KORÇË, Vjedh duke shpërdoruar detyrën, një sasi të konsiderueshme nafte në mjetet e gazsjellësit “TAP”

KORÇË, Vjedh duke shpërdoruar detyrën, një sasi të konsiderueshme nafte në mjetet e gazsjellësit “TAP”korce

Policia kap dhe arreston në flagrancë autorin.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

I.L, 52 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas duke qenë me detyrë roje në një shoqëri private të ruajtjes dhe sigurisë fizike, është kapur në flagrancë gjatë natës në fshatin Polenë, duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në mjetet e gazsjellësit “TAP”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale :
“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...