Kurbin, Finalizohet operacioni "Befasia"

Kurbin, Finalizohet operacioni "Befasia"09befasia

Asgjësohen 930 fidanë bimë narkotike Cannabis -Sattiva

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të dyshuar si autor të kultivimit si dhe proçedohen penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit

Më datë 08.06.2017, në vijim të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur "Livadhet e Gërnaces" , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë bimë narkotike Cannabis - Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit :

-Xh.L, 29 vjeç, banues në Kurbin
- E.L, 25 vjeç, banues në Kurbin
- G.L, 26 vjeç, banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
-S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac
- N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi

Vepra penale në ngarkim të tyre "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

09befasia1

09befasia3

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...