasagjerja D.Q, vjeç 23, të cilët pas mjekëimit në spital, u larguan në banesa. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.V, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi tek restorant nje restorant u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yingxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P vjeç 36, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ‘’Benz’’ ka aksidentuar shtetasin V.C, vjeç 43 banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.S, vjeç 25, banues në Fushë Mamurra, Kurbin pasi dyshohet se te mbikalimi i Sukthit, në mjetin tip “Opel” ju gjetën 90 litra naftë, që i tregtonte pa licencë. Nenet 180 e 180/a të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.S vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën “Petrit Llaftiu”, në fugonin tip “Benz” ju gjetën 100 litra naftë, që i tregtonte pa licencë. Nenet 180 e 180/a të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, shtetësia T.Ç, vjeç 51, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr. 17, në dyqanin enë guzhine, një shtetase ka blerë mall me 50 euro që dyshohen të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.RR, vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, në nje karburant ju gjetën  300 litra naftë, të pa markuara. Neni 178/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit:
K.Z, 40 vjeç lindur në Dortyol Turqi dhe banues në Tiranë, me Kombësi Turke dhe shtetësi Shqiptare.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 19.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda" dhe "Pastrim të produkteve të vepres penale të kryer gjatë një veprimtarie profesionale në bashkëpunim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda" parashikuar nga nenet 143/2,3 dhe 287 pika 1, gërma a dhe pika 2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
I.SH, 66 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi, në Bulevardin “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, u
ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi I automjetit në gjëndje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat,  për vlerësim, për shtetasin I.B vjeç 62, banues në fshatin Gegë Kuçovë, pasi dyshohet se, pranë banesës, duke drejtuar motorin tip “Dajang” ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit R.T dhe S.B, vjeç 17 e 27, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, R.T, në banesë dhe S.B nga kontrolli fizik, ju bllokua 4. 2 dhe 1.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Gjirokastër.
Operacion antidrogë i koduar "GOLEMI".
Sekuestrohen 71 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) e dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë.
Po punohet për kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Lezhë
Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit të organizuar arrestojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjykata Italiane ka lëshuar Urdhër arresti për veprën penale " Shfrytëzim prostitucioni".
Më datë 19.07.2017, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe pas një pune të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen në fshatin Manati në Lezhë , të shtetasit :
A.GJ 36 vjeç , banues në Lezhë.
Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16.06.2017, nga Interpol Roma .
Pasi , për këtë shtetas, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016, ka lëshuar Urdhër Arresti për kryerjen e veprës penale "Shfrytëzimit të prostitucionit" parashikuar nga legjislacioni italian.
Maksimumi i mundshëm i dënimit është 6 vjet burg.
Ndaj tij u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.07.2017, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Tresh, një shtetas duke drejtuar një motorr, ka aksidentuar shtetasin GJ.S vjeç 49, banues në fshatin Spiten, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Hani i Hotit - Shkodër.
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Çekia
Sekuestrohen rreth 19 kg Cannabis Sativa.
Më datë 19.07.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje të Republikës Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me drejtues E.R cili kishte destinacion Malin e Zi.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.
Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit:
E.R 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin E.A, vjeç 55, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar pension në nje shumë lekesh.Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.C vjeç 38 banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, në lokal ushtronte aktivitet lojëra fati pa leje. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një kompjuter. Nenet 197 e 180 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 47 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes N.A, vjeç 38, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.SH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pjetër Budi”, ka kundërshtuar në detyrë, punonjësit e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, shtetësia SH.G, vjeç 63, banuese në Tiranë, kallëzon se shqetësohet me zhurma nga komshiu F.SH vjeç 61. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit SH.GJ, SH.GJ e M.GJ, vjeç 35, 56 e 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për shkak të një borxhi, kanë kanosur me fjalë për jetën, shtetasin R.GJ, vjeç 30, banues në TiranëNeni 84 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.C, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.C, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ’’Agush Gjergjevica‘’, ju bllokua 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, në fshatin Mjull Bathore, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit H.XH, vjeç 39, banues në Tiranë, ku kanë marrë një transformator dhe një kazan rakie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 19.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.S vjeç 27, banues në fshatin Bastar. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.S, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ’’Abdyl Frashëri ‘’, ka goditur me grusht shtetasen ZH.P, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Abdyl Frashëri ‘’, në dyqan u kap duke kryer punime pa leje, duke dëmtuar banesën që ndodhet mbi dyqan. Nenet 199/a e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.GJ, vjeç 45, banuese në Tiranë pasi dyshohet se ish bashkëshorti G.D vjeç 69, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.07.2017, gjatë natës, në rrugën ”Myslym Shyri”, në kioskën e shtetasit M.A vjeç 27, banues në Tiranë, kanë vjedhur disa steka cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë.
Informacion.
Vijojnë kontrollet në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Me datë 19.07.2017, nga shërbimet policore të Komisariatit Nr.3, në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
N.P, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte .
XH.T 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike" parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 16.072017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zija Kambo”, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a/ i Kodit Penal.

Më datë 19.072017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.C vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qazim Vathi”, në banesë është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.P, vjeç 66, banues në fshatin Priskë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e ‘’ Dibrës‘’, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin E.N, vjeç 29 banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në rrugën « Rexhep Tarja’’, ka thyer xhamat e mjetit tip ‘’Toyota’’ të shtetasit A.GJ, vjeç 32, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e B.D. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, në rrugën “Muhamet Deliu”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Ford” të shtetases B.M, vjeç 26, banuese në Tiranë, ku si pasojë e flakës janë dëmtuar dhe 2 mjetet të tjera tip “Opel” dhe “Benz”. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit është një shkëndijë elektrike në impiant. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 14,  pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, në Babrru, në një lokal i ka vjedhur çantën dhe celularin, shtetasit A.H, 52, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Miqësia”, në banesën e shtetases S.K, vjeç 54 ka vjedhur bizhuteri dhe nje sasi lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M vjeç 50 pasi dyshohet se bashkëshorti V.M, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L vjeç 35, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.V, vjeç 65, pasi dyshohet se nusja e djalit, D.V, vjeç 45 ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 46, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës, shtetases Z.B, vjeç 52. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.V, vjeç 37, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, shtetases D.V, vjeç 45, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i K. P.

Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 19.07.2017, rreth orës 16:17, në numrin e Emergjenca 112, ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, në rrugën e "Varrezave", ka gjetur vdekjen, brenda në pus një shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe zjarrëfiksja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se të ka ndërruar jetë nga asfiksimi shtetasi:
V. P., 55 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi i mësipërm kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 25, pasi dyshohet se më datë 28.06.2017, në rrugën ‘’ Skënderbeu ‘’, ka goditur me thikë në këmbë shtetasin S.M, vjeç 38. Punohet për kapjen e E.P. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.H, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip ‘’Benz’’ nga pakujdesia ka dëmtuar mjetin e parkuar tip ‘’Volksvagen’’ të shtetasit E.C, vjeç 37 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e H.H. Nenet 161 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.SH vjeç 70, banues në Tiran, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Tre Dëshmorët’’, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.SH, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes, shtetases Z.SH vjeç 85. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.A, vjeç 18, banues në Tiranë, bazuar në nenin 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.N, vjeç 34, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se bashkëshorti G.M vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.07.2017, në lagjen nr. 5, është vjedhur banesa e shtetasit SH.XH, vjeç 49 ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 19.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.SH, vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka thyer  xhamin e derës. Neni150 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u   ndaluan shtetasit A.D dhe E.T, vjeç 15 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se  janë autorë të vjedhjeve të ndodhura më datë 10.07.2017 e 18.07.2017. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.GJ, vjeç 25, banues në fshatin Draç, pasi dyshohet se,  në  këtë fshat, ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri, punonjësit e nje firme private që punonin  për rikonstruksionin e rrugës Lalëz- Bizë. Punohet  për kapjen e E.GJ. Nenet 84 e 278/4 të Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, shtetësia B.I, vjeç 37, banuese në fshatin Shenvlash, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia L.B vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 20.07.2017, u  ndalua shtetësia në kërkim E,I, vjeç  30, banuese në  Tiranë,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësore  Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën “Vjedhja” në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë  20.07.2017, shtetasi R.R vjeç 48, banues në Durrës, kallëzon se më datë 19.07.2017, i është larguar nga banesa djali i mitur E.R, vjeç 14. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.F, vjeç 61 pasi dyshohet se djali, G.F, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës  në marrëdhënie familjare.

Më datë 19.07.2017, në fshatin Nikël, pranë banesës, shtetasit A.M, vjeç 36, i është djegur hangari i barit. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se zjarri është vendosur nga fëmijët. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 19.07.2017, në fshatin Dukagjin e Ri, në banesë, shtetasi E.R, vjeç 16, duke vënë në punë pompën e ujit, ka rënë në kontakt me energjine elektrike, i cili pas ndihmës në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për  vlerësim.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen F.J, vjeç 23, banuese në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se , në Nikël, duke drejtuar mjetin tip “Smart” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin I.K, vjeç 25, banues në Tiranë, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët F.T dhe XH.K vjeç 14 e 57, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 19.07.2017, shtetasi H.D vjeç 35, banues në Elbasan, duke punuar në nje subjekt privat ka rënë në kontakt me shufra çeliku të nxehta, për pasojë ka pësuar djegie dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 289 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 19.07.2017 në Lagjen "5 Maj" në sheshpushimin e shkallëve të banesës së tij, shtetasi Sh.B, 54 vjeç banues në Elbasan është vetëvarur si pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 19.07.2017, shtetasi R.Ç, vjeç 46, banues në fshatin Katjel, duke punuar në nje subjekt privat është dëmtuar nga kova e ekskavatorit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.M vjeç 62, banues në fshatin Melçan, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 19.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.P, vjeç 24, banues në fshatin Cangonj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka  goditur me sende të forta shtetasin A.H, vjeç 56 banues në Cangonj. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 18.07.2017,  në fshatin Velçan ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit R.R vjeç 62, ku është djegur një lopë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri është shkaktuar nga i mituri F.Z, vjeç 5, i cili ka qenë duke lozur me shkrepse. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Ç.P, vjeç 80, pasi dyshohet se djali i bashkëshortes, K.F, vjeç 22 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin D.T, vjeç 49, banues në fshatin Somotinë, pasi dyshohet se, me vetgjyqësi i ka marrë sende personale, shtetasit N.A, vjeç 47, banues në Leshnicë. Neni 277 i Kodit Penal.

Pogradec
Drejton mjetin në gjendje të dehur, si edhe kundërshton me dhunë shërbimet e
rendit. Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E.D, 30 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 20.07.2017, rreth orës 03:00, në lagjen nr 2 të qytetit të
Pogradecit, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin e tij tip
“Sharon” në gjendje të dehur.
Gjithashtu E.D ka kundërshuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit gjatë
kryerjes të detyrës së tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” parashikuar nga nenet 291 e 235/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së
menjëhershëm për shtetasen:
P.P 66 vjeçe, banuese në Berat, pasi bashkëshorti i saj shtetasi M.P 66 vjeç,
banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669, datë
18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.07.2017, gjatë natës, në fshatin Dyshnik, në oborrin e banesës të shtetasit B.B, vjeç 56 kanë vjedhur mjetet tip “Ford dhe Benz” në pronësi të B.B dhe E.P, vjeç 28, banues në Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, në vijim të ngjarjes datë 18.07.2017, u bë ndalimi i shtetasit të
shpallur në kërkim policor:
P.V 40 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në banesë ka dhunuar psikologjikisht, bashkëjetuesen e tij shtetasen B.B 39 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna
në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 19.05.2017, Seksioni për Krimet, ka bërë ndalimin e shtetasit:
K.DH 51 vjeç, banues në Skrapar, pasi në bazë të kallzimit të bërë nga shtetasia F.F 57 vjeçe, banuese në Skrapar, dyshohet se shtetasi K.DH ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e saj me aftësi të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrë dhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pa zot për t’u mbrojtur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 103 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Godasin për shkak të detyrës punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, policia
arreston në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në
flagrancë shtetasit:
1.S.R 21 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
2 E.R 19 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 19.07.2017, në fshatin Vlosh, në
bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësin e
ujësjellës kanalizimeve Roskovec, shtetasin F.M, 53 vjeç, banues në fshatin Vlosh,
Roskovec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga
Nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 19.07.2017, në lagjen “Kadri Qystri”, në banesën në ndërtim të shtetasit M.B, vjeç 67, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.K vjeç 36, banues në Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në
flagrancë shtetasin:
A.B., 50 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike
ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.B, 48 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “ Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Sh.A, vjeç 16, pasi dyshohet se në këtë fshat, në banesën e shtetasit A.SH vjeç 22 ka vjedhur një magnetofon. Punohet për kapjen e Sh.A. Neni 134 i Kodit Penal.

Lushnje
Informacion paraprak.
Në datën 20.07.2017, rreth orës 02:05, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një
pemë në kopshtin e banesës, shtetasi A.A, 23 vjeç, banues në fshatin Zgjanë,
Lushnjë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më  datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Vlorë, për shtetasin LL.K, vjeç 70, banues në  fshatin Pilur, pasi dyshohet se më datë 14.07.2017, në Pilur, ka  goditur me grusht, shtetasin N.L vjeç 82, banues në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin TH.P, vjeç 81, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja  I.P vjeç 33 ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më  datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.L, vjeç 34, banues në  Borsh, pasi dyshohet se më datë 14.07.2017, në Borsh, ka goditur me grusht shtetasin A.O, vjeç 53, banues në  Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen V.M, vjeç 57, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur e goditur shtetasen E.S, vjeç 40, banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.SH, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, ka goditur me grusht shtetasen XH.P, vjeç 21, banuese në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen V.M, vjeç 57, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, ka kanosur shtetasen K.S, vjeç 17, banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, në lagjen “10 Korriku”, në banesë është gjetur i vdekur, shtetasi N.ZH, vjeç 46, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 19.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, shtetases E.LL vjeç 21, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur telefonin “Samsung S6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Shpallet në kërkim një shtetase për veprën penale ''Shkatërrim i pronës me zjarr''.
Më datë 19.07.2017 rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ''Portativja'', Orikum, në banesën e shtetasit E.T., 23 vjeç, banues në Orikum, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur një pjesë e orendive të ndryshme shtëpiake dhe disa rroba të personave që jetonin aty, në dy prej dhomave të banesës.
Nga veprimet hetimore të kryera nga policia si autore e zjarrvënies ka rezultuar shtetësia O.Sh., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase është shpallur në kërkim policor e dyshuar si autore e veprës penale ''Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 19.07.2017, shtetasi N.GJ, vjeç 26 banues në Maliq, Korçë, kallëzon se në Ksamil, tek kompleksi “Pema e Thatë”, në mjetin tip “Jaguard”, i kanë vjedhur nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.K, vjeç 42, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në fshatin Gjashtë, në ambientet e nje supermarketi i janë gjetur e sekuestruar disa produkte ushqimore të skaduara. Nenet 288/a e 190 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Vijon kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 170 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Proçedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit.
Më datë 18.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur Tanushë, në fshatin Zimaj në Lezhë, në një zonë të pyllëzuar , në një parcelë toke, u konstatuan 170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva me lartësi 90-150 cm të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Z.B. 60 vjeç, banues në Lezhë ( Kryetar i fshatit Zimaj ) për veprën penale "Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Gjihashtu punohet për identifikimin e kapjen e autorit /ve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 19.07.2017, në lagjen “Beslidhja”, në banesë, shtetësia S.K, vjeç 43, në kushtet e depresionit ka konsumuar mbidozë medikamentesh, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 19.07.2017, në Fushë Milot, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit R.H, vjeç 61, ku kanë marrë një kazan rakie, një vatër gazi, tre bombola gazi, një tavolinë televizori dhe dy çelësa hidraulik. Punohet për identifikimin edhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin V.SH, vjeç 32, banues Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se në superstradë, në Milot, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Punohet për kapjen e V.SH. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 18.07.2017, në fshatin Ndreaj, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit M.F vjeç 34. Dyshohet se zjarri ka rënë nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 22 banues në Shirokë, pasi dyshohet se në Shirokë, në lokal nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit V.M, A.K dhe GJ.P vjeç 38, 49 e 58 banues në Tiranë, Velipojë e Reç, pasi dyshohet se në Velipojë, në lokalin e V.M e A.K nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike, kurse Gj.P si elektriçist ka shpërdoruar detyrën. Punohet për kapjen e Vegimit e A.K. Nenet 137, 25 dhe 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 19.07.2017, në Laç, Vau Dejës, para banesës, shtetasit F.B, vjeç 54, i është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i zjarrit  ka qenë një qark i shkurtër elektrik në gjeneratorin e mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 19.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, Ç.S, vjeç 38, banues në fshatin Dedaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.M, vjeç 27, banues në fshatin Pobreg, pasi dyshohet se në Pobreg, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 22, banues në Kukës, pasi te “Kthesa e Turizmit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.V, vjeç 25, banues në fshatin Morinë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 19.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.GJ, vjeç 30,banues në fshatin Fierzë, pasi dyshohet se në objektin lavazh, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.P, vjeç 67, banues në fshatin Gajrep, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën për në banesë, shtetasit M.D, vjeç 74. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.H, vjeç 56, banues në fshatin Borovjan, pasi dyshohet se në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.S, vjeç 46, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në lagjen “Nazmi Rushiti”, ka goditur me sende të forta shtetasin E.Q, vjeç 34, banues në Peshkopi. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 17.07.2017, gjatë natës, në fshatin Shupenzë, para shkollës së mesme, kanë dëmtuar bustin e shtetasit M.D. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Neni 160 i Kodit Penal.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin P.T vjeç 45, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.T vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 19.07.2017, gjatë natës, në fshatin Zenisht, në dyqanin e shtetases E.A, vjeç 37, kanë vjedhur mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 19.07.2017, në SPKM Hani Hotit, u kap dhe dorëzua Patrullës Policisë Kosovë, shtetasi në kërkim S.H, vjeç 45, banues në Subotic, Serbi, pasi Gjykata e Qarkut Pejë, Kosovë, ka urdhëruar ndalimin për veprën pernale “Kondrabandim me emigrantë”.

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...