Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.06.2017, në Baldushk, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.06.2017, te një shkollë, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.06.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në rrugën “H.H. Dalliu”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.06.2017, te rruga “Haxhi Dalliu”, te një kopsht, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.06.2017, në Paskuqan, Valias, Laknas e Bathore, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.06.2017, te Mali i Robit, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në lagjen nr. 2 dhe 3 e fshatin Melzatajm, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 09.06.2017, në lagjen nr. 2, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Zhabjak e Zeshtik, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.06.2017, në lagjen nr 13, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.06.2017, në  Fushë Krujë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më date  09.06.2017, në Krujë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.03.2017, në fshatin Kareç Maminas, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Bilalas Maminas, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  09.06.2017, në fshatin Rreth Shijak, subjekti politik Partia Demokratike,  ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.06.2017, në lagjen Haxhias, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Papër e lagjen Vullnetari, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.06.2017, në  fshatin Floq e Funares, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në  fshatin Mexixe, subjekti politik  PDU, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  08.06.2017, në  fshatin Polis, subjekti politik  Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  08.06.2017, në  fshatin Dragostujë, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.06.2017, në  lagjen Sporti, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në lagjen Xhile Liçi, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  09.06.2017, në  fshatin Gribë, subjekti politik  LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
 
Më datë  09.06.2017, në  fshatin Lenie, subjekti politik  PDIU, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.06.2017, në Korçë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.    

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.06.2017, në Bilisht, subjekti politik PDIU, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.06.2017, në qytet, subjekti politik PDIU, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Bucimas, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.06.2017, në fshatin Selenicë dhe në qytetin e Ersekës, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfundua pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.06.2017, në fshati Tapi, në lagjen ‘’11 Shkurti e në qendër të qytetit Kuçovë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.06.2017, në qytetin Patos e në lagjen “8 Shkurti”, subjekti politik LSI,  ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në Hysgjokaj, Fiershegan e Karbunarë e Vogël, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.06.2017, në fshatin Thanasaj e Dushk, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.06.2017, në lagjen “10 Korriku”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në lagjen “Lef Sallata”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, subjekti politik Libra, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017,  në lagjen “11 Janari”, subjekti politik PDIU, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në lagjen “Lef Sallata”, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në lagjet “Kushtrimi” dhe “28 Nëntori, subjekti politik “MEGA”, ka zhvilluar takim elektoral, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në fshatin Penkovë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në fshatin Armen, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
 
Më datë 08.06.2017, në fshatin Vllahinë, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në Selenicë, subjekti politik “MEGA”, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në fshatin Karaxh, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim. zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në fshatin Palasë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Më datë 08.06.2017, në fshatin “Shën Vasil”, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në Himarë, subjekti politike “MEGA”, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 08.06.2017, në lagjen Stjar, subjekti politike “MEGA”, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.06.2017, në lagjen nr. 3, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në lagjen nr. 1, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në lagjen nr. 2, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 08.06.2017, në lagjen nr. 4, subjekti politike “MEGA”, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.06.2017, në lagjen Kodra e Shtufit, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar  takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 09.06.2017, në fshatin Bual, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar  takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.06.2017, në lagjen “Nënë Tereza”, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Rrilë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Pllanë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Tresh, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Manati, subjekti politik Bashkimi Demokristian, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017,  në fshatin Spiten, subjekti politik Bashkimi Demokristian, ka zhvilluar takim elektoral i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në lagjen “Skënderbeg”, subjekti politik Bashkimi Demokristian, ka zhvilluar takim elektoral i cili përfundoi pa probleme për rendin.  

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 09.06.2017, në fshatin Perlat Qender, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2016, në fshatin Perlat-Eper, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2016, në fshatin Malaj Qender, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2016, në qyteti Rrëshen, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.06.2017, në lagjen “Ndoc Mazi”, te një hotel, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në qytetin Shkodër, para Prefekturës, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në lagjen Ndoc Mazi e para Prefekturës, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 09.06.2017, në qytet Puke e fshatin Lejthizë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë  09.06.2017, në Qendër Puke, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë  09.06.2017, në fshatin Stajkë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.06.2017, në fshatin Cerrnaleve e Borje, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Brekijë e Borje, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 09.06.2017, në fshatin Llugaj, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim  elektoral, i cili përfundoi pa problem për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Prush, Zogaj e Kepenek, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 09.06.2017, në qytetin e Krumës, subjekti politik LSI, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 09.06.2017, në fshatin Lunar Luzni, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili ka përfunduar pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 09.06.2017, në lagjen e Re Bulqizë, subjekti politik “LSI”, ka zhvilluar takim elektoral, i cili ka përfunduar  pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Mazhicë, Bllacë e Shupenzë, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 09.06.2017, në fshatin Rukaj, subjekti politik “LSI”, ka zhvilluar takim elektoral, i cili ka përfunduar  pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Gjalish, Vig, Lisë, Vinjoll e lagjen Partizani, Burrel, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.Sh, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasja S.N, vjeç 69, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim për shpërdorim detyre. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.H, dhe I.M, vjeç 52 e 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën ndërsa shtetasi I.M ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, në dëm të shtetasit F.K, vjeç 63, banues në Tiranë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Në datë 08.06.2017, Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit:
- E. Gj., 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i Njësisë Bashkiake nr 2.
Nga informacionet e marra në rrugë operative, administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka rregjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të shtetasit E.Gj.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe rregjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë në datë 25.06.2017, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike", "Korrupsioni pasiv në zgjedhje" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal.                        

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.T dhe J.A, vjeç 39 e 38, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë dokumentet për një objekt, shtetasit  A.Gj, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit P.L, vjeç  70, banues në Tiranë, i ka vjedhur një shumë lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin P.T, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në kontenierët e mallrave, faturat nuk përputheshin me ato të zhdoganimit.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.A, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në magazina, i janë gjetur produkte ushqimore të skaduara si dhe janë falsifikuar datat e disa produkteve. Nenet 149/a, 288 e 190 të  Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin K.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para disa muajsh, me mashtrim, i ka marrë disa makina me qera dhe nuk i ka bërë pagesën shtetasit I.O, vjeç 41, banues në  Tiranë. Neni 143 i  Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për institucionin e Arshivës së Bashkisë Tiranë, pasi shtetasi A.Sh, vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se dyshon se i janë falsifikuar certifikatat e gjendjes civile të marra nga Arshiva Qendrore e Bashkisë. Nenet 191 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 09.06.2017, në Kodër Kamëz, u kap shtetasi në kërkim D.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.06.2017, shtetësia S.K, vjeç 77, banuese në Tiranë, në bulevardin “Zhan D’ark”, pranë Kryqëzimit të Brrylit, nga pakujdesia ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur me një mjet i ndaluar në semafor dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Sh, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprilia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Kawasaki” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Aleksandër Moisu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtuese shtetasen E.U, vjeç 26, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 60, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me motorin tip “Honda”, me drejtues shtetasin P.Xh, vjeç 52, banues në Berat, për pasojë është dëmtuar ky i fundit dhe pasagjerja shtetasja L.Xh, vjeç 55, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Zhan Dark”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zipstar”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.H dhe S.M, vjeç 17 e 19, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr 17, gjatë kontrollit ju gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 36, banues në Durrës, pasi dyshohet se, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Benz”,  pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.E, vjeç 44, pasi dyshohet se, në lagjen nr 1, duke drejtuar mjetin tip tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin S.K, vjeç 19, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen K.K, vjeç 28, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se shtetasja A.B, vjeç 30, banuese  në Elbasan ka bërë kallëzim se në muajin tetor 2016, i ka marrë një sasi lekësh në këmbim të një vendi pune në një shoqatë, të cilin nuk ja ka gjetur e nuk i ka kthyer parat. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të  Krimit  Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:
F.J,  47 vjeçe banuese në fshatin Gostimë.
Kjo shtetase, duke qenë me detyrë arkëtare e Postës në Gostimë dyshohet të ketë falsifikuar mandatet e arkëtimit për përfitimin e pensionit të shtetasit M.A, 75 vjeç banues në Gostimë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për  shtetasin G.C, vjeç 50, banues në fshatin Buqës, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Elbasan-Mollas, në fshatin Lumas, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.P, vjeç 21, banues në fshatin Qyrkan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen Sh.Dh, vjeç 32, banuese në Cërrik, pasi dyshohet se, në fshatin Kuqan, duke drejtuar  mjetin tip “Audi”, ka përplasur këmbësoren shtetasen N.S, vjeç 58, banuese në Librazhd, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Xibrrakë, duke drejtuar  mjetin  tip “Toyota”, është përplasur me motorin tip “Honday”, pa targa, me drejtues shtetasin B.K, vjeç 52, banues në fshatin Qerret, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen M.A, vjeç 41, banues në Ersekë. Neni 138/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.06.2017, u arrestua shtetasi S.M, vjeç 49, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.06.2017, shtetasi P.P, banues në Vlorë, kallëzon se, punonjësit e Bashkisë Himarë, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë bërë regjistrimin e një shtëpie banimi sipas vendimit të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 50, banues në Sarandë, pasi, te “Kryqëzimi rrugës Butrintit”, duke drejtuar motorin tip “Kawasaki”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.Dh, vjeç 46, banues në Orikum, pasi dyshohet se, në Orikum, duke drejtuar motorin pa targa, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 09.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.L, vjeç 32, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 52, banues në Pllanë, Lezhë, pasi, në autostradë në afërsi të një karburanti, në Milot, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxian”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 20, banues në Peqin, pasi, në lagjen “Liria”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin K.R, vjeç 29, banues në Shkodër, për pasojë është aksidentuar shtetasi K.R, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 290/2 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen E.K, vjeç 22, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, në lokalin në pronësi, iu gjetën e sekuestruan 3 steka cigare pa pullë fiskale. Nenet 178/2 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.06.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndeve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, parashikuar nga neni 288 i Kodit penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
G.S, 39 vjeç, banues në Peshkopi.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas dyshohet se duke pasur nje aktivitet "Pastiçeri",  në qytetin e Peshkopisë ka shitur ëmbëlsira (Tortë), jashtë kushteve dhe standarteve që kërkon ky produkt ushqimor, ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.    
                    
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.C,  vjeç 42, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, në rrugën kryesore në fshatin Shupenze, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin Sh.Gj, vjeç 82, banues në Zeqan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 20, banues në Tiranë, i cili ndodhet në paraburgim, me masë sigurimi “Arrest në Burg” për veprën penale “Vjedhja”, pasi shtetasja J.P, vjeç 33, banuese në Tiranë, kallëzon se në muajin Prill 2017, dyshon se i kanë vjedhur biçikletën. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  F.I, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Baldushk, në fshatin Koçaj, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.H, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shkozë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.S, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë një Poliklinike, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte  shtetasin E.D, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Irfan Tomini”, tek një bar kafe, ka kanosur shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.T, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur telefonin tip “Samsung”, të shtetasit D.B, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për, shtetasin A.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vangjel Noti”, me anë të vetëgjyqësisë, i ka prishur murin rrethues të banesës, shtetasit F.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Panaroma”, në garazhd, shtetasit N.N, vjeç 64, i kanë vjedhur një sasi kabulli elektrik. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, shtetësia E.S, vjeç 23, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, i kanë marrë telefonin tip “Samsung J5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.Z, vjeç 16, pasi dyshohet se, në rrugën e “Durrësit”, në një shkollë, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, shtetësia M.B, vjeç 38, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Don Bosko”, te një bankë e nivelit të dytë nëpërmjet mashtrimit, shtetasi i mitur G.K, vjeç 17, banues në Tiranë, është paraqitur me emër të vëllait shteasit F.K, për të tërhequr lekë nga llogaria e tij. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua karta e identitetit. Punohet për kapjen e shtetasit  G.K. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, shtetasi H.S, vjeç 55, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Mine Peza”, i kanë pushtuar pronën duke ndërtuar pa leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 199/a dhe 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Gj, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dajtit”, për motive pronësie, ka fyer e kanosur shtetasen Xh.I, vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.B, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, iu gjet e bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sadik Petrela”, në ambientet e një lokali, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokua 1 kompjuter pa dokumentacionin përkatës. Punohet për kapjen e shtetasit A.Sh. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G.H,  vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës”, djali shtetasi E.H, vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.06.2017, në Zallbastar, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi R.C, vjeç 42, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  e mitur S.K, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, ka thyer xhamin e derës së zyrës së shtetasit T.Ll, vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 27, banues në  Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur motorin tip “Dayang”, në pronësi të shtetasit M.H, vjeç 51, banues në Tiranë. Nga puna e bërë rezulton se ky shtetas është autor i dy veprave penale. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.06.2017, shtetasi A.D, deklaron se e ka gjetur telefonin tip “Samsung S5”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.D, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Hamdi Pepa”, te një treg, janë tentuar të vidhen dyqanet e shtetasve H.M dhe E.Z, vjeç 56 e 38, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Tom Plezha”, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B, vjeç 32, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Q, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me grushte shtetasen E.K, vjeç 32, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.Xh, vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi B.Xh, vjeç 54, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në ambientet e një shkolle, ka kanosur shtetasin E.K, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  K.T, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka goditur me grushte shtetasin A.H, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Vaqarr, në fshatin Pezë Helmës, i ka shkatërruar magazinën shtetasit R.M, vjeç 70, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.06.2017, ka shkuar në QSUT shtetasja e mitur V.S, vjeç 15, banuese në Kavajë, e cila ka pirë ilaçe me shumicë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Z.S, vjeç 18, banues në Mushnike, pasi dyshohet se, më datë 06.06.2017, ka kanosur me fjalë shtetasin Xh., vjeç 62, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin T.A, vjeç 40, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin M.Th, banues në fshatin Gosë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.06.2017, në lagjen nr. 13, në banesën e tij, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune  shtetasi H.C, vjeç 67, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i vdekjes ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor  Durrës.

Vijon kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 172 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Procedohen penalisht tre shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme  kanë goditur një tjetër rast.
Ka filluar  proçedimi penal në ngarkim të shtetasve:
 • R. M. 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;
• E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;
•A.Ç. 30.vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.


Më datë 09.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës,në vendin e quajtur degëzimi   “Përroi i  Mullirit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 40 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Kultivimi I bimëve narkotike"dhe" Shoërdorimi i detyrës" parashikuar në nenet
284 dhe 248 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.B, vjeç 67 ,banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr 13, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.L, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës shtetases E.J, vjeç 29, duke shkelur urdhrin  e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 321 Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.D, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr 15, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, e punohet për kapjen e shtetasit F.Xh, vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj bashkëshortes shtetases E.Xh, vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.06.2017, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”,  u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 132  fidanë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal..

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.C 22 vjeç,  banues në  Fushë –Krujë.
Më datë 09.06.2017, rreth orës 15:30, në  Arameras, Fushë -Krujë,  duke drejtuar mjetin tip  BMV, pa targa, ka  aksidentuar, dhe është larguar nga vendi i aksidenti shtetasen këmbësore R.G. 11 vjeçe,  banuese në Arameras.
Shtetasi D.C është larguar nga vendi i aksidentit, i cili është kapur dhe arrestuar më pas nga policia pas veprimeve hetimore të kryera nga uniformat blu në identifikimin e autorit.
E dëmtuara ndodhet në  Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Largimi nga vendi I aksidentit" parashikuar në nenet  290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Q.C, vjeç 43, banues në Nikël, pasi dyshohet se, në Nikël, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit J.M dhe G.D, vjeç 63 e 30, banues  në Fushë Krujë e Luz Krujë, pasi dyshohet se, të dy personat kanë bërë kallëzim për njëri tjetrin për pushtim toke në fshatin Luz, Krujë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin H.M, vjeç 80, banues në Shëmri, Kurbin, pasi dyshohet se, në Thumanë, duke lëvizur me biçikletë,  ka humbur kontrollin duke rënë në kanal, për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.D,  vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi L.D, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit D.B dhe P.K, vjeç 51 e 25, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se, në Fushë-Krujë, kanë goditur me grushte e fyer shtetasen F.S, vjeç 47, banuese në Fushë-Krujë. Neni 90 dhe 119 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.V, vjeç 32, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi S.V, vjeç 36, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen D.B,  vjeç 27,  banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi  E.B, vjeç 38, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.K, 43 vjeç  banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë  kontrollit  të  ushtruar nga efektivat e policisë në  një lokal  në  Lagjen "5 Maji" i është  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri e tipit Pistoletë TT model 54
Një krëhër
15 copë  fishekë  model 54 kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.T, banues në fshatin Sutaj, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.Ç, banues në fshatin Sutaj, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke bërë ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet e në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit H.M, I.K dhe A.K, vjeç 56, 67 e 60, banues në fshatin Mirakë, pasi dyshohet se në fshatin Mirakë, kanë prishur tubin e ujit të pishëm të shtetasi H.Ll, vjeç 34. Nenet  159/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.L, vjeç 56, pasi dyshohet se, më datë 08.06.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait shtetasit O.L, vjeç 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.P, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2016, me anë të mashtrimit, i ka marë një sasi lekësh, shtetases Xh.P, vjeç 32, banues në Vloçisht, Maliq. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.Sh, vjeç 37, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në fshatin Vërdovë, u kap me kamionin tip “Benz”, duke transportuar 12 m³ dru zjarri, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen F.K, vjeç 26, banues në Berat, pasi dyshohet se, në “Kombinat”, ka goditur me grushte shtetasen A.D, vjeç 26. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’Uznovë’’, persona të pa identifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.M, vjeç 49, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “8 Shkurti”, ka goditur me kaçavidë në këmbë, shtetasin K.B, vjeç 21, banues në Fier. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.D, vjeç 62, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, në Divjakë, ka kanosur me send të fortë shtetasin Sh.Sh, vjeç 44, banues në fshatin Çerm e Vogël. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në fshatin Çermë e Sipërmë, parkuar pranë banesës, në mjetin tip autobus,  i një firme në Divjakë, me drejtues shtetasin Sh.F, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka pasur një shkëndijë elektrike në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.H, vjeç 64, banues në fshatin Kutë, pasi dyshohet se, në fshatin Kutë, ka goditur me sende të forta shtetasin K.M, vjeç 60. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.06.2017, rreth orës 03:10 në lagjen “Lirim”, në dritaren e lokalit të shtetasit R.M, vjeç 57, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Materialit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 152 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.H, vjeç 37, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në datën 08.06.2017, në këtë lagje, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasen M.N, vjeç 47, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se, ka thyer disa vazo me lule në pronësi të shtetases A.H, vjeç 71, banuese në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin A.Z, vjeç 66, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.06.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F.M, vjeç 61, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.Th, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë burg. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në fshatin Armen, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit B.M, vjeç 54. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.P, vjeç 38, pasi dyshohet se më datë 08.06.2017, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.P, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.M,  vjeç 51, pasi dyshohet se, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike  ndaj djalit  shtetasit E.M,  vjeç 19. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit A.P dhe K.P, vjeç 64 e 70, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 08.06.2017, ish nusja e djalit, shtetasja G.P, vjeç 30, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.06.2017, në aksin rrugor Krahas-Memaliaj, në afërsi të fshatit Qesarat, gjatë lëvizjes ka marrë flakë mjeti kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.Xh, vjeç 37, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin F.D, vjeç 49, banues në Lezhë, pasi dyshohet se djali, shtetasi K.D, vjeç 19, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin F.M, vjeç 56, banues në Ishull- Shëngjin, pasi dyshohet se, në Kune, ka prishur me dashje, një kioskë me konstruksion druri në përdorim të shtetasit D.N, vjeç 49, banues në Lezhë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, ka bërë kallëzim shtetasja V.U, vjeç 31, banuese në Lezhë, se më datë 08.06.2017, në banesë, nëpërmjet telefonit e kanë ofenduar. Neni 275 i Kodit Penal.

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për “ Vrasje e mbetur në tentativë” “ Armëmbajtje pa leje”.  
Më datë 09.06.2017 , rreth orës 18:00, pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, është paraqitur shtetasi P.P. 50 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka njoftuar se rreth orës  17:45, në kohën që ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij të tipit fuoristradë REXTON 270 CDI në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Blinisht, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një automjet tip BMW X5, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i pasëm i automjetit të këtij shtetasi.
Pas marrjes së njoftimit, nga ana jonë është formuar grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjatë kqyrjes, janë gjetur e sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri pistoletë.
Është organizuar menjëherë puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë e mundur të identifikohet dhe shpallet në kërkim  si autor i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A.T. 29 vjeç, banues në Lezhë.
Nga hetimet e deritanishme  dyshohet se ngjarja mund  të ketë ndodhur për motive të dobëta, si rezultat i një konflikti të ndodhur para disa vitesh mes vëllait të të dyshuarit dhe nipit të të dëmtuarit .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të ‘’Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë  dhe ‘’Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake‘’parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278/5 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.T.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëautorëve të tjerë të përfshirë  dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes .

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.06.2017, gjatë natës, në afërsi të urës së Milotit, në një pikë përpunimi të inerteve janë vjedhur disa bateri të kamionëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.06.2017, në lagjen “Pepsumaj”, në fshatin Mollë, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në një parcelë me sipërfaqe 350 m², u gjetën të vetëmbira dhe u asgjësuan 19 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 30-40 cm. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

I gjendet armë pa leje arrestohet në flagrancë nga Policia.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
Gj.F,  61 vjeç, banues në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Shkodër
Më datë 09.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi  Gj.F të cilit në banesë, iu gjet e sekuestrua ne cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri tip “Zastava” pistoletë me 8 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.V, banues në fshatin Melgushë, pasi dyshohet se, në fshatin Melgushë u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit N.N dhe Y.M, vjeç 51 e 51, banues në fshatin Vukel, pasi dyshohet se, kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.06.2017, ka bërë kallëzim shtetasi L.M, vjeç 40, banues në fshatin Pobreg, se në kasollen pranë banesës, i kanë vjedhur një  bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Ndalohen dhe dy autorët e dyshuar, të shpallur në kërkim, për vjedhjen me dhunë, ndodhur në fshatin  Dunish, më datë 24.01.2017.
Më datë 09.06.2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë,  bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht:
-R.D, 28 vjeç, banues në Durrës.
-J.H, 22 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tyre u pasi:
 Më datë 24.01.2017, shtetasit e lartë përmendur në bashkëpunim me shtetasin, B.D, 18 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar më datë 08.06.2017, dyshohen si autorët e vjedhjes me dhunë, në banesën e shtetasit Z.D., banues në fshatin Dunish, ku i kanë lidhur dy të moshuarit që jetonin të vetëm, dhe  vjedhur një sasi parash dhe tre telefona.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Bricë, Njësia administrative Lekbibaj, në vendin e quajtur Qafa e Kullës, grupi i kontrollit ka gjetur 126 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.  Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 09.06.2017, shtetasi R.K, vjeç 63, banues në fshatin Urxall, kallëzon se, më datë 08.06.2017, i është larguar nga banesa nusja e djalit D.K, vjeç 20, duke i braktisur fëmijët. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.M, vjeç 17, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin S.K, vjeç 65, banues në Burrel. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe punohet për kapjen e shtetasve Sh.M, P.M, H.M, E.M dhe Xh.M, vjeç 40, 38, 36, 24 e 21, pasi dyshohet se, në fshatin Kurqele, për motive pronësie kanë djegur me zjarr gardhin rrethues të pronës së shtetasit N.V, vjeç 73. Nenet 277 e 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.06.2017, në dalje të Aeroportit Rinas, u kap shtetasi në kërkim E.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Neni 244 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në dalje të Aeroportit Rinas, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan një sasi eurosh të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.K, vjeç 41, banues në Kukës, pasi dyshohet se, në dalje të Aeroportit Rinas, u kap me pasaporta të falsifikuara greke, të cilat dyshohet se ja kishte dhënë shtetasi I.O, vjeç 23, banues në Tiranë, që të kalonte kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme për në Angli. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 19, banues ne Kurbin, pasi dyshohet se, në dalje të Portit Durrës, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 09.06.2017, në dalje te PPK, Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim H.T, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.06.2017, në Vlorë ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.P, vjeç 25, banues në Elbasan, kthyer deportiv nga Greqia, pasi dyshohet më datë 08.06.2017, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.  Neni  297 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...