Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 11 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë 
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.06.2017, ora 20:00–:2100, në fshatin Mullet, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.06.2017, ora 11:00–12:00, në Dajt, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 13:00–14:00, tek Fresku, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 17:00–18:00, në fshatin Priskë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.06.2017, ora 20:00–20:50, në Kamëz, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 20:30–21:30, në fshatin Qinam, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.06.2017, ora 19:00–20:00, në Vorë, subjekti politik Partia Demokratike, Forumi Rinor, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.06.2017, ora 19:10–20:20, në Vorrozen, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, ora 19:00–:2000, në Lagjen Nr.5, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 09.06.2017, ora 19:00–20:20, në fshatin Qeret, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 10.06.2017, ora 11:00–12:30, në lagjen Nr. 2, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 12:30-14:00, në lagjen Nr. 1, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.06.2017, ora 17:00-18:00, në fshatin Ishëm, subjekti  politik Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.06.2017, ora 19:00-20:00 në fshatin Thumanë, subjekti politik Partia Republikane zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19:30-20:30, në Krujë, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.03.2017, ora 20:00-21:00, në fshatin Metalle Maminas, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.06.2017, ora 12:00-12:40 dhe 13:00-14:00, në Belësh Elbasan, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.06.2017, ora 18:00-20:00, në fshatin Shalës, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.06.2017, ora 10:10-11:40, 11:00-12:00 dhe 12:00-13:00, në  Librazhd, në  fshatrat Xhyrë e Kostenjë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 11:30-12:15, në  fshatin Mirakë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 14:00-15:00, në  fshatin Polis, subjekti politik Lëvizja  Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.06.2017, ora 16.00-20.00, në fshatrat Blacë, Alarup dhe Bratomire, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 10.00-16.30, në fshatrat Vërri, Somotinë, Zalltore, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 3 takime elektorale të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 11.00-18.30, në fshatrat Rotokal, Petrush e Nizhavec, subjekti politik Partia Demokratike,  zhvilloi 3 takime elektorale të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 10.06.2017, ora 11.00-12.00, 17.00-18.00 dhe 19.00-20.00, në fshatrat Kamnik, Taç dhe Gostivisht, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 10.06.2017, ora 14:00-15:30, 16:00-17:30, 18:00-19:00, 19:00-20:00 dhe 19:30-20:30, në fshatrat Fiermimar, Vlashuk, Zdravë dhe në lagjet “1 Maji” e “11 Janari”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 5 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 10.06.2017, ora 18:30 deri 20.30, në qendër të qytetin Leshnje, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.06.2017, ora 18:00-19:00 dhe 19:00-20:00, në fshatin Drino e Nepravishtë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datën 10.06.2017, ora 12:00-13:00, në Pallatin e Kulturës, Tepelenë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 10.06.2017, ora 16:30-17:45, në fshatin Qafë Sukë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim  elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 09:00-10:00, 10:30-11:30, 12:00-14:00, dhe 19:30-20:00, në fshatrat Pagri, Vërshisht, Frashër dhe Lipë, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 4 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme  për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19:00-19:40, 20:00-20:30 dhe 20:40-21:15, në shtëpinë e kulturës Përmet, në fshatrat Kaluth, e Iljarë, subjekti politik Partia Demokratike zhvillio 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme  për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 16:30-17:45, 19:00-20:00 dhe 20:00-20:45, në fshatrat Qaf Sukë, Fshatin e Ri dhe Podgoran, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme  për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.06.2017, ora 11:00-12:00 dhe 18:30-19:30 në Fshatin Ungrej dhe në lagjen “Skënderbeg”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19.30 - 20.30, në lagjen “Skënderbeg”, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19.00 - 20.00, në Fshatin Dajç, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Më datë 10.06.2017, ora 18.00 - 18.30 dhe 16.30 17.30, në lagjen “Varosh” dhe në fshatin Torovicë, subjekti politik Bashkimi Demokristian i Shqipërisë, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.06.2017, ora 18.00-20:00, në qytetin e Laçit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 15.00-17:00, në qytetin e Laçit, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 10.06.2016, ora 13.00-14.20, në Rrëshen, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2016, ora 20.00 - 21.00, në Rubik, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.06.2017, ora 18:30 deri 19:00, në fshatin Bardhaj Koprativë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19:00 deri 20 :00, në fshatin Bardhaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 19:00 deri 20:00, në fshatin Stajkë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 10.06.2017, ora 10:00 deri 12:00, në Koplik, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.06.2017, ora 10:00-11:00, në Pallatin e Kulturës subjekti politik LIBRA, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 10:30-11:00, 17:30- 18:30 dhe 18:30-19:00, në fshatrat Shëmri, Mamëz e Surroj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.06.2017, ora 11:00-13:10, 14:00-14:35, 15:00-16:45 dhe 17:00-18:00, në fshatrat Lekbibaj, Rragam, Degë, Tpla, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi 4 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 10.06.2017, ora 16:00-17:00, në fshatin Kojel, subjekti politik Partia demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim SH.P, vjeç 51, banues në Bathore, Kamëz, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Neni 190/2 i Kodit Penal. 

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Y, vjeç 27, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Papa Gjon Pali II”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.G , vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Xhorxh Bush“,u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S , vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.L , vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  ne Kamzë, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda” ka aksidentuar këmbësoren N.R, vjeç 74, banuese në Kamzë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q, vjeç 19, banues në Babrru, Kamëz,  pasi në Bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z, vjeç 35, banues në Bathore, pasi në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.A, vjec 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  duke drejtuar autobuzin e linjes është rrëzuar pasagjerja H.M , vjeç 63 banuese në Tiranë, e cila pasi mori mjekimin në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar autobusin ka aksidentuar shtetasin R.GJ, vjeç  50, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 39, banues në Durrës, pasi në Durrës,  është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.K, vjeç 53, banues në Maqedoni, pasi dyshohet se  në unazën e qytetit, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin N.M, vjeç 73, banues në Elbasan, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.H, vjeç 60, banues në fshatin Stropskë, pasi dyshohet se  në rrugën Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” është përplasur me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi M.XH, vjeç 21, banues në fshatin Buçimas, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Pezho” dhe pasagjerja F.H, vjeç 59, banues fshatin Stropskë, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksionit për të mitur, për shtetasin A.M, vjeç 17, pasi dyshohet se  në fshatin Galin, duke drejtuar pa  leje drejtimi, motorin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri A.M, vjeç 75, banues në Kuçovë, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.M, vjeç 53 banues në Roskovec, pasi dyshohet se  në  lagjen “1 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin M.B, vjeç 69, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni  290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.H, vjeç 19, banues në Laç, pasi dyshohet se  në Laç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, ku për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, pasi dyshohet se  në vitin 2008, me anë të falsifikimit të dokumenteve, tek nje kompani private ka marrë një numër me kontratë në emër të shtetasit G.R, vjeç 45, banues në fshatin Golaj, duke e bërë debitor në nje shume lekesh. Neni 186 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.H, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi, E.S, vjeç 32, banues në Shkozet, Durrës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Komuna e Parisit”, në filialin e nje banke, me përgjegjëse shërbimi dhe arkëtare, shtetasen I.DH, vjeç 34 banuese në Tiranë, ka rënë alarmi, pasi aparatura e sirenës ishte vetë aktivizuar, per shkak te nje defekti, për pasojë nuk ishte aktivizuar për të njoftuar personat përgjegjës në rast alarmi, shtetasit I.M e A.Z, vjec 33 e 47, grup i gatshëm e drejtues teknik të nje kompanie sigurimi privat. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.M dhe XH.B, vjec 37 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, gjatë një debati verbal, E.M ka goditur me shkop XH.B ndersa ky i fundit i ka dëmtuar disa vazo me lule në sheshpushimin e katit. Nenet  84 e 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Y.M dhe E.SH, vjec 45 e 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  kanë dhunuar shtetasin G.M, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, ka rënë zjarr në nje qender private, me administrator shtetasin B.M, vjec 53, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, vjec 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  është konfliktuar me shtetasin B.S, vjec 58, banues në Tiranë, dhe nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë, pa leje. Nenet 90 e 279 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.P, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se , për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.P, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjec 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  tek fusha e “Aviacionit”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.N, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, A.N, vjeç 72, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.06.2017, u ndalua shtetasi K.H, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 06.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, në ambientet e xhamisë, i ka vjedhur një çantë me sendet personale, shtetasit A.K, vjeç 40 banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.N, vjeç 38 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, bashkëshorti A.N vjeç 56, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.SH, vjeç 31, pasi dyshohet se   në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O.D, kushëririt të shtetasit R.C, vjeç 55, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, M.SH rezulton autor i nje tjeter ngjarje.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.M, vjeç 58, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhok Biba”, është kapur duke thyer xhamat e mjetit në pronësi të shtetasit E.P, vjeç 27, banues në Përmet. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.R, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Fortuzi”, për motive të dobëta ka goditur shtetasin A.K, vjeç 30, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.R. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, është konstatuar duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 34, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me Dhunë”, pasi dyshohet se  rruga “Ferit Xhajko”, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit P.B, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G, vjeç 30, banues në Kukës, pasi dyshohet se, ka kanosur me fjalë bashkëshorten, B.G, vjeç 20 dhe ka djegur perden e dritares së banesës. Punohet për kapjen e S.G. Nenet 84 e 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur R.M, vjec 12, pasi dyshohet se  në shkollë ka thyer xhamat e driatreve dhe ka prishur bravat e dyerve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 38 pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke ofenduar dhe kërcenuar ish krushkun, A.A, vjec 44, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e G.H. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.SH, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten, B.SH, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.SH, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Damjan Fortuzi”, me vetëgjyqësi, i ka prerë barin shtetasit I.A, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset XH.T dhe A.S, vjec 21 e 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Teodor Keko” për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëra tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.A, M.D, G.K dhe B.V, vjec 32, 43, 41 e 52, banues në Marikaj, pasi dyshohet se  zhvilluan një protestë të paligjshme. Ligji Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjec 21, banues në Vorë, pasi në Vorë, iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti, me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.R, vjeç 82 banues në fshatin Rrushkull, pasi dyshohet se  në Rrushkull, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin SH.F,  vjeç 35, banues në fshatin Perlat, pasi dyshohet se  në fshatin Kullë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.R, vjeç 38, banues në fshatin Rrushkull, pasi dyshohet se  në fshatin Kullë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, shtetasi A.M, vjeç 63, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen Nr. 14, në pronën e tij, nga Njësia Administrative Nr. 5, po kryen punime me leje, investime publike, të Bashkisë Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 11.06.2017,  në lagjen Nr. 1, ka rënë zjarr në automjetet e parkuara, tip “Nisan” “Benz” dhe “Ford” në pronësi të shtetasve K.B, A.B dhe N.K, vjec  52, 43 e 62, banues në Durrës, ku janë djegur plotësisht mjetet. Punohet për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.  Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit S.B, A.A dhe B.T, vjec  51, 47 e 39, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se   në Fushë Krujë, në banesën e S.B u kapën duke kryer punime pa leje. Nenet 199/a, 199/b dhe 25 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Krujë, për shtetasit M.S, E.B, vjec 41, 41 e 30, banues në fshatin Luz, pasi dyshohet se  në fshatin Luz, shtetasi E.B, ka goditur, me mjetin tip “Fiat” mjetin tip “Volksvagen” me drejtues A.S, i cili, në bashkëpunim dhe me vëllain, M.S kanë goditur  me grushte, shtetasin E.B, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89, 25 e 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin në kërkim E.B, vjeç 33, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se  më datë 16.03.1017, në banesë, ka dhunuar bashkëjetuesen, N.D, vjeç 45, duke i dëmtuar dy gishtat e dorës. Punohet për kapjen e E.B Nenet 130/a, 84, 112 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.S, vjeç 23, banues në Cërrik, pasi dyshohet se  në qytet, ka goditur me sende të forta shtetasin P.S, vjeç 50, banues në Cërrik. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.R, vjeç 43, banues në Elbasan, pasi dyshohet se   ka ofenduar ish bashkëshorten, shtetasen D.K, vjeç 37, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.K, vjeç 34, banues në Korçë, pasi dyshohet se  në lagjen 2, ka goditur me sende të forta shtetasin U.B, vjeç 40, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.P, vjeç 65, banues në Pogradec, pasi dyshohet se  i nipi, K.P, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.A,  vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se  në prani të fëmijës së mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.N vjeç 24. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në lagjen “8 Shkurti”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi E.M, vjeç 42. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlersim.

Më datë 10.06.2017, u arrestua ne flagrance shtetasi   A.B, vjec 17 , si dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 24, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se në lagjen “16 Prilli”, në bashkëpunim, kanë thyer xhamin e derës së dyqanit, në pronësi të shtetasit B.S, vjeç 58, banues në Fier ku kanë marrë nje sasi lekësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 10.06.2017, ora 12:00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.DH, vjeç 67, pasi dyshohet se  motra, A.Z, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Z, vjeç 57,pasi dyshohet se  bashkëshorti i motrës, shtetasi TH.DH, vjeç 68, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.Ç vjeç 25, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se  në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin A.GJ, vjeç 66, banues në Krutje. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, në fshatin Çermë e Sipërme, në oborrin e banesës, shtetasit SH.F, në autobusin tip “Iveko” i ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.0562017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.S, vjeç 19, banues në lagjen Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se  në fshatin Krutje e Sipërme, ka goditur me grushte shtetasin I.Z vjeç 30, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit J.SH dhe LL.N vjec 20 e 21, banues në fshatin Grabjan, pasi dyshohet se  në fshatin Grabjan, kanë goditur me grushte, shtetasin F.D, vjeç 50 banues në këtë fshat. Nenet 89 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.H, banues në fshatin Greshicë, pasi dyshohet se   në fshatin Povël, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.K, vjeç 52, banues në Himarë, pasi dyshohet se  më datë 04.06.2017, në fshatin Dhërmi, ka dëmtuar banesën e shtetasit N.G, vjeç 75, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datën 10.06.2017, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”,  janë vjedhur targat të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit F.J, vjeç 23. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit S.J dhe A.K, vjec 29 e 24, pasi dyshohet se  më datë 05.06.2017, në shëtitoren “Hasan Tasini”, u kapën me nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për bashkëshorten dhe vajzën, shtetaset H.D e R.D, vjec 39 e 14, pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi H.D, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin LL.B, vjeç 53, banues në fshatin Bodrishtë, pasi dyshohet se  në lagjen “18 Shtatori”, po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.Ç, vjeç 52, banues në fshatin Hormovë, pasi dyshohet se  në fshatin Hormovë, ka goditur me sende të forta shtetasin Q.S, vjeç 48, banues në fshatin Hormovë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në kokë e fytyrë, i cili mori mjekim në spital. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.M, vjeç 41, pasi dyshohet se  ka bërë kallëzim shtetasi P.B, vjeç 72, banues Prishtinë, Kosovë, se ne Shëngjin, e ka shtyrë dhe goditur me shpullë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.GJ, vjeç 46, banues në Lezhë, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.06.2017, në lagjen nr. 2, Laç, është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së shtetases V.H, vjeç 56, banues Laç, ku kanë marrë një televizion plazma, një laptop dhe dy tableta telefoni lodra fëmijësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.I, vjeç 46, banues në Shullaz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tokën në pronësi, iu gjetën të kultivuara në vazo 10 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, me lartësi të bimëve 40-120 cm. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.Z , vjeç 40, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  ka plagosur lehtë me grusht, rojën e sigurisë shtetasin Q.B, vjeç 24, banues në fshatin Shtoj Vjetër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në lagjen Manush Alimani, në rrugën Xhabie-Parrucë, ka vdekur shtetasi B.SH, vjeç 77, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 Më datë 10.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim N.Ç, vjeç 23 banues në fshatin Bleran, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, shtetasi A.T, vjeç 37, banues në fshatin Ganjolle, ka bërë kallëzim se më datë 09.06.2017, i është larguar nga banesa babai, shtetasi M.T, vjeç 66, banues në Ganjolle, Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.K, vjeç 51, banues në fshatin Bërdice e Sipërme, pasi dyshohet se  u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.06.2017, gjatë natës, në qytet, pranë banesës, shtetasit  V.H, vjeç 23, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për shtetasit GJ.P dhe L.P, vjec 60 e 30 banues në fshatin Shëngjergj e Lekbibaj, me detyrë Inspektor Pyjor pranë Bashkisë Tropojë, pasi dyshohet se  gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bricë, Njësia Administrative Lekbibaj Tropojë, në një sipërfaqe të hapur rishtas u gjetën në mënyrë të ç’rregullt 226 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa dhe u gjetën 130 kubikë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 e 300 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.06.2017, në aksin rrugor Burrel-Klos, tek “Çezma e Dungut”, shtetasi A.D, vjeç 47, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Renault” në ecje ka marrë flakë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga një defekt në impiantin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B, vjeç 25, banues në Burrel, pasi dyshohet se  në P K K Rinas, u kap me një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane të falsifikuara. Nenet 189 e 186 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim, N.Ç,  vjec 23, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 /1 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar M.I, vjeç 44, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale nje sasi dollarë amerikanë, të padeklaruara. Neni 179/a i  Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, në P.K.K. Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, vjeç 27 banues në Berat, pasi ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti qipriote, një kartë banke dhe një kartë e nje kompanie ajrore të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.06.2017, në P.K.K Port, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar L.B, vjeç 21, banues në Pejë, Kosovë, pasi ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provë materiale, një pasaportë sllovene, e falsifikuar. Neni  189 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, në P.K.K Port, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar A.SH, vjeç 52, banues në Pejë, Kosovë, pasi ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provë materiale, një leje qëndrimi zvicerane, e falsifikuar. Neni  186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin  N.L  vjeç 23, banues në Fan, Mirditë, depërtuar nga policia greke, pasi dyshohet se  më datë 05.06.2017, mbi fshatin Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni  297 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K, vjeç 37, banues në Elbasan, pasi ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.D, vjeç 20, banues në Berat, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 08.06.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, nga mali në Konispol. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.M, vjeç 32, banues në Berat, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 20.04.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, nga mali në Konispol. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin I.D, vjeç 27, banues në Durrës, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 06.06.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, nga mali në Konispol. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.Z, vjeç 40, banues në Gramsh, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 01.06.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, nga mali në Konispol. Neni 297 i Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...