Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni "Exchange"

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni "Exchange" tirane

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, në euro dhe valutë.

 Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P.Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të "Mashtrim i kryer në bashkëpunim". Më datë 23.07.2017 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve :

- A.A, 36 vjeç dhe O.A, 32 vjeç,  banues në Tiranë, burrë dhe grua.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- 773.400 lek
- 450 euro
- 100 dollar
- 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale  "Mashtrim i kryer në bashkëpunim", parashikuar  nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...