Lezhë, Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për “ Vrasje e mbetur në tentative” “ Armëmbajtje pa leje”

Lezhë, Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi.Drejtoria Lezhe 1

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për “ Vrasje e mbetur në tentative” “ Armëmbajtje pa leje”

Më datë 09.06.2017, rreth orës 18:00, pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, është paraqitur shtetasi P.P. 50 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka njoftuar se rreth orës 17:45, në kohën që ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij të tipit fuoristradë REXTON 270 CDI në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Blinisht, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një automjet tip BMW X5 , ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i pasëm i automjetit të këtij shtetasi.

Pas marrjes së njoftimit , nga ana jonë është formuar grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjatë kqyrjes, janë gjetur e sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri pistoletë.

Është organizuar menjëherë puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë e mundur të identifikohet dhe shpallet në kërkim si autor i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A.T. 29 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta, si rezultat i një konflikti të ndodhur para disa vitesh mes vëllait të të dyshuarit dhe nipit të të dëmtuarit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të ‘’Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë  dhe ‘’Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake‘’parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278/5 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.T.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëautorëve të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes .

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...