Mallakastër, Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia zbulon një tjetër rast.

Mallakastër, Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, policia zbulon një tjetër rast. 09mallakaster

Procedohet penalisht një shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të territorit dhe në bazë të informacioneve që dispononin shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vendin e quajtur "Ish Reparti Ushtarak" u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e

provës materiale 15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Autor i dyshuar i kësaj vepre penale është shtetasi T.H, 21 vjeç, në banesën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua 1 bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.H, 21 vjeç, banues në lagjen "5 Shkurti" Ballsh, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit

Penal.

09mallakaster1

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...