Vlorë Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim, si autorin e dyshuar në lidhje me disa vepra penale.

Vlorë d.p.p.v

Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim, si autorin e dyshuar në lidhje me disa vepra penale.

Më datë 23.07.2017, Policia Kufitare ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Klodian Pasho, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij është bërë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në tentativë për të kaluar telin rrethues të PKK Portit Vlorë me qëllim që t'i shmangej kontrollit të pasagjerëve.

Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë për këtë shtetas, ka rezultuar së është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg për veprën penale ''Vjedhja me dhunë'', neni 139 i Kodit Penal.

Gjithashtu, shtetasi K.P rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy vepra të tjera penale:

· Nga Sektori i Krimit Ekonomik për veprën penale ''Falsifikimi i monedhave'', neni 183 i Kodit Penal.

· Për një ngjarje të ndodhur më datë 22.07.2017, pasi ka vjedhur me anë të mashtrimit një motorr uji në pronësi të shtetasit J.B.

Kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...