Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 21.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
1. Më datë 20.07.2017, ora 16:15, në fshatin Beden, Kavajë, ka rënë zjarr në një ullishte, ku rrezikohen disa banesa të pabanuara, era favorizon zjarrin. Në vend janë zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë.

2. Më datë 20.07.2017, ora 17:00, në fshatin Beden, Luz i Vogël, Kavajë, ka rënë  zjarr, i cili nga era është përhapur në kodrinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
1. Më datë 20.07.2017, ora 15:30, në Cërrik, në fshatin Shtëpanjë, në një terren të thyer e malor, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë dhe mjetet zjarrfikëse. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
1. Më datë 20.07.2017, ora 17:40, në fshatin Memijas, Roshnik, te “Qafa e Pusit”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. U njoftuan shërbimi i zjarrfikëses dhe specialisti i prefekturës. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
1. Më datë 20.07.2017, ora 17.40, në lagjen “Manekaj”, Patos, ka rënë zjarr në ullishtën afër qendrës së banuar. Në vendin e zjarrit u dërguan shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
1. Më datë 20.07.2017, ora 16:30, në Vlorë, në  Karaburun te “Moli i  Shënianit”, ka rënë zjarr në një zonë më shkurre. U njoftuan zjarrfikësja, Emergjenca Civile dhe shërbimi i policisë. Punohet për  shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
1. Më datë 20.07.2017, ora 12:30, mbi Ujin e ftohtë në Tepelenë, në faqen e malit, është shfaqur një vatër zjarri. U dërguan shërbimi zjarrfikës e shërbimet e policisë dhe u njoftuan emergjencat civile në Prefekturë. Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. Punohet në bashkëpunim me banorët për shuarjen e zjarrit.

2. Më datë 21.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.Q, vjeç 62 banues në  fshatin Luzat, Tepelenë, pasi dyshohet se më datë 20.07.2017, në Luzat te “Ara Karafile”, ka vënë zjarrin dhe është djegur një sipërfaqe kullotë me bar e shkurre, si dhe një kasolle bagëtish në pronësi. Neni 151 i Kodit Penal.


VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
1. Më datë 19.07.2017, në plazh në Golem, Kavajë, kanë vjedhur 3 telefon celular dhe nje sasi eurosh, në banesën e shtetasit kosovar M.M, vjeç 69 banues në Prishtinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipoj, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Persona të pranishem kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të këtij shtetasi.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
1. Më datë 20.07.2017, shtetasi M.P vjeç 59, banues në Tiranë, kallëzon se persona të paidentifikuar, duke i ndërhyrë në faqen e internetit të hotelit në administrimin e familjes së tij, kanë kryer prenotime fiktive për një periudhë 2 mujore, duke i shkaktuar një dëm ekonomik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/b e 186/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.P, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në Sauk u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.SH vjeç 64, banues në Laknas, Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën “Koka Kola”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A.M, vjeç 13 i cili pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 57, banues në Fushë-Mëzes, pasi në rrugën Vorë-Fushë Krujë, në Fushë Prezë, duke drejtuar mjetin tip “Hunday”, ka aksidentuar fëmijën E.B., vjeç 9, banues në Prezë, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

4. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Nen 291 i Kodit Penal.

5. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.L,  vjeç 16, pasi dyshohet se në rrugën “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetases gjermane M.M, vjeç 55, me banim të përkohshëm në Durrës, përfaqësuese e nje subjekti estetik pasi dyshohet se, shtetasja D.N, vjeç 40 banuese në Durrës, ekonomiste e subjektit, ka bërë kallëzim ndaj saj, se i ka marrë nje sasi eurosh për shërbime estetike dhe për disa muaj nuk ka paguar punonjësit. Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, punonjës i postës në njësinë administrative Tregan, pasi dyshohet se në muajin prill 2017, ka falsifikuar firmën në bordero, duke përfituar në mënyrë të paligjshme pensionin mujor të shtetasit P.T, vjeç 66 banues në fshatin Çikallesh. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.F, vjeç 35, banuese në Belsh, pasi dyshohet se në kamionin në pronësi me drejtues shtetasin T.D, vjeç 33, banues në Belsh, i pasiguruar e pa kontratë pune, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale materiale ndërtimi, pa faturë tatimore dhe kontratë për shitjen e tyre. Nenet  180 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Elbasan
Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me forcat speciale Renea.
Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
A.S, 44 vjeç, banues në Peqin
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Informacion paraprak
Më datë 20.07.2017, në fshatin Katjel, Librazhd, shtetasi K.K, vjeç 28 banues në fshatin Rodokal, Pogradec, duke drejtuar kamionin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri XH.B, vjeç 53, banues në Rodokal, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.

2. Informacion paraprak.
Më datë 20.07.2017, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Paulesh, Peqin, shtetasi M.S vjeç 20 banues në Paulesh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën tip “Dajang” pa targë me drejtues shtetasin L.B, vjeç 22 për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri M.C., vjeç 17, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 20.07.2017, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.C 44 vjeç, banues në Berat,
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.A. 25 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi ndaj shtetasit R.C u bë pasi duke drejtuar mjetin tip motorçiklet, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur mjetin tip Fiat, me drejtues shtetasin A.A.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorçikletës shtetasi R.C.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Drejtimi i
mjetit në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit R.C dhe për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” në ngarkim të shtetasit A.A., parashikuar nga neni 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.H, vjeç 23, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugën Fier-Seman, në afërsi të fshatit Gryk, duke drejtuar mjetin tip “Honday”, ka aksidentuar  shtetasin P.H, vjeç 58, banues në Gryk, i cili ndodhet  në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Sarandë
Arretohet në flagrancë shtetasi :
A.Ç, 44 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pasi më datë 20.07.2017 rreth orës 03:00 në rrugën Butrinti, në lagjen Nr.1, Sarandë, duke drejtuar mjetin e tij tip ''BMW'', ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe është përplasur me mjetin tip ''SMART'', ku janë aksidentuar lehtë dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën, A.Ç si edhe drejtuesi i mjetit tip Smart, shtetasi XH.M., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ''DRAGER'', rezultoi se shtetasi A.Ç ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.68mg/l.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'' , parashikuar nga nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin H.SH, vjeç 76 drejtuar çiklomotorin tip “Zhejiang”, me një leje drejtimi e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 190 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.G., vjeç 17 pasi dyshohet se në lagjen “Tepe”, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “ Lonçin”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjerja S.G, vjeç 15, e cila pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen E.Gj, vjeç 16 banuese në Kukës, pasi dyshohet se më datë 19.07 2017, në një lokal nate në Tiranë, ka konsumuar lëndë narkotike. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.P vjeç 57, banues në fshatin Fullq, Klos, pasi dyshohet se ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht nje sasi lekesh. Neni 145 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.H vjeç 59, banues në fshatin Crujë, Klos, pasi dyshohet se ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht nje sasi lekesh. Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.T, vjeç 42, banues në Durrës, oficer kredie, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk i ka komunikuar saktësisht kushtet apo pasojat, për shlyerjen e 3 kredive të marra shtetasit B.I vjeç 50, banues në Kavajë. Neni 248 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetaseve malazeze, GJ.H e E.S, vjeç 27 e 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sali Nivica”, janë larguar nga banesa me qera, në pronësi të shtetases M.L vjeç 68, banuese në Tiranë, duke marrë orenditë e banesës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Ali Visha”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases L.B vjeç 51. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134  e 22 të Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, shtetasi A.C, vjeç 39, banues  në Tiranë, kallëzon se më datë 18.07.2017, në bulevardin “Zhan D’ark”, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

4. Më datë 20.07.2017, gjatë natës, në fshatin Mullet, kanë vjedhur 2 lopë në kasollen e bagëtive të shtetasit A.H, vjeç 30, banues në Mullet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

5. Më datë 20.07.2017, gjatë natës, në nje kompleks privat në Mjull-Bathore, kanë vjedhur 5 tuba bakri të sistemit ajrimit, në vilën e shtetasit  I.K, vjeç 55, banues në Baldushk, i cili ndodhet jashtë shtetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

6. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 46, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish- të dashurën V.D, vjeç 29 banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

7. Më datë 21.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim E.RR, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja”, ngjarje e vitit 2015. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me grusht shtetasin K.T, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bektash Kozeli”, ka kanosur komshien L.A, vjeç 48. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 19.07.2017, në rrugën “Qemal Stafa”, te sheshi “Shtraus”, kanë vjedhur nje sasi lekesh në banesën e shtetasit SH.L, vjeç 42. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit D.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ramazan Bogdani”, ka goditur e kanosur shtetasin B.M, vjeç 64, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit J.P e B.P, vjeç 68 e 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jorgo Plaku”, kanë kanosur e goditur njëri-tjetrin. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

4. Më datë 20.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim P.H, vjeç 48, banues në Cërrik, Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“. Neni 287/b i Kodit Penal.

5. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, ju bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

6. Më datë 21.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve M.N e H.N, vjeç 21 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ramazan Zakaj”, kanë kanosur e shqetësuar duke goditur derën e banesës, shtetasin SH.D, vjeç 60. Neni 84 e 274 të Kodit Penal.

Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit "Partizani".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën "4 Dëshmorët", është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin "Ushtarak", ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.L, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besëlidhja” Kamzë, u konstatua se ka kryer një ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
2.
3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L vjeç 33 banues në Bregu i Lumit, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S vjeç 25. Neni 137/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit L.L, vjeç 27, banues në fshatin Katund i Ri, pasi dyshohet se në banesë, janë konstatuar punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Y.A, vjeç 42, pasi dyshohet se vëllai I.A, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

4. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.LL e E.T vjeç 34 e 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, kanë kundërshtuar me forcë dhe kanë kanosur për shkak të detyrës, punonjësin e bashkisë B.A, vjeç 41, banues në Tiranë dhe kolegun e tij. Nenet 235 e 84 të Kodit Penal.

5. Më datë 20.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur një telefon marka “Lenovo”, në banesën e shtetasit M.D, vjeç 25. Nga veprimet e kryera rezulton se, autor i dyshuar është shtetasi V.XH, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.
6.
7. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.S e H.C, vjeç 54 e 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, A.S ka plagosur lehtë me mjete të forta H.C dhe A.S pretendon se eshte dëmtuar nga H.C bashkëshortja e tij shtetasja K.A, vjeç 46 e 18. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal

8. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.LL, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në mjetin tip “Volsvagen”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, dy mjete prerëse të dyshuara si armë e ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

9. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.A vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepa”, në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasit L.V e E.V vjeç 22 e 27, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D vjeç 19 banues në Kavajë, pasi në qendër të qytetit, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 20.07.2017, shtetasja XH.K, vjeç 27, banuese në Katund Sukth, ka bërë kallëzim se para dy javësh, është larguar nga banesa djali A.K, vjeç 12. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

2. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.SH, vjeç 21, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti R.SH, vjeç 26 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit A.A më datë 18.07.2017, ka komunikuar me vëllanë F.A  se ndodhet në Greqi. Materialet u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

4. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 43 banues në Durrës, pasi dyshohet se te banesa në fshatin Shkallnur, po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim, për shtetasin B.G vjeç 33, banues në Derven, pasi dyshohet se në Krujë, ka fyer me fjalë shtetasen M.S vjeç 49, banuese në Krujë.

2. Më  datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasin L.B,  vjeç 56 banues në Krujë, pasi dyshohet se në fshatin Krastë, u kap duke djegur mbetje plastike në furrë gëlqere. Neni 201 i Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.C vjeç 75 banues në Krujë, pasi dyshohet se në fshatin Krastë, u kap duke djegur mbetje plastike në furrë gëlqere. Neni 201 i Kodit Penal

4. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin XH.K, vjeç 73 banues në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

5. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.K, vjeç 29 banues në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

6. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim, për shtetasin D.T, vjeç 40, banues në Krujë, pasi dyshohet se ish bashkëshortja E.S, vjeç 33 banuese në Tiranë, emigrante në Bolzana, Itali, ka bërë kallëzim ndaj tij, se duke shkelur vendimin e Gjykatës, ka marrë për ta mbajtur, fëmijën B.T, vjeç 13. Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija ka qëndruar me dëshirën e tij me babanë.

Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin  e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.Ç, vjeç 54 pasi dyshohet se bashkëshortja M.Ç, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 20.07.2017, në fshatin Bradashesh, në shkallët e banesës, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi E.RR vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.XH vjeç 51, banues në fshatin Karakullak, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.P vjeç 60 banues në Belsh, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.K, vjeç 74, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës M.K, vjeç 40. Neni 130/a i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.L vjeç 30, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.L, vjeç 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 20.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.M, vjeç 32, banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në fshatin Vilan, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin J.M, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
1. Më datë 20.07.2017, në territorin e Bashkisë Gramsh,  Njësia administrative Skëndërbegas, në fshatin Ermenjë, në vendin e quajtur “Prroi i Gurrës”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Policisë Gramsh, me informacion policor, në tre parcela me sipërfaqe 163 m², u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 72 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.S, vjeç 48, banuese në Korçë, pasi dyshohet se, ka kanosur shtetasen K.I, vjeç 48, banuese në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Z.K 26 vjeç, banues në Pustec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 20.07.2017, në Pustec, ky shtetas u kap në tentativë për
të vjedhur lokalin e shtetasit T.C, 52 vjeç, banues në Pustec.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
N.M 78 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 20.07.2017 ky shtetas ka shkuar në banesën e vëllait të
tij shtetasit B.M, 65 vjeç, banues në Pogradec dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike
ndaj këtij të fundit. Sqarojmë se shtetasi B.M, ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje nga
Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Veprime
në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”
parashikuar nga nenet 321/2 dhe 130/a/1 të Kodit Penal.

1. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.B, vjeç 28, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se bashkëshorti E.B vjeç 31,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 20.07.2017, nga Seksioni i policimit në komunitet, u plotësua kërkesë-padia
për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen:
V.Zh 41 vjeçe, banuese në Berat, pasi bashkëshorti i saj shtetasi R.Zh 41 vjeç,
banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669 datë
18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrdhëniet familjare”.

1. Më datë 20.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
2. për shtetasin:
D.H. 29 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, iu gjetën 56 copë fishekë modele të ndryshme.
3. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhim
4. dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’, parashikuar nga neni 278/2
5. i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 20.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasin:
Y.L. 36 vjeç, banues në Fush Krujë, pasi në bazë të kallëzim nga ish bashkëjetuesja e tij shtetasia E.M. 30 vjeçe, banuese në Kuçovë, dyshohet se shtetasi Y.L. ka shkelur urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasen E.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Veprime
në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga neni 321/2 i Kodi Penal.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasit E.R e R.R, vjeç 26 e 22 banues në Fier, pasi dyshohet se babai LL.R, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 20.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.Z, vjeç 43, banues në fshatin Suk 2, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt’. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 20.07.2017, në fshatin Zgjanë, në një pemë ulliri larg banesës, nga familjarët është gjetur i vetëvarur shtetasin A.A, vjeç 24. Nga veprimet e kryera rezulton se, aktin e ka kryer pasi kishte konsumuar pije alkoolike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin:
E.K 37 vjeç, banues në lagjen “Gafur Muça” Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit A.S, 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
1. Më datë 20.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi V.GJ, vjeç 42, banues në Divjakë, pasi në Divjakë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin  tip “Jamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
1. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, vjeç 38, banues në Ballsh, pasi në Ballsh, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.B, vjeç 36, banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në fshatin Hekal, ka kanosur për jetën dhe plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin S.B, vjeç 48 banues në fshatin Rroms. Në banesë ju gjetën dhe bllokuan 3 krehra pistolete tip “TT” dhe 6 fishekë. Nenet 84, 89, 278/3 të Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S vjeç 54 banues në fshatin Panahor, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, në  lagjen “Isa Boletini“, i kanë vjedhur biçikletën shtetasit TH.P vjeç 88, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme, për shtetasen K.L, vjeç 35 banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti V.L vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin A.SH vjeç 34, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 19.07.207, ka kanosur me fjalë ish bashkëshorten D.M vjeç 30, banuese në Vlorë.  Neni 84 i Kodit Penal.

4. Himarë
5. Procedohet në gjendje të lirë një shtetase për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
6. Policia më datë 20.07.2017, ka bërë të mundur kapjen e shtetases O.Sh., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pas shpalljes në kërkim policor si autore e dyshuar për ngjarjen e datës 19.07.2017, e cila bënë fjalë për djegien e dy dhomave të banesës së shtetasit E.T., 23 vjeç, banues në Himarë, në vendin e quajtur “Portativja”Himarë.
7. Pas komunikimit me Prokurorin është vendosur që shtetësia O.Sh., të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

8. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit I.F e G.I, vjeç 25 e 48, banues në Tiranë e Vlorë, pasi dyshohet se I.F ka telefonuar në numrin 129 se e përndjek shtetasi G.I dhe më pas ka refuzuar të bëj kallëzim. Nenet 272 e 121/a të Kodit Penal.

DVP Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasin :
A.P, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 20.07.2017, ka bërë kallëzim ndaj tij, shtetasja E.L., 30 vjeçe, banuese në Vlorë, se e përndjek shtetasi A.P.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

9. Më datë 18.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.P, vjeç 64  banues në Borsh, Himarë, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

10. Informacion paraprak.
Më datë 21.07.2017, në lagjen “24 Maj”, parkuar pranë banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, pronësi të shtetasit D.M, vjeç 29. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.LL,  vjeç 35 pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me grusht dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës D.LL, vjeç 24, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Neni 90/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.N, vjeç 41, banues në Kolsh, pasi dyshohet se, shtetasi E.Z, vjeç 37, banues në Lezhë, ka bërë kallëzim se, i ka pushtuar 7675 m² tokë në pronësi, në fshatin Mërqi. Neni 200 i Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, në Shëngjin, në dhomen e nje hoteli, shtetasja gjermane M.M vjeç 32, banuese në Hanover, Gjermani, duke i bërë dush vajzës vjeç 4, nga dera e xhamit të kabinës dushit, është dëmtuar në trup fëmija, e cila pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti për rrjetin e ujësjellësit.
Sekuestrohen armë dhe municione
Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si posedues i tyre si dhe autor i dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit të fshatit ku banon ( ku kishte konfliktin)
Me datë 20.07.2017, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, falë ndërhyrjes në kohë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të një konflikti mes banorëve dhe një shtetasi, si dhe sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
N.R, 63 vjeç , banues në fshatin Shkopet , Kurbin
Pas ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N.R ku gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së këtij shtetasi , armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
- 2 pushkë model 63
- 19 kapsolle detonatore
- 5 metër fitil zjarrpërcjellës
- 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete)
- 3 krehëra
Shtetasi N.R, kishte konflikt me disa fqinjë të tij në lidhje me rrjetin e ujësjellësit.
Gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit ku ai banon si dhe të shtetasve me të cilët ka konflikt.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " dhe "Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar nga nenet 278 dhe 159 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
1. Në vijim të komunikatës datë 17.07.2017 e cila është bërë publike për median, që bën fjalë për kultivimin e 1388 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në 11 parcela në fshatin Balzaj, më datë 17.07.2017, në territorin e Bashkisë Shkodër, Njësia  administrative Shosh, te “Bjeshkët e Balzajve”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Policisë Shkodër, në një parcelë me sipërfaqe 547 m², u konstatuan dhe 442 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Shkodër. Neni 284 i Kodit Penal.

Shkodër
Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër
Kontroll për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.
Asgjësohen 716 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike
Pas një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan, në vendin e quajtur "Menza", Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 716 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

2. Më datë 19.07.2017, në fshatin Ndreaj, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Z.SH, vjeç 56. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë si pasojë e luhatjes së energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

3. Më datë 19.07.2017, në lagjen “Manush Alimani”, në banesë, është vet helmuar me pesticide për spërkatje pemësh, shtetasja R.G, vjeç 59  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

4. Më datë 18.07.2017, në fshatin Bërdicë e Sipërme, në banesë, nga pakujdesia ka rënë në korent dhe ka humbur jetën shtetasi L.GJ, vjeç 57. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Shkodër
Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municione që i mbante pa leje.
Nga shtrukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që i mbajnë në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, u arrestua në flagrancë shtetasi:
GJ.L 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër.
Pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatk model 56, dy krëhëra dhe 152 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Më datë 20.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç,  vjeç 44, banues në fshatin Aliaj dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M, vjeç 47, banues në fshatin Rapsh, pasi dyshohet se Task/Forca e OSHEE-së, ka konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin e tyre në fshatin Vukpalaj. Neni 137/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
1. Më datë 20.07.2017, në vendin e quajtur “Ura e Vjetër e Uzinës”, shtetasit e mitur A.T dhe K.V, vjeç 12 e 11, banues në Kukës, duke lëvizur me biçikletë, janë përplasur me parmakët e urës dhe kanë rënë në lumë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për  ngjarje aksidentale.

2. Më datë 21.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për  vlerësim, pasi dyshohet se më datë 20.07.2017, në lagjen nr.3 në banesë, shtetasi B.V vjeç 46 aksidentalisht ka rrëshqitur duke u përplasur me xhamin e derës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Tropojë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin K.H, vjeç 45, banues në Shkozet, Durrës, pasi dyshohet se në qytetin “Bajram Curri”, ka ndërtuar një shtesë objekti, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit T.P e M.P , vjeç 53 e 48, banues në fshatin Rajë, Fierzë, pasi dyshohet se T.P ka ndërtuar një  objekt pa leje dhe M.P është kapur duke punuar. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

3. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për  vlerësim, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Bjeshkët e Poliganit”, shtetasin A.N vjeç 42, banues në qytetin “Bajram Curri”, e ka goditur rrufeja dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Komisariati i Policisë Dibër
1. Më datë 20.07.2017, në fshatin Grevë, Melan, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa me orenditë shtëpiake, e shtetasit H.K, vjeç 58. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se më datë 19.07.2017, është konstatuar djegia e dy dynym tokë me jonxhë, në pronësi të shtetasit G.P, vjeç 55, banues në fshatin Sllatinë, Sllovë. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri është shkaktuar si pasojë e hedhjes nga pakujdesia të ndonjë cigareje.

Komisariati i Policisë Bulqizë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin P.M, vjeç 66, banues në fshatin Leçan, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Dibër.
Vijon puna për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të "Dhunës në familje".
Ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve, në prezencë edhe të femijëve të mitur, arrestohen nga Policia 2 shtetas në Bulqizë e Mat.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit :
P.T, 45 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i tij u bë pasi, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur dhe ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, se shtetasi i lartë përmendur  ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, edhe në prezencë  të fëmijës së tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje".

Komisariati i Policisë Mat
1. Më datë 20.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.P, vjeç 19, banues në Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e ”Prishja e qetësisë publike”. Nenet 84, 25, 278/4 e 274 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 20.07.2017, në Aeroportin Rinas, u ekstradua për në Hungari, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar L.B vjeç 32, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Szekesfehervar/Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje me pasoja të rënda. Neni 370 i Kodit Penal hungarez.

2. Më datë 20.07.2017, në Aeroport Rinas, u kap shtetasi në kërkim L.D, vjeç 32, banues Këlcyrë, Përmet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, e ka dënuar 20 ditë burg për dëmtime të tjera me dashje. Neni 90 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 20.07.2017, në PKK Port, u kap shtetasi në kërkim A.P vjeç 19, banues në Burrel, për veprat penale ”Kanosja” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.P vjeç 19,  banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, në PKK Port, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 20.07.2017, në PKK Kapshticë, u ndalua shtetasi L.H, vjeç 39, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për largim nga banesa.
2.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
1. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  D.K, vjeç  19, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, afër PKK Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Y.S, vjeç 21, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, afër PKK Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297  i Kodit Penal.

3. Më datë 20.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  A.P vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 18.07.2017, afër PKK Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297  i Kodit Penal.
.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1. Më datë 20.07.2017, në Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i urës së lumit”, u kapën 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

2. Më datë 20.07.2017, në SPKM Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim D.Z vjeç 43, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier,  e ka dënuar 4 muaj burg  për  veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
1. Më datë  20.07.2017, në liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, u kapën 3 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm, të cilët u dërguan në QMH, Karreç, Tiranë.

2. Më datë 20.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim, për shtetasit sirianë M.A, B.E dhe A.E, vjeç 19, 30 dhe 22, banues në Damask, Siri, pasi dyshohet se në fshatin Vukpalaj , në liqen, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, me një mjet lundrues të vjedhur. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
1. Më datë 20.07.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.R, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonbike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...