Durrës, Vijon kontrolli I territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Durrës, Vijon kontrolli I territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Policia-durres

Asgjesohen 172 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Procedohen penalisht tre shtetas.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Ka filluar proçedimi penal në ngarkim të shtetasve:

• R. M. 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj;

• E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës;

•A.Ç. 30.vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.


Më datë 09.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës,në vendin e quajtur degëzimi   “Përroi i  Mullirit”, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 40 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Kultivimi I bimëve narkotike"dhe" Shoërdorimi I detyrës" parashikuar në nenet
284 dhe 248 të Kodit Penal.
-------------

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies:

• 132 fidanë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi I bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...