Finalizohet operacioni policor i koduar “TND”. 22.07.2017

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “TND”. (për video klikoni mbi link) Sequence 01.00 03 59 14.Still001

Arrestohen në flagrancë tre specialistë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Më datë 21.07.2017 gjatë orëve të mbrëmjes nga sterukturat e Policisë është finalizuar operacioni policor i koduar “TND”, i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti tek Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama.

Me marrjen djeni në lidhje me denoncimin u organizuar puna nga Drejtoria për Krimin e Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TND”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. H, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

-E. P, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

-A. D, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj ) .

Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregëtar, që gjendet në kushte shtërguese si pasojë e sjelljes abusive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurim dhe i siguron të gjithë për gadishmërinë për të reaguar në kohë reale e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...