Mat, një automjet ka marrë flakë.

Mat, Informacion paraprak.10mat

Rreth orës 06.00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi njoftuar se në aksin rrugor Burrel-Ura e Matit një automjet ka marrë flakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip "Renault Megan ", me drejtues shtetasin A.D, 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej dhe një pasagjer, të cilët si drejtuesi i automjetit po ashtu dhe pasagjeri nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet defekt në impiantin elektrik të mjetit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...