Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit (per video klikoni mbi link)

Port - Durrës.07durres3

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 705 kg Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim tre shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me  Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të

lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:

• K. F., 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre shtetas, por për arësye hetimi nuk jepen detaje.

Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin maqedonas K. F., pas dyshimeve nga specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim

më të hollësishëm, u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të tyre kishte qese të mbushura me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 705 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim", e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2,  22 të Kodit Penal.

07durres

07durres1

07durres4

07durres5

 

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...