Tiranë, Kapet shtetasi i shpallur në kërkim nga dy Gjykata.

Tiranë, Kapet shtetasi i shpallur në kërkim nga dy Gjykata. tirane

Më datë 06.06.2017, Specialistët Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

• A.H, 46 vjeç, banues ë Tiranë.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Rrethit Kavajë, më datë 27.07.2015, ka dërguar urdhërin e Gjykatës Kavajë, e cila ka dënuar me 5 vjet burg, për Veprën Penale "Mashtrim më shumë se një herë", e parashikuar nga Neni 143 të Kodit Penal.

Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Vlorë, më datë 11.05.2017, ka dërguar urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mashtrim", parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...