Policia e Fierit finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "Pazari". 22.07.2017

Fier 11996913 2005488196404208 1509788321291332598 n

Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake.

Policia e Fierit finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "Pazari".

Sekuestrohen 75.5 kg Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 2 automjete, 5 aparate telefoni, 1000 euro dhe 100 franga franceze.

Arrestohen në flagrancë 3 prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. V, 57 vjeç, banues në lagjen "16 Prilli" Fier.

S.Ç, 43 vjeç, banues në lagjen "Perash", Shkodër.

K.H, 32 vjeç, banues në lagjen "Perash" Shkodër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar "Pazari".

Gjatë kontrolli të ushtruar në lagjen "16 Prilli" në banesën e shtetasit Skënder Vrenozi dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 75.5 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin Skënder Vrenozi, ishin edhe shtetasit Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj të cilët dyshohen si bashkëpunëtor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.V, 31 vjeç,(djali i shtetasit Skënder Vrenozi), u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT me 1 krëhër dhe 5 fishekë.

Shtetasi E.V u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Materialet proceduriale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

 

20156123 2005488409737520 4204726229655559730 n

20228890 2005488246404203 5523451099139839924 n

20228907 2005488363070858 4295235518311389129 n

20246063 2005488316404196 5183961731337220474 n

20229169 2005488439737517 67161977061331796 n

20264620 2005488276404200 2847842002698907294 n

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...