Shkodër Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje.

Shkodër 5shkoderm

Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municione që i mbante pa leje.

Nga shtrukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që i mbajnë në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Gj.L, 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër

Pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatk model 56, dy krëhëra dhe 152 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...