Durrës, Nuk I bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Durrës, Nuk I bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. 07durres

Gjatë kontrollit në mjet I gjendjen mjete që shërbejnë për të kryer vepra penale.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• V.V 31 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 06.06.2017, në lagjen Nr.17, Durrës nuk I është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Në vijim ëshrë ndjekur nga Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende që shërbejnë për të kryer vepra penale.

• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• thika;

• kaçavida;

• targa motori;

• disa telefona celularë.


Shtetasi I mësipërm është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe kundërshtim të uniformave blu.


Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Sigurimi I mjeteve për vjedhje", " Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 142, 242, 283 dhe 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...