Tiranë, Drejton mjetin e tonazhit të lartë pa çertifikatë aftësie profesionale.

Tiranë, Drejton mjetin e tonazhit të lartë pa çertifikatë aftësie profesionale. tirane

Tenton të korruptoj punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë.

Më datë 06.06.2017, në rrugën “Ferit Xhajko”, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– F.A, 24 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, të kategorisë Kamion, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit.

Nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultar pa çertifikatën e aftësis profesionale për mjetet e rënda.

Kur punonjësit e Qarkullimit Rrugor i kanë komunikuar masën administrative për mos pasjen e kësaj çertifikate, ky shtetasi ka tentuar t’i japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...