Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 21.07.2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit.Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 33 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

6 persona për veprën penale "Kalim kufiri në menyrë të paligjshme",

1 person OSHEE,

9 persona në kërkim.

1 person per vepren penale "Ndotja e ajrit"

2 persona per vepren penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale " Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"

1 person për veprën penale" Shktatërrimi i pronës me zjarr"

1 person për veprën penale" Përndjekja"

1 person për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellsit"

1 person për veprën penale" Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale" Dhunë në familje"

Janë sekuestruar rreth 716 bimë narkotike Cannabis Ativa dhe 514 fidanë bimë narkotike Cannabis Ativa

3 armë zjarri, 9 krehëra me 1023 fishekë, 19 kapsolla donatore dhe 5.1 ml fitil përcjellës

2 armë të ftohta (mjete prerëse)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 67 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...