Dibër, Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestuan në flagrancë disa shtetas.

Dibër, Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestuan në flagrancë shtetasit :   d.v.p diber

A.H, 33 vjeç, banues në Peshkopi

S.Z, 36 vjeç, banues në  Tomin, Dibër

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 15.00, datë 08.06.2017,  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Bolonjës”,  Peshkopi, shtetasi A.H duke drejtuar automjetin tip  “Ford Fiesta", është përplasur  me motorçikletën tip  “Honda”, pa targa, me drejtues  shtetasin  S.Z, ku si pasojë  e kësaj përplasje  është dëmtuar pasagjeri i motorçikletës shtetasi :

 O.(E). Z, 30 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin e parë në siptalin e  Peshkopisë, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,  parashikuar nga neni  290, i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...